Me vullnet, mund t’i japim fund dhunës ndaj grave
Shkruar nga Phumzile Mlambo-Ngcuka
E kemi parë lidhjen e ngushtë mes pandemisë COVID-19 dhe ngritjes së rasteve të raportuara të dhunës të çfarëdo lloji. Ky efekt quhet Pandemia ne hije.
Kemi parë poashtu dallimin mes mënyrës se si shoqëritë tona dhe shërbimet tona publike reagojnë ndaj qytetarëve që paraqiten me një sëmundje që kërcënon jetën e tyre dhe ata që kërkojnë ndihmë me një partner që kërcënon jetën apo shëndetin.
E kemi parë tërë botën duke reaguar ndaj pandemisë së virusit korona, me të gjitha forcat në dispozicion, me investime dhe protokolle reagimi të mbështetura nga vendosmëria. Çdo kontient ka njohur pasojat katastrofike shëndetësore të pandemisë dhe nevojën për ta ndalur atë në rrugët e saj.
Dhuna e meshkujve ndaj grave është poashtu një pandemi – një që daton para virusit dhe që do të ekzistojë edhe pas tij. Edhe ajo ka nevojë për reagimin tonë global të koordinuar dhe për protokolle të detyrueshme.
Edhe ajo prek popullsi të gjëra të të gjitha moshave. Vetëm vitin e kaluar, 243 milion gra dhe vajza përjetuan dhunë seksuale ose fizike nga partneri i tyre. Këtë vit, raportimet shtuara të dhunës, ngacmimit online, martesave të fëmijëve, ngacmimit seksual dhe dhunës seksuale janë shtuar dukshëm.
Nëse e bëni testin për të parë nëse jeni infektuar me virusin korona, askush nuk ju pyet se çfarë keni pasur veshur kur e keni marrë virusin, apo kishit veshur.
Mund të prisni me siguri që testi juaj do të procesohet në laborator dhe me probabilitet të arsyeshëm që do të merrni përkujdes mjekësor. Përgjigja nuk do të varet në atë se a ju besojnë apo jo. Nuk do të ndjeni aq turp sa të mos mundoheni të shkoni tek autoritetet. Mund të prisni përkujdesje dhe mbështetje.
Sikur të ishte aq e thjeshtë t’i jipej fund dhunës së meshkujve ndaj grave sa vaksinimi kundër saj. Sikur reagimi ndaj saj të ishte aq mirë i financuar sa reagimi ynë ndaj virusit dhe ndikimeve të tij në shoqëritë dhe ekonomitë tona.
Paramendoni sikur të kishim investuar të njëjtën sasi të ekspertizës dhe energjisë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme globale.
Sikur të gjitha udhëheqësit duke përfshirë udhëheqësit e shteteve të kishin lënë çdo gjë për ta udhëhequr luftën kundër dhunës, sikur punëtorët në vijë të fronit siç janë prokurorët, gjykatësit dhe policët të punonin për t’ua shpëtuar jetën grave dhe vajzave ashtu siç kanë bërë punëtorët shëndetësorë dhe sikur ministrat e financave të ndanin fonde dhe të ofronin laboratore të mjekësisë ligjore dhe pako kundër përdhunimit sikur kanë ofruar pajisje të mbrojtjes personale (PMP) dhe shërbime të testimit.
Paramendoni sikur të gjithë ta bënin këtë derisa ta rrafshonim kurbën e dhunës ndaj grave. Paramendoni ndikimin që do të kishte pasur.
Jemi në fillim të një reagimi premtues që mund të zgjerohet për të qenë në proporcion me sfidën. Tashmë 146 shtete kanë ndërmarrë masa për ta bërë parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave pjesë kyçe të planeve të tyre kombëtare të reagimit për COVID-19 si përgjigje ndaj thirrjes së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për ‘paqe në shtëpi’ dhe si pjesë kyçe e dekadës së ardhshme të OKB-së për veprim. Por ende nuk është në zemër të agjendave dhe ndryshimi nuk është ende në shkallën e nevojshme.
Bashkëpunimi mes shkencëtarëve, qeverive, shoqërisë civile dhe industrisë ka qenë mrekullibërës në pandeminë COVID-19.
Kjo, dhe më shumë, është shkalla dhe natyra e bashkëpunimit të nevojshëm për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, në të gjithë sektorët dhe në nivelin shoqëror, të komunitetit, familjes dhe individual.
Forumi i Gjeneratës së Barabartë dhe Koalicioni i saj për Veprim i përbërë prej shumë akterëve e pasqyron këtë qasje të vazhdueshme, holistike me një plan pesë-vjeçar për t’u angazhuar për ndryshim sistematik dhe të qëndrueshëm.
Shoqëria civile është një partner kyç në këtë. Për ta luajtur rolin e saj në mënyrë të plotë, ajo duhet të jetë e financuar në mënyrë fleksibile dhe ndërprerjet e financimeve që kufizojnë organizatat e grave, qendrat e krizave, linjat për ndihmë dhe strehimoret duhet të ndryshohen.
Nisma Spotlight është duke prirë në këtë drejtim – dhe të tjerat duhet t’i bashkohen për ta krijuar reagimin që do të bëjë një dallim të vërtetojë.
Gratë aktualisht janë duke u zhgënjyer nga përfaqësuesit e tyre të përzgjedhur dhe organizatat joqeveritare me kapacitete të pamjaftueshme nuk janë në gjendje ta plotësojnë këtë hendek.
Pakot fiskale stimuluese të çdo shteti duhet të përfshijnë financim për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe për shërbime sociale të financuara mirë – duke përfshirë në mënyrë kritike shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues – që mbështesin të mbijetuarat dhe mundësojnë rikuperim.
Gratë duhet të kenë qasje në drejtësi, me përndjekje të besueshme të ushtruesve të dhunës dhe parandalim efektiv të këtyre krimeve.
Njëra prej arsyeve përse gratë raportojnë më pak se 40 përqind të krimeve të rënda të dhunës ndaj tyre apo kërkojnë ndonjë lloj ndihme, është mungesa e besimit të tyre në reagimin e sistemit.
Ndryshimi fillon kur fakultetet e juridikut dhe akademitë policore i mësojnë grupet e tyre për ta njohur dhe për të reaguar ndaj abuzimit dhe për të qenë syhapur ndaj diskriminimit. Nënkupton përfundimin e mosndëshkimit, me korniza të fuqishme ligjore dhe të politikave dhe të dhëna për të monitoruar progresin dhe për të na ndihmuar që ta mbajmë veten dhe autoritetet llogaridhënëse.
Po aq të rëndësishme janë ndryshimet kulturore për të ndihmuar parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave në rend të parë. Për ta bërë këtë, duhet t’i ndryshojmë stereotipet dhe qëndrimet që i turpërojnë të mbijetuarat dhe i normalizojnë dhe i arsyetojnë autorët e krimit. Dhe duhet të angazhojmë aleatë në këtë, duke përfshirë burrat dhe djemtë.
Në fund të fundit, përderisa një virus nuk bën dallime, një burrë apo djalë mund të zgjedhë të mos jetë i dhunshëm dhe shoqëria mund ta udhëheqë atë për të mos qenë i dhunshëm dhe të kërkojë llogari prej tij nëse është.
Të gjitha këto ndërhyrje duhet të bëhen njëkohësisht, vazhdimisht, në bashkëpunim dhe gjerësisht për të arritur sukses.
Ekonomia e dhunës është e thjeshtë dhe shkatërruese. Askush nuk fiton. Përderisa po përballemi me shkatërrimin e shkaktuar nga COVID-19, nuk ka pasur asnjëherë një moment më të rëndësishëm për t’u zgjedhur për t’i vënë burimet dhe përkushtimin tonë të kombinuar prapa problemeve më të mëdha dhe për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave njëherë e përgjithmonë.
E dimë se çfarë nevojitet për ta luftuar një pandemi. Tani na duhet vullneti për ta bërë këtë dhe për t’i prirë kësaj rruge me Gjeneratën e Barabartë.
/Autorja është drejtoreshë ekzekutive e UN Women, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave/