Mesash për ditën botërore të popullsisë
Shkruar nga Dr. Babatunde Osotimehin
Sot 1.8 miliard të rinj janë një forcë e fuqishme, individualisht dhe kolektivisht. Ata janë duke formesuar realitetet sociale dhe ekonomike, sfidojne normat dhe vlerat dhe ndërtojne themelet e së ardhmes.
Qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare janë gjithnjë e më të vetedijshëm mbi rëndësinë e sigurimit të burimeve dhe mundësive për të gjithë të rinjtë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë si individë dhe qytetarë.
Ata e pranojnë se duke investuar në të rinjtë dhe duke u lejuar atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre njerëzore, jo vetëm që përfitojnë vetë të rinjtë, por gjithashtu mund të ndihmojnë vendet e tyre të fitojnë një dividend demografike.
Ne e dimë se të rinjtë e shëndetshëm, të arsimuar, produktivë dhe tërësisht të angazhuar mund të ndihmojnë në ndërprerjen e ciklit të varfërisë midis brezave dhe janë më të qëndrueshëm përballë sfidave individuale dhe shoqërore.
Si qytetarë të aftë dhe të informuar, ata mund të kontribuojnë më shumë në komunitetet dhe vendet e tyre.
Për miliona të rinj në mbarë botën, puberteti - fillimi biologjik i adoleshencës - sjell jo vetëm ndryshime në trupat e tyre, por edhe cënueshmëri të reja për abuzime të të drejtave të njeriut, në veçanti në fushat e seksualitetit, martesës dhe lindjes së fëmijëve.
Miliona vajza janë të detyruara në seks apo martesë të padëshiruar, duke rritur rrezikun e shtatzënive të padëshiruara, aborteve të pasigurta dhe infeksioneve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in, si dhe vdekjeve apo paaftësive për shkak të lindjes së fëmijës.
Kjo është arsyeja pse të rinjtë, sidomos vajzat adoleshente, janë në qendër të punës sonë në UNFPA, Fondi i Popullsisë të Kombeve të Bashkuara.
Duke punuar partner të shumtë, në veçanti me vetë të rinjtë, UNFPA mbron politikat dhe programet që investojnë në adoleshentë dhe të rinjtë si dhe krijon një mjedis pozitiv për ta; promovon qasjen e tyre në arsim gjithëpërfshirës seksual, si dhe shërbime cilësore shëndetësore seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë planifikimin familjar; dhe lehtëson lidershipin dhe pjesëmarrjen e tyre.
Ne bëjmë këtë, me një theks të veçantë, për të arritur tek më të varfërit, vajzat adoleshente më të margjinalizuara dhe më në nevojë.
Nëpërmjet kësaj përpjekje shumë-drejtimshe, ne dhe partnerët tanë jemi duke parë se si investimet kritike të parakohshme në shëndetin seksual dhe riprodhues mund të përmirësojnë jetën e të rinjve dhe mirëqenien e shoqërive të tyre.
Një e ardhme e qëndrueshme varet nga elasticiteti/qendrueshmëria e popullsisë, e cila nuk mund të arrihet pa investime tek të rinjtë.
Ata jo vetëm që formojnë një pjesë të madhe të popullsisë së botës, por janë edhe në një fazë kritike të ciklit të jetës që do të përcaktojë të ardhmen e tyre - dhe në këtë mënyrë edhe atë të familjeve, komuniteteve dhe shoqërive të tyre.
Në këtë Ditë Botërore të Popullsisë, unë zotohem se UNFPA do të mbështesë plotësisht të gjitha përpjekjet për të promovuar aspiratat e të rinjve dhe për të vënë të rinjtë në qendër të përpjekjeve kombëtare dhe globale të zhvillimit.
/Autori është Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Drejtorit Ekzekutiv i UNFPA-së/