26 Dhjetor 2024

Mentaliteti kosovar në peshojë të drejtësisë

Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve ndarje, ka kuptime të ndryshme, po në të shumtën e rasteve kjo fjalë përfundon në demin e njërës palë.

- Si për shembull ndarja e festave ka kuptimin, në festat nacionale të krijuara  gjatë historisë. Ndarja e çmimeve (e librave, e dhuratave bëhet në bazë të vlerave  si krijues, veprimtarë  etj ).

Ndarja administrativo-tokësore, ndarja e të ardhurave. Ndarja shoqërore e punës në familje  në kolektive, po edhe në  shoqëri . Ndarja e fjalëve në fund,  në të përditshmen e të folurit  në vlerësim debat, apo në  ndonjë takim kulturor  me fjalë të ëmbla  e afron dikë, po edhe  e hidhëron!

Ndarja e punëve midis pjesëtarëve të familjes, gruaja (nga burri). Ndarja e tregjeve (te botës) nga superfuqitë. Vija e ndarjes kufitare krahinore  apo rajonale  gjithherë dikush është i dëmtuar marrim shembull  rrudhjen e trojeve tona  që kemi pësuar një ndarje kufijsh të pa drejtë në dëmin  e kombit tonë.

Ndarja e shoqërisë në klasa është një temë që do ta rrahim sot e cila  në kohët e fundit ka lëshuar rrënjë  si fenomen  i ndarjes në  familjes vëlla nga vëlla  pa drejtësisht , me rrena  intriga  , mashtrim  deri ne një  degradim të shoqërisë sonë duke e cenuar moralin në sheqerinë  karakterin dhe faktorin njeri. 

 Ky fenomen  është në kundërshtim me të vërtetën e të tashmes, por as në të kaluarën  nuk eshët përballur shoqëria  kosovare me aq një  nivel të ultë  ne etiken njerëzore , morale  të kulturës dhe të drejtësisë. Sot njeriu  i sëmurë , njeriu i moshuar , i plagosuri, i varfëri ish luftëtarët, ish të burgosurit politik  nga regjimi  serb, janë të ndarë në  klasa bile në klasën  ma të  fundit si pjesë  e  shoqërisë kosovare. Fenomenet e tilla nuk janë në përputhje me të drejtën, me rregullat a me ligjet e shoqërisë se  zhvilluar, po  kjo plagë në Kosove  është shumë e  shprehur.  Aty ku duhet te shprehet  realiteti  solidariteti dhe humaniteti , pikërisht, aty shkelet, aty nuk mbrohet drejtësia duke filluar nga organet shtetërore deri të  anëtaret e familjes së ngushtë!.

-Mendim i padrejtë epet  në vazhdimësi për këtë kategori njerëzish ndoshta  si ma krah thamë nga vet ndërgjegjja e tyre  duke e ruajture  etiken njerëzore , bien viktimë  e atyre  grackave dhe manipulimeve të tjetrit qe ne shpirt e kane  paranë.

Në mënyrë të padrejtë, me padrejtësi rreshtohen ca  kategori njerëzish  ne polin  tjetër ; jo siç është e vërteta dhe e drejta, duke i mbajtur anën dikujt dhe duke e shkelur të drejtën e tjetrit hasim në të përditshme e  shoqërisë kosovare.

Këto fenomene  ne segmentet shoqërore prapë  gjykohen  shpesh përmes shtypit, apo  nga gazetarë të ndryshëm , po edhe  të pajisur me etiken e qytetarit ngrehin zërin e tyre .

Ky fenomen  i së keqes gjykohet edhe përmes  humorit , që shpesh gjërat nga humori  janë realitet  dhe shpesh ndikon  që humori të ndërhyj  në  këto veprime negative  dhe ta  realizoj  synimin kritik ndaj të keqes qe reflektohet në  parametrat shoqërore.

Po , në ketë rang të krijimtarisë letrare  hynë  edhe krijimtaria  satirike siç është një fjalë popullore  \"Qesh e ngjesh \".Shkrimet  satirike janë që fshikullojnë me anë të ironisë së hidhur e therëse dhe të sarkazmit  i lufton  të metat, veset e anët e tjera të dobëta të njerëzve dhe  të shoqërisë.

Edhe karikaturat janë  shpesh të shoqëruara me tekste  dhe dialogjet e personazheve zakonisht të shkruara më lart, ose më poshtë të imazhit.  
 
Përmbajtja e karikaturave është shumë e gjerë – thjeshtë bazuar në trajtimin komik të politikës të ditës të shprehura  në vizatime, në humor ironik si  citate nga kultura etj.

- Karikatura  u zhvillua edhe të populli shqiptar  sidomos pas luftës se dyte botërore sidomos në revista të ndryshme të botuara në gazetat ditore dhe javore. Arti gjerman  në karikaturë ishte më i dominuari në Evropë.

Disa nga këto karikatura janë për t’u konsideruar si propagandë e pastër nga perspektiva e sotme edhe me pasoja të gjëra në shoqërinë tonë. 

Në këtë kontekst tematik, po ju sjellim edhe një  humor nga aktorët tanë  nga e cila  përmes humorit  sjellin edhe  gjysmë të vërteta, apo edhe si të vërteta  nga e cila  pasqyron ndarjen e  një  familje.

Përmes  asaj skene  humoristike pasqyron drejtësinë në peshojë ne realitetin  kosovar , për shkaqe  te interesave  të ngushta  sa qe protagonistet kryesor janë  tre vëllezër  nga i cili në  prizmin moral përpiqen të dalin ma trima  , ma të besës .ma  heronj ata  qe kishin ikur  nga  lufta se sa ai që kishte qëndruar me armë në dorë duke  e mbrojtur atdheun!!!???...
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)