24 Dhjetor 2024

Mero, po ç’pate ti me Kreshnikun

Shkruar nga Faik Krasniqi

Mero për një moment kam kujtuar se ti kishe kaluar tek njerëzit që luftojnë për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri pa politikanë hajdutë dhe kriminelë, për një Shqipëri që dreqi e mori të ketë edhe pak hapësirë për fëmijët dhe nipërit tanë pasi ne na shkoi jeta në diktaturë dhe diktaturë-tranzicioni.

Por jo qenkam gabuar, ti je po ai Mero që ke qenë edhe kur i shërbeje Saliut me aq devotshmëri dhe pasion. Mesa duket ti do të shikosh gjithnjë interesin tënd dhe vetëm tëndin. Ti nuk ke kapacitetin të jesh një iluminist si puna e Shenasi Ramës fatkeqësisht! Përse? Le t’i kthehemi “editorialit” tënd.

Po si more Mero kujton ti që duke qenë se Kreshniku për shkak të shumë arsyeve që publiku i mori vesh gjatë prononcimit të tij për media(shkaku kryesor ishte futja në koalicion e grekut Vangjel Dule dhe 6 pikat që vuri si kusht AK-ja), duhet të gjykohet dhe t’i hidhet baltë pse nuk bëri aleancë me hajdutët e PS-LSI dhe në anën tjetër po ashtu edhe me ata të PD-së që kanë të paktën 23 vjet që kanë shkatërruar këtë vend dhe e kanë bërë një ferr të vërtet.

Unë e kuptoj që ti je përkrahës i FRD-së (e ke thënë vet) por kjo s’të jep legjitimitetin të deformosh realitetin. Kur bëhet analizë në çdo fushë dhe në këtë rast në atë të Kreshnikut të kërkosh ta baltosësh do të thotë të sfumosh gjithë lëvizjen dhe t’u thuash votuesve që shikoni alternativa e vetme është PS-LSI ose PD.

Ku është morali këtu i një gazetari të ndershëm që ti “pretendon” të jesh? Po mirë a nuk zure mend t’i që falë gjithashtu zërit tënd opinionist dhe gazetës tënde vendose në 2005 një mostër në pushtet dhe sot kërkon të bësh të njëjtën gjë duke vendosur një mostër tjetër (Edi Ramën) duke e ditur shumë mirë se kush është (normal ti ke më shumë informacion se kushdo tjetër).

A mendon ti se Edi Rama  është më i mirë se Saliu? Nëse po më duhet të them se je dritë shkurtër, aspak vizionar dhe aspak human.

Ti s’mendoke as për fëmijët e tu pa lëre më për ata të lagjes. Pse ky është sistemi që ti kërkon t’i lësh fëmijët e tu të rriten dhe të punojnë dhe në fund të krijojnë familje? Turp për ty! Unë nuk mbroj Kreshnikun si individ por mbroj idetë e tij( ai deri më tash e mbajti premtimin për ato që tha) dhe të Aleancës Kuq e Zi, dhe nëse ai nuk i aplikon kur të jetë në qeveri, padyshim meriton të hidhet në kosh të plehrave si puna e këtyre të sotmeve.

Duhet të dish një diçka, asnjë nuk është i pastër si dëbora, asnjë nuk është pa mëkate por midis individëve, ka nga ata që e luftojnë sëmundjen dhe fitojnë dhe ka nga ata që bëhet vetëm virus dhe shkatërrues. Pastaj do të shohim prapë në ‘’editorialet’’ e tua mbas një viti ku do fillosh të shash pafund këta (Ramën-Ilirin-Dulen…) nëse këta nuk të plotësojnë ndonjë projekt tëndin por atëherë do të jetë tepër vonë pasi është e njëjta gjë me ato që bën për Saliun sot që s’kanë pikë vlere. Doktor i zoti është ai që parandalon sëmundjen jo ai që pret mbasi pacienti të sëmuret.

Mero, si do që të jetë çfarëdo ‘’mëkati’’ që të ketë Kreshnik Spahiu, nuk mund ta vendosësh në balancë me këta vampir të politikës 23 vjeçare por edhe më tej.

Prandaj nëse populli shqiptar duhet të ndryshoj është pikërisht votimi masiv i Aleancës Kuq e Zi ose nga një kryq të MADH të gjithëve për t’u treguar që megjithëmend po na vidhni, po na skllavëroni, po na vrisni por jo me legjimitetin tonë (pasi vota është e drejta që ti i jep që politikani të veproj, të ndërhyj dhe orientoj në jetën tënde).

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të\'\'ALEANCA KUQ E ZI\'\')

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)