Mentaliteti i odave
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Më mirë është të kesh emër të mirë se sa pasuri. (Solomoni)
Rebelimi i radhës, i Behxhet Pacollit,që ndodhi para disa ditësh, përkatësisht me rastin e Mbledhjes së Këshillit për Integrime Evropiane,ku mori pjesë edhe Komisioneri i Be-së, Shtefan Fyle, e që kryesohej nga Presidentja Atifete Jahjaga,me të vetmin arsyetim, se pikërisht zonja e zarfit, qëllimisht nuk e sistemoi dhe nuk i la vend dinjitoz, për tu ulur, në këtë takim,kuptohet, mjaftë të rëndësishëm, meqë, sipas Pacollit, ai është, personi, që gjithnjë, kur mungon Thaçi, është i dyti, apo edhe kryesori, tregon haptas, apetitet, egoizmin,naivitetin dhe mentalitetin e shumicës së personave, nga kasta jonë aktuale politike, se për ta ,interesi dhe promovimi përsonal, është primar, por edhe jetik, mbi të gjitha.
Por, nuk është vetëm Pacolli, ai i cili, kërkon dhe shkrihet sa i përket rangimit, përkatësisht radhitjes e paraqitjes edhe mediatike, si dhe promovimit,por edhe dukjes e fizikumit të tij,por ka edhe shumë të tjerë, që mendojnë dhe veprojnë njejtë, e që sipas tyre, radhisin si kritere kryesore, për të reflektuar pozitivitet, mençuri e strategji, vetëm atëherë, kur ata, janë të ulur në krye të vendit, dhe janë pjesë, edhe të atyre takimeve, që kanë peshë të veqantë, dhe që janë, në interes, të shtetit, dhe vendit, pa marrë parasysh radhitjen apo sistemimin.
Edhe pse, sipas Presidentes, sistemimi dhe rangimi, përkatësisht ulja e liderëve partiakë,në këtë takim shumë të rëndësishëm, është bërë, ekskluzivisht, në bazë, të fuqisë elektorale, përkatësisht, ranglistës, bazuar në zgjedhjet e fundit, ky skandal, i cili, e pranuam apo jo,domosdo, ka refleksione negative, edhe në raport, jo vetëm, me audiencën kosovare, dhe më gjërë, por, efekti devalvues, kalkulohet, gjithsesi, dhe ka peshë, edhe tek monitorues e vrojtues ndërkombëtarë, të cilët, në raportet e tyre, për Kosovën dhe lidershipin që udhëheqë, me siguri, bile në komunikim intern, e cekin, edhe këtë element, si formë jo civilizuese, por si një veprim bajraktarizmi,apo të një primitivizmi fisnor, i cili, ul imazhin, edhe ashtu, jo të mirë, nga bota e civilizuar, karshi Kosovës dhe kosovarëve.
Se Pacolli (po e përsëris ka edhe shumë të tjerë) nuk zgjedh mjete dhe metoda për të qenë aktual e medial,për tu ulur i pari e për tu shit shtrenjtë e i shenjtë, nuk kemi nevojë të prezentojmë ,sepse shumë fakte e dëshmi, opinioni kosovarë e më gjërë i dinë, por si duket e shihet jo vetëm për të përfituar materialisht,por më shumë për të përfituar politikisht, ku njeri dhe ky beznismen kontravers, vetëm falë Hashim Thaçit, i cili më së miri e dinë, se pse, e ka mbështet, dhe po e mbështet,skenën politike kosovare, edhe ashtu të sakatosur e të baltosur,e ka shëndrruar në një teatër hajdutësh e aligatorësh, që su ha palla fare, për popull e shtet, por vetëm për pasurim dhe pushtet!
Veprimi i fundit,por edhe shumë veprime tjera të Pacollit, e që lidhen edhe me muajin e mjaltit si President i vendit, shumë herë më kanë provokuar mua si gazetar, por, edhe gjatë disa takimeve e bisedave që kam pasur me te, por që lidhen edhe me takimin e fundit, kur baronesha Eshton vizitoi Kosovën, kur në prezence të Kryeministrit Thaci, por edhe disa të tjerëve, imponimi, lëvdatat, përkuljen e servilizmi i theksuar, karshi kryeministrit, nga ky njeri, krijonte skena, që i gjasonin, një përsoni të papjekur e adoleshent,që nuk i bëjnë, nder, atij, jo se jo, por as Thacit.
Po e ndërlidhi, edhe një realitet tjetër, por të kahershëm, që më është ngulitur, e që korespondon, edhe me disa veprime të Pacollit.
Në vendlindjen time(në Hogosht të Kamneicës), rreth vitit 1975, si shumë kosovarë tjerë, edhe shumë bashkëvendasë të mijë, patën shkuar, për të punuar, në Gjermani apo Zvicër.
Shumica e tyre ishin barinjë, puntorë krahu, njerëz pa ndonjë shkollim, por kuptohet, gjendja e tyre ekonomike, ua kishte diktuar, një udhëtim dhe largim të tillë nga vendlindja.
Në mesin e shumicës së gasterbajterëve, më kujtohet, Shabani (emër i imagjinuar, por që është akoma gjallë, por në pension)por, është ngjarje e vërtet.
Derisa, kishte shkuar Shabani në Gjermani,ai, kishte ruajtur bagëtinë në malet e Kitkës,por pas katër pes viteve, kishte bërë bukur dm,dhe më kujtohet shumë mirë.
Ai kishte ndryshuar edhe lukin, dhe gjithnjë, kur vinte në fshat, jo vetëm në shitoret e fshatit që paguante pije, por edhe në qender, ku mblidheshim, kyesishtë rinia, pastaj, nëpër dasma, edhe tek bazeni mbi fshat, por, edhe nëpër oda burash, ku behej edhe një lloj kuvendi, e dihej se kush mund të fliste, Shabani, (tolerohej) dhe ishte gjithnjë ulur, afër kryeplakut, apo ndonjë përsoni autoritativ të fshatit ose thënë shkurt në krye të vendit.
E bënte këtë, jo pse dinte dicka, dhe fliste dicka shumë të meqme, por vetëm pse, shpërndante cigare të maqinës, e ndonjë dhuratë tjetër, kurse, pjesa dërmuese, e bisedës, kur ishim ne të rinjët, zhvillohej, për kinse, jetën e tij përrallore, në Hamburg,që bënte ky shfabac, me femra, e nëpër klube nate, ku sipas tij,ai ishte edhe njëfarë ylli.
Duhet thënë edhe një gjë.Behxhet Pacollin,pos Hashim Thaçit, i cili, ska dilemë, tash për tash, është edhe kryesori dhe po bënë cka po don në këtë Kosovë, (dhe dihet se pse po e mbështet)të rralë janë ata që do ta mbështetnin, e do ti ofronin, ndihmë, apo, përkrahje, të sinqert e korekte,duke mos harruar, edhe mbështetjen falso, të disa njerëzve të medias, disa (ba)analistave, gazetarucëve e llaskucëve, që edhe, ia kanë pa hajrin ,por herëdo- kurdo, nëse u vjen mundësia, dhe kur nuk kanë më levërdi, nga ai, do ta hudhin, si limoni i shtrydhur.
Mendoj, se kjo, është, e vërteta, për Pacollin dhe për ata që i rrinë shumë afër, dhe inskenojnë, sikur ai është i shenjtë, intelektual, diplomatë, burrështetas.
Për tu ulur i dyti, apo në krye të vendit, në Kosovë, pos në prezencë dhe sa është në pozitë Thaci, (deri sa ta vlersoi ai), Pacolli mund të shpresojë,por gjërat mund të ndryshojnë mbrenda natës, dhe nganjëherë, e në disa rrethana, as paraja, nuk ka vlerë.
Se Pacollin, në protokolle po zatet, dëshmon edhe vizita që pat bërë në ShBA, kur së bashku me Presidenten Jahjaga dhe Thacin, kur Hilari Klinton pat shtrënguar duart me Presidenten e Thacin,këtë nuk e pat bërë me Pacollin,dhe nuk patën munguar komentet.
Si duket, edhe këtu, Presiedentja, pati gisht.