27 Dhjetor 2024

Mentaliteti serb dhe politika hegjemoniste

Shkruar nga Ali Hertica & Flora Bekteshi

Nuk është për t’ u habitur me Serbinë as me zezonat e ndeshtrashat e saj. Si çdo popull pushtues i mësuar të rrojë mbi kurriz të popujve të tjerë, serbët nuk po arrijnë të mësohen që të vetëqeverisen dhe të jetojnë vetëm me punën dhe djersën e tyre.

Ata, për afër një shekull kanë qenë mësuar të jetojnë duke i sunduar të tjerët, duke jetuar mbi supet, djersën dhe gjakun e tyre.

Ndjenja e humbjes së dominimit të dikurshëm në tërë Jugosllavinë, doemos se po u kthehet si bumerang, meqë nuk është më Serbosllavia që dikur shtrihej nga Sllovenia deri në Gjevgjeli, nuk ka mbetur asgjë më kënga më e preferuar serbe, “luaj vallen rrotullo, prej Vienës në Stamboll. ( Igraj kolo okolo, od Beça do Stambola).

Sado të dhembshme qofshin këto humbje për fashistët e sodomistët serbë kjo nuk na habit, meqë kemi të bëjmë me një popull anakronik, (gjithsesi me një shumicë anakronike ) që po lufton për ta kthyer me çdo kusht të kaluarën, mesjetën dhe mitet, me të cilat janë ushqyer dhe ushqehen ashtu si shtrigat me shpirtrat e tyre të shpifur.

Serbisë po ia qajnë hallin jo vetëm serbët e agraisur, por edhe mbetjet e jashtëqitjet e saj në disa nga meset tona, në Kosovë dhe në Shqipëri.

Serbisë po ia qajnë hallin bastardët tanë, shqipfolësit tanë, ish dhe tani kumbarët e tyre, gjaku i përzier që nuk bëhet ujë, nostalgjia e kohës së bashkimit e vëllazërimit, nostalgjia për kohën kur baballarët, vëllezërit, nënat e motrat e tyre janë shpërblyer nga Beogradi, madje edhe me poste të larta, duke i ndërsyer kundër vëllezërve të tyre të gjakut e të gjuhës, kundër shqiptarëve nacionalistë e irredentistë, kundër të gjithë atyre shqiptarëve të cilët pikë referimi për identitetin dhe angazhimin e tyre jetësor e kombëtar kishin dhe kanë Tiranën dhe jo Beogradin, të cilët me sakrificën e tyre të përditshme, me gjakun e tyre të derdhur rrëke arritën të çlirojnë vendin nga barbaria gati njëshekullore serbe.

Këta nuk ia dinë hiret lirisë, sepse janë derra të mbetur nga ajo fara e egër e Serbisë.

Këta janë si dosat e gicat, të cilëve edhe po t’i u hedhesh para margaritarët, ata i përlajnë me turi sikur të ishin jashtëqitjet e tyre. Këta janë derrat që po bërlykën duke e mbrojtur Serbinë, po përjargën duke u munduar të na bindin në mendësinë e tyre bastarde.

Këto gjirize ende po kutërbojnë falë disa medieve, në të cilat po shprehen, po ushqehen dhe po mbijetojnë pikërisht duke thithur, po në ato gjirize të së kaluarës së zezë të kohës së robërisë.

I dimë cilët janë. Pak janë, të mjerë e të ndërkryer janë, hiqa e kërkusha janë, bijë e nipa bastardësh janë, por dikush ende po i ushqen, po i mbanë, dikush që i ka thellë rrënjët në Beograd dhe në Athinë.

Por, edhe këto rrënjë kanë filluar të thahen, sepse janë të egra, nuk janë autoktone, ato nuk i duron as toka jonë e përgjakur prej tyre nëpër shekuj.

Bastardët nga mesi ynë për të fundit herë po mbrojnë Serbinë dhe Beogradin. Maratona e tyre e turpit, për ta mbrojtur fashizmin e egër dhe të frustruar serb, nuk i ngjall dot hijet e zeza të së kaluarës, sepse ato përgjithmonë kanë perënduar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)