Mençuria do shpiente drejt qeverisë teknike
Mençuria do shpiente drejt qeverisë teknike
Shkruar nga Blerim Muriqi
Gjëja e fundit që i duhet vendit tonë është radhitja e veteranëve për tu përdorur. Kryeparlamentari Veseli duket se po jeton ethet e pasigurisë elektorale.
Ai në Drenasin e aq shumë dhimbjeve e krenarive që solli lufta çlirimtare shpërdorueshëm rreshtoi vetranët politikisht. Dhe kundër kujt? Kundër njërit nga ushtarët e mirë të Drenasit Isa Xhemailit.
Kemi jetuar në rritën tonë, që me ninulat, me dhimjen e Drenicës dhe me krenarinë e saj. Thua të ketë harruar Kryeparlamentari se: Drenica është më shumë se një fushatë elektorale, më shumë se një fat pushtetor i kujdo aktori të jetës sonë publike, politike a historike?!
Thua të ketë harruar Kryeparlamentari se z. Xhemaili ishte protagonist i luftës, por edhe kontribues i uniformës edhe në pasluftë?!
Si mund të ketë shkuar kaq larg, kur dimë se ai nuk vjen thjesht në skenën tonë politike e as çlirimtare nga një revoltë çasti, por nëpër dyert e një ilegaljeje që do ia ketë lakmi edhe vet historia e popujve tjerë!
Ai vjen nga Lëvizja Popullore e Kosovës, dhe nuk është dashur të guxoj të degradojë në këtë përmasë. Kryeparlamentari nuk duhet të ketë harruar se edhe Isa Xhemajlaj është veteran!
Të ketë folur vallë edhe në emrin e tij?! Si mund të jetë Isa Xhemajli veteran kundër Isa Xhemajlit kandidat e për të qenë pro z. Lladrovci?!
Cfarë përcaktori qenkan veteranët veç nderit të këtij kombi, i cili kaq vështirë po e çanë rrugën e historisë?!
Pasigurisa elektorale është evidente për keyeparlamentarin dhe taborrin e tij politik pas kaq shumë halleve që ia sollën në preher Kosovës për gjatë pushtetbërjes së tyre. Fatura e keq qeverisjes së cilit do pushtet një ditë paguhet dhe fillimpagesa është rënja e përkrahjes elektorale. Këtë duket se e dinë mirë pushtetarët, ndaj po kalojnë kufijtë.
Besoj (në ditët që do vinë), veteranët do e thonë fjalën e vet për paanësitë politike si strukturë. Ata, apo përfaqësimi i tyre, nuk mund të lejojnë të përdoren për palë elektorale? A nuk ishin dje mbrojta e atdheut dhe popullit të tij?
A nuk janë sot nderi dhe kujtimi ynë? Drenasi si pararendës i zgjedhjeve në pragun e Kosovës duhet të lexohet jo vetëm mirë, por edhe kujdesshëm. Si rrallë herë ndjehem i trishtuar nga ky epizod tragjik.
Peisazhe zymtësie kemi parë gjithë këto vite, por tunelin imagjinar në kokat tona e mbushnim me dritë nga besimi se një ditë do lodhej e keqja dhe do na linte rahat. Por jo! Nuk po ndodh ashtu. Ajo veç sa po trashet dhe po na shpie në pasigurinë e pamerituar.
Z. Ladrovci thirri Jakup Krasniqin, Kryetarin e këshillit kombëtarë të Nismës, parti rivale me atë të zotit Veseli të kthehet në shtëpinë e vjetër, duke e akuzuar se ai po e ndante Drenicen për gjysmë. Kthehu i tha, mos na e ndaj Drenicen, Kjo është shtëpia jote!
Çfat i trishtë po i rezervohet Drenicës, asaj Gurrës së Lirisë. Në vend se të bëhet luftë politike, atje thërrasin vartësit e z. Veseli me kutin e djalit besnik dhe atij plangprishës.
Këtë vlerë të rezervuar nëpër vite duan tia rivëjnë Drenasit në qafen tashmë të lodhur. Përtej kësaj, nuk do ketë kuptim zgjedhor as bugjeti, as performanca qeverisëse, as..., as..., asgjë!
Drenica ka të drejtë të jetoj si gjithë rajonet tjera, të zgjedh vazhdimësinë apo ndryshimin pa e futur në istikame për ta burgosur të ardhmen e saj.
Atje, derisa po imponohet një farsë, Kosovës po i spjegohet një mësim me plot hije frike; Po shkuam në zgjedhje a do mund të bëjmë një qeverisje?! Koha e VLAN-it na trishton edhe vetëm po ta kujtojmë e lëre më ta përsërisim vakumin institucional dhe pashpresen e bërjes së egzekutivit.
Për rrebeshet nëpër të cilat po kalon Kosova dhe për ato që e presin na duhet një Çati e sigurtë politike.
Partitë e mëdha as kanë legalizuar fraksionet e lëre më ti kenë bërë funksionale si domosdoshmëri meqë janë fragmentuar skajshmërisht në brendinë e tyre, të themi janë të armiqësuara brenda përbrenda.
Ato mbase mund të mbijetojnë qarjet sustanciale vetem me pazare apetitesh për grupet e interesit.
Pazare të cilat e kriminnalizojnë akoma më thellë gjithë jeten tonë dhe kapin në paraardhje gjithë shtetin për buxhetin e ndarjeve zhvatëse.
Opozita jo vetem se e armiqësuar, por ajo duket të jetë e e paditur për punët e marrjes së pushtetit.
Në këtë përfundim na bie pashpresa e konsistencës për kohezion qëllimesh. Ata e kanë lodhur opinionin, me të fsheten që e atribuojnë koluarëve, për të gjetur dilitantin fajtor mes tyre.
A nuk mjafton të konstatojmë se ata nuk janë bashkë, sepse nuk besojnë se mund ta fitojnë betejen me Poziten?!
Ata kanë kohen e bollshme, ngase pronarët drejtues partish kudo spektrin politik, pak gjë dallojnë mes vete nga privilegjet dhe niveli i jetës e cila vie nga burime bugjetore.
Tek ata, duket të jetë më kalkuluese kush do marrë më shumë primat opozitar, se sa dilema të rrëzohet a jo pushteti.
Pra, ata kanë një luftë për të bërë mes vete, dhe po e bëjnë mirë për hesap të pushtetarëve! Kjo të jep përshtypjen, se për ta, ka pak rëndësi, kur do e marrin pushtetin, por me rëndësi është kur do vinë në pushtet.
Në armiqësinë që opozita ka nuk bëhet fjalë për marrje pushteti, andaj ata kanë hedhur me sa duket sytë kah Matematika e Numrave.
Kjo më bënë të besoj se programet partiake janë hiq kontrata të brendshme ku anëtarësia sheh vetëm veten dhe drejtuesin.
Primati opozitar dhe politika e numrave si rahatim i estabilishmntit partiak në grupe interesi thjesht material do e bëjë elektoratin mos i pres në kalkulimet e tyre, sepse aq vrastare është heshtja e tyre e cila lë për të kuptuar se mund të jenë kapur edhe ata sikur shteti nga pushteti i sotëm për koalicionet e ardhshme, sa ndryshimi i pritshëm duket të mos jetë formëzuar as si nisje në kokat e tyre e lëre më si vizion për tua ofruar Masave.
Thjeshtë ata nuk besojnë se vizioni i tyre mund të bëhet vizion i masave dhe ka rrezik, që, Kulisat nën Plaf tashmë mund të jenë pararendësit e shifrave të lexueshme të KQZ-së.
Po të mos ishte armiqësia e skajshme edhe ndërnjerzore lehtë do dyshonim se pozitë e opozitë ta kenë bërë Pazar zhvatjen bugjetore tashmë.
Pazar të pashkruar, por të ndarë hisesh me thikë, qoftë dhe me thikën vrastare të Dino Hasanajt, të cilës nuk iu zbardh kurrë errësira vepruese. Si e tillë ajo ka rregulla strikte respektimi.
Drenasi po shpalos petët e një lakrori të bërë bashkë nga kjo ngrirje e jo nga pjekja, sepse e ngrirë është jeta institucionale në Kosovë, të gjalla janë vetem kulisat.
Mjafton të kujtojmë marrëveshjet e këqia për Demarkacionin. Bashkësin e komunave serbe, Telefoninë e mashtrimit të radhës, Rastin Dehari, dhe për të qenë ngrirja krejt e thellë Proceset e montuara Drenica 1 e 2 ku dora e politikës vendore është vështirë të fshehet.
Kush i deshi Samiun e Sylejmanin në burg që brenda nate bënë gjykatat të zhbëjnë dënimet e hileve nëpër vite për të bërë heroin virtual dhe për ti konfirmuar prap prapa Grilave?
Meqë tek ne gjithçka është e kapur padashur sytë shkojnë kah Qeverisja dhe atje janë pushtetarët. Ndryshe edhe Skenderaji do ishte në zgjedhjet e 4 Dhjetorit krahas sivëllaut të tij Drenicar.
Prandaj Drenasi nuk është gjë tjetër veqse një detektor për fatet që i presin Cicmigjinjtë e Kosovës.
Kjo duhet të ketë qenë arsyeja e mosquarjes së Skenderajit në zgjedhje ngase Skenderaji për PDK-në i lëvizë gjithë pllakat tektonike ku termeti i magnitudës përmbysëse do rrënonte Prizerenin si fillim, nën rrënojat e të cilit do binin dhe tempujt e ngritur artificialisht kudo Kosovës dhe koalicionit, bashkë me pushtetin qoftë edhe vetëm të dobësuar, me çka do niste fundin kjo kaste politike dhe fillimin shteti ligjor.
Atje do piqeshin të gjithë në hellin e vetngritur nëpër vite përpjekje për keq. Zoti Demaku ( pa u përfshirë tashmë, qeverisi mirë apo keq), nuk përbënte ndonjë rrezik, ky ishte mandati i tij, ndaj nuk kishte pse ti ndërpritej.
Ai mund ta mbaronte mandatin dhe të shkonte në vuajtje pas kësaj. Por jo, dikujt iu desh Drenasi për parametër.
Uroj të mos u jetë dashur të huajve për të matur sa lehtë mun të marrin në gardhin tashmë të kalbur e të shpërfytyruar të Kosovës hunjtë e dinjitetit dhe kuptimit për Gjykatën speciale.
Ne kemi raste qeverisjeje pa kryetar qofshin të dënuar a nën akuzë, dhe atë për vite, sa po mbyllen mandatet pa ta dhe nuk i quam në zgjedhje.
Këtë fat mund dhe duhej ta ndante edhe Drenasi aq më shumë për faktin e një dënimi të pamerituar ndaj zotit Demaku, përmes një procesi të motuar për syrin tonë të qytetarit.
Drejtësia e dhunuar krijon situata të tilla ku interesat ua përcaktojnë jo vetem përmbajtjen dhe formen, por dhe madhësinë e kohen.
Në pak kohë pas Drenasit, do duhej të kishim zgjedhjet e parakohshme, bazuar në mosfunksionimin e asgjëje.
Në mungesë funksionimi të legjislativit shteti kolapson përditë e më shumë, duke rrëshqitur në vendimarrje autoritare, të cilat thellojnë mospranimin nga ai opozitar në atë popullor. Kjo duket se do jetë gjëma e pozitës. Në kushte kur vetem Kushtetuta e Mafies po i servohet vendit, zgjedhjet do ishin shpëtimi.
Por, a mund ti japim vendit një qeveri me fragmentarizimin kaq të përimtësuar, armiqësor e të kahdoshëm pa kaluar nëpër një Qeveri Teknike, ku do sheshoheshin të paktën majat e helamtisura kudo heshtave të ngritura për sulm. Rruga se si të vihet tek një qeveri teknike përmes gjithë këtij hendeku, padyshim se sot është më vështirë se sa dje, por shumë më lehtë sa nesër.
Ngrirja e temave që sollën lindjen me bollëk të tradhtarëve e patriotëve, lënja e hetimeve për rastin Dehari në duart e besueshme ndërkombëtare dhe pezullimi i bisedimeve me Serbinë deri në ngritjen e pushtetit paszgjedhor do mjaftonin për të futur vendin në rrugën e besushmërisë ku Qeveria teknike do ishte Kumbari i asaj besueshmërie.