01 Janar 2025

Mediokriteti si inferioritet

Ata që kanë zënë oazën, na hedhin rërë syve.(Gribojodev)

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Fatkeqësisht, para shumë fytyrave mediokre, të cilët kishin zënë vend dhe ishin akomoduar, që nga orët e hershme të mëngjesit, të ditës së premte , të 26 dhjetorit, në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, jo vetëm kësaj radhe dhe fatmirësisht, jo vetëm në Kosovë, me diskutimin, qëndrimin dhe mesazhin e një burrështetasi dhe lideri shumë të moderuar, që përçoi, jo vetëm tek audienca brenda sallës ku referonte, por edhe jashtë, e që transmetohej nga shumë media elektronike, si televizione dhe radio, reflektoi, si përfaqësues dinjitoz i gjithë shqiptarëve, kudo që janë ata, e që, jo vetëm kurajoi dhe premtoi, por foli shumë qart e gjithnjë shqip, gjatë gjithë prezantimit, të fjalës, së tij hyrëse.

Por, pas hapjes së debatit, kryeministër - audiencë, niveli profesional i komunikimit, përkatësisht parashtrimit të pyetjeve, shqetësimeve dhe kërkesave nga shumica e parshtruesve nga të pranishmit, fatkeqësisht, ishin nën nivel të profilit profesional dhe të natyrës së këtij debati, dhe në diskrepancë shumë të madhe, edhe në raport, me përgjigjet, përkatësisht, ”thumbimet” shumë “profi” që kryministri Rama me shumë gjentilencë e herë- here edhe me shumë mjeshtri, i adresonte, tek kjo audiencë, pjesa më e madhe e të cilëve me siguri kishte mbetur edhe pa gjumë, me të vetmin qëllim, vetëm e vetëm, për të qenë ”live” në televizionet nacionale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të cilët edhe bënin transmetim të drejtpërdrejt të kësaj ngjarjeje.

Edhe pse i ri në Qeverinë, Isa Mustafa, ministri i diasporës, Valon Murati, i cili nuk është i papërvojë në politikë, e që ishte edhe parashtruesi i parë në këtë bashkëbisedim, në afër pesë minutshin e tij, më shumë elaboroi me tema dhe shqetësime, të cilat mund të korrespondojnë me raportimet para eprorit të tij të qeverisë, kryeministrit Mustafa, kësaj radhe ia huqi dhe nuk ishte një intrigues i fuqishëm, me pyetje e shqetësime konkrete, nga sfera e diasporës shqiptare, kudo në rruzullin tokësor ku jetojnë shqiptarët, e që dihet se janë kategoria më e dhimbshme dhe më e diskriminuar edhe nga vet institucionet tona me rastin e kthimit në atdhe, e të mos flasim, për diskriminimet dhe padrejtësitë që përjetojnë, atje, ku edhe jetojnë, veprojnë e punojnë, përkohësisht.

Halil Matoshi, kësaj radhe e pati më lehtë në krahasim me një debat të fundit në Top Chanel në Shqipëri, ku injorohej e kërcënohej edhe nga pothuaj gjithë panelistët tjerë, por kësaj radhe, kryeministri, Rama e “palosi” që në start me përgjigjen që ia dha, por “fitorja” më e madhe tij, ishte, se pas prezantimit, që i bëri, moderatori, Zogaj, atij, duke e prezantu gazetar, në fillim të diskutimit, kosovari Matoshi, bëri edhe një riprezantim duke prezantuar veten edhe si shkrimtar, gjë që e pat përsëritur, edhe në debatin e Tiranës, kur u pat injoruar skajshmërisht.

“Patriotëve” dhe” moralistëve” të Lëvizjes Vetëvendosje, për herë të dytë Kryeministri, Edi Rama, po gjatë vizitave në Kosovë, po u qon selame dhe po ua shpalos fytyrën e tyre të vërtet.

Pas deklaratës, kur pat thënë me një ironizim të skajshëm, se ai nuk mund të takohet me liderin Kurti pasi që ai është “njeri i madh”, kësaj radhe Visarin që gjestikulonte si para foltores së Kuvendit të Kosovës dhe Vetëvendosjen e “komplimentoi” për kompromiset dhe proceset reformiste pozitive (sipas tij) nëpër të cilat, po kalon, ky subjekt politik, për cka, edhe reagimi i audiencës, dëshmoi, se goditja, ishte e qëlluar.

Pati pyetje edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile disa prej të cilëve njihen edhe nga debatet e fundit kur ishin “argat” të “mish - mashit” kushtetues, që për çdo natë, e në shumë studio televizive, flisnin si ekspert të kushtetueses, e që në fund u pa se sa ishin profesionistë, dhe që edhe para Edit, u munduan të shpalosin më shumë ”profesionalizmin” e tyre institucional, por pa ndonjë efekt, pastaj pati edhe nga bota e analistëve, por që morën kundërpërgjigje , se e kanë gabuar qasjen dhe adresën, si dhe disa pytje , nga prezantues tjerë, të cilët, më shumë tentonin të paraqiteshin mediatikisht bukur, se sa të parashtronin pyetje, për të kënaq, jo vetëm shikuesit, por edhe për të treguar, se prezenca e tyre, nuk është e rastësishme aty ?

Nga regjia televizive, patëm rastin, disa here, ta shohim në ekran, edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërgjaliun, të cilin, e mbajmë mend, me deklarata nëpër studio televizive kosovare, si reaguesi dhe kritikuesi më madhë, për bojkot të produkteve kosovare drejt Shqipërisë, andaj mosparaqitja e tij dhe mos parashtrimi i pyetjeve personit ë kompetent nga Shqipëria , flet për jo seriozitetin dhe(jo) profesionalitetin e bartësve të institucioneve tona!

Kur jemi te debati, organizatori, përkatësisht moderatori Zogaj, ndoshta nga mos përvoja apo trema , shumë herë gjatë këtij debati, nuk arriti ta vendos situatën nën kontroll, dhe ndërhyrja e kryeministrit Rama, në disa raste , e margjinalizonte skajshmërisht prezencën e tij, edhe si nikoqir, por mos gjeturia apo mos njohja e natyrës së debatit, në këso përmasa dhe me një kaliber të tillë të mysafirit, ndoshta ndikoi që edhe (mos) menaxhimi sa i përket përcaktimit të terminit kohor dhe parashtrimit të pyetjeve, sa më të shkurtra e sa më koncize, drejt kryeministrit, të shumtën e rastve , të jenë të pakuptimta e pa sens !

Megjithatë, është për tu lavdëruar dhe meriton respekt Ojq”FOL” që ka aranzhua dhe ka arrit me organizua edhe disa debate tjera, me mysafirë tjerë, e në veçanti , debati me ambasadoren e SHBA-ve , znj. Jacobson, e cila siç dihet, foli me gjuhën që kuptojnë liderët kosovar , dhe u bindëm se shumë shpejt mori fund edhe ngërçi institucional politik pesë mujorë.

Por, gjitha debatet tjera, u mbajtën në një ambient shumë më komod dhe me një skenografi e ambient më joshës, në krahasim me ambientin dhe skenografinë, ku u organize debati me Kryeministrin Rama, ku pos dy- tri karrigeve të nivelit të restoranteve të dasmave, diku në provincë, dhe një tavoline që i gjasonte një sandëku të aleteve të mjeshtrit Mujë, cdo gjë tjetër , ishte nën cdo nivel, edhe skena e cila ishte e zbrazët, edhe vijëzimet rrethore, që shiheshin non stop, në ekran, ishin të leckosura e të zbuluara, sikur këpucët e “Lulit të vocërr”.

Pra edhe në aspektin teknik, organizatorit, i është dashur, një organizim dhe ambient më atraktiv dhe më dekoreativ, pasi që mysafiri Edi, këtë e meritonte, i cili edhe kesaj radhe, na mbajti, nje leksion, që do të mbahet mend gjatë.

Edi Rama, pas përfundimit të debatit, na adresoi edhe një mesazh, me të cilin “lavdëroi” Batonin, i cili sipas tij, është shumë i pranueshëm në Shqipëri, e hiq në Kosovë, por ne do sakrifikonim, dhe nuk do të behej kijameti edhe sikur Batoni të transferohej bile për një sezon në Tiranë, por me një kusht që domosdo, të kthehej përsëri në Prishtinë, pasi që është shumë i nevojshëm, edhe për Thaçin, Isen, Veselin, Haradinaj, Pacollin… 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)