Mentalitet i mashtruesit, hajnit
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Të robëruarit e lumtur janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë. M.Ebner-Eschenbach
Jemi një është sllogani që ka kohë,që jemi duke e përcjellur në ekranin e një televizioni të ardhur si dhuratë dhe si ndihmë për mediat kosovare, nga nëna Shqipëri,dhe ate, po atë vit, kur, Kosova, shpalli Pavarsinë e saj.
Mesazhi i fjalës jemi një ka domethënie që mund të (keq)kuptohet sipas dëshirës dhe interesit të individëve apo grupeve të caktuara të klaneve, e në veqantë sipas planeve dhe projekteve që janë parapërgatitur nga individë me influencë dhe qëllime, më së tepërmi biznesore dhe përfitimi materail, e më së paku, për qëllime zhvillimore të një gazetarie të mirëfilltë,progresive, e në trend me kohen dhe proceset demokratike, me të cilat, zhvillohet fuqia e shtatë, në botën e civilizuar.
E përmenda slloganin e këtij mediumi, edhe pse, ndoshta, qëllimi, i ideatorit të kësaj reklame apo spoti, nuk ka qenë i keqëqllimshëm apo tendencioz, kur ka vendosur, ta promovojë dhe propagandojë, në maksimum këtë sllogan, por nga realiteti i krijuar, dhe nga shumë ngjarje e ndodhi, që nuk kisha dashur të ndodhin, edhe në shtetet jo mike ndaj vendit dhe popullit tim, por që fatkeqësisht kanë ndodhur e po ndodhin e janë bërë përditshmëri dhe trend në Shqipëri, e që në masë të madhe po reflektohen e po instalohen për cdo ditë e më shumë, edhe në Kosovë, me çka, vetëvetiu, me shumë të drejt dhe me shumë shqetsime e keqardhje, po krijohet një dozë e madhe averzioni, urrejtje, përbuzjeje e injorimi, që askush,apo rrallë kush, ka besuar, e të mos themi, ka dëshiruar, të ndodh, në raport, me respektin dhe dashurine, ndaj disa institucioneve por edhe individëve, nga elita poltike, (jo vetëm aktuale), e qeverisëse në Shqipëri.
Nuk është vetëm këtë vit të sezonit turistik,kur kosovarët, që janë pushuesit dhe frekuentuesit më ë mëdhenjë në numër, të plazheve turistike në bregdetin shqiptarë, që jo pak, maltretohen, përmes formave dhe mënyrave më primitive dhe abuzuese, dhe ate, duke filluar, nga plaqkitës të maskuar që lajmërohen nëpër rrugën e kombit,pastaj, nga pronarë plazhesh e restoranesh,pronarë servisësh kur ke defekte në makina e shkon për ti riparuar,kur këmben deviza e kur vozitesh me taxi,por jo rrallë, edhe nga policë rrugor, që të nxjerrin qumshtin e nënësduke të akuzuar, se ke vozitur shpejt, nuk ke vendos rripin sigurues, nuk ke goma të mira
! deri sa të shnukin ndonjë 1o euro, apo dicka që të kthenfilmin në kohen e regjimit kriminal të një policie të kohës së Millosheviqit apo të monizmit, por kur e përjeton këte, nga policët e nje vendi, që e ke dashur më së tepërmi, dhe ke ëndërruar ta vizitosh e të takohesh me ta, kjo është një dush i ftohtë, që vështirë, mund ta përballosh.
Nuk kam shifra se sa para harxhojnë kosovarët mbrenda një viti për pushime në bregdetin dhe plazhet e Turqisë, por, për ata, që kanë vizituar këto plazhe dhe kanë shijuar detin (jo bazenet), dhe nëse kanë vizituar edhe bregdetin shqiptar, sa i përket bukurive dhe pozitës e ambientit natyrorë, që i ka dhuruar natyra, plazhet e Shqipërisë, krahasuar, me ato të Turqisë, dallojnë si dita me natën në aspektin pozitiv për Shqipërinë, kurse sa i përket aspektit infrastrukturor të plazheve dhe hoteleve e shërbimeve që duhet ofruar klienteles, Shqipëria është shumë largë nevojave dhe kërkesave që duhet ti plotsoj karshi kësaj klientele.
Eshtë edhe një element shumë me rëndësi, se klienti apo pushuesi në plazhet e Turqisë, dhe ate, që nga momenti, kur ulet dhe zbret nga aeroplani, në cilindo aeroport te Turqisë, pastaj nga shërbimet që i ofrohen gjatë transportimit deri në hotel, e vendosje në dhomat shumë luksoze,pastaj në restorante e në plazhë,por edhe në shitore e bare nate ,githnjë, klienti është mbret dhe i respektuar, e herë herë, në mënyrë shumë perfide e me gjentilencë, joshet, për të hargjurar sa më shumë para, dhe për të mbush arkën e këtij shteti, i cili sipas disa ciceronëve, ka punë gjatë 12 muajve të vitit,dhe ate me aranzhmane që përcaktohen sipas kohës dhe atraktiviteteve turistike që ofrohen, dhe ate duke ju përshtatur sezonit dhe në disa raste, sa për ti mbuluar shpenzimet e objekteve hoteliere, e jo 2 apo tre muaj sa zgjat sezoni turistik në Shqipëri, kohë dhe perudhë që në shumë raste, karakterizohet, me fitim të pandershem,humbje besimi e respekti, dhe krijim të një imazhi grabitqarësh mashtruesish e hajdutësh për kategori njerëzish profesionesh ,gjinish, moshash e rajonesh të caktuara, por edhe për intitucione e zyrtarë, që duhet të jenë shtyllat e një shteti të mirëfilltë.
Pra janë këto, disa raste shqetsuese, që me vite po na përcjellin dhe po na dëmtojnë,për cka sllogani jemi një është i papranueshëm, i diskutueshëm por ajo që na ka lidhë dhe po na lidhë më së tepërmi, dhe po korespondon me kët sllogan, është, se vërtet jemi të njejt dhe në një linjë, sa i përket hajnisë, lakmisë ndaj pasurimit të paligjshem dhe mbrenda natës,servilizmit ndaj liderit dhe urrejtjes ndaj njeri tjetrit,mosëdashurisë ndaj shtetit ,për cka tregon më së miri, fakti se vërtet Shqipëria festoi 1oo vjetorin e Pavarsisë kët vit që po lëm pas, por për tu mburrur ka shumë pak, apo nuk ka asgjë, e sa për punë të mbrapshta, ka sa të duash, me cka lista do të ishte shumë e gjatë.
Fatkeqësisht,sindromi i shumë të këqijave, nga Shqipëria, po na, instalohet, në Kosovë,e që fillimisht, edhe në këtë shtet, janë bartur nga Greqia, Italia