07 Janar 2025

Merruni me UFO-t, mos u merreni me sigurinë kombëtare!

Shkruar nga Alban Bardhyli

Në vitin që kaloi, gazeta e bulevardit \"Dita\" ka shkruar një varg artikujsh në lidhje me tematikën e sigurisë kombëtare dhe aktivitetit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Në tërësi ato ishin të komanduara kundër këtij Institucioni të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorit të SHISH, z. Visho Ajazi Lika, për qëllime të mbrapshta antikombëtare.

Dhe kjo e them sepse ata paraqitnin këtë Institucion dhe Drejtorin e tij, z. Lika, si duke anuar nga politika, kur dihet qartë se puna e SHISH është apolitike.

Sepse çdo punë e mbrapsht ka një djall që e thurr, \"shejtani\" në hije edhe në këtë rast duket se është vet ish Drejtori i SHISH, Fatos Klosi, i cili don të njollosë veprimtarinë e udhëheqjes aktuale të Institucionit, duke e paraqitur servile politikisht, siç ishte p.sh. artikulli në të cilin shumë drejtorë të sektoreve të SHISH u prezantuan pa arsimim perkatës, \"malokë\" të pashkolluar.

Shërbimi Informativ të Shtetit, në radhë të parë ka patur shumë Drejtorë të tij që nga themelimi, por asnjëri nuk ka \"vjellë\" në publik aq shumë sekrete mbi luftën e Kosovës. Nuk e di kujt i shërben këtë dekonspirim antiligjor të Klosit, por ai duhet të jep përgjegjësi për dëmet!

Dhe \"Dita\", me UFO-t e saj servile politikisht në tru, duket se i publikon porositë e këtij personazhi apo të njerëzve të tij pa pikë turpi dhe nderi!

Merruni me jashtëtokësorët!

Merruni me UFO-t!

Mos u merreni më me sigurinë kombëtare!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)