Me votim të hapur Mustafa s'mund t'ia zinte vendin Sejdiut

Shkruar nga Nexhmedin Spahiu
Edhe Enver Hoxha edhe Stalini e Kim Jong-Un u zgjodhën me shumicë votash me 99% mu ashtu si Isa Mustafa. Fitore demokratike është kur fiton me 51-65%, çdo fitore përtej kësaj nuk është demokratike.
Zgjedhja e Isa Mustafës jo vëtëm që nuk është demokratike ngaqë u dhunua statuti i LDK-së për votim të fshehtë e me shumë kandidatë, por zgjedhja e tij nuk është legale ngaqë iu mohua e drejta për pjesëmarrje delegateve të degëve të Gjermanisë e Zvicrës. Rrjedha e Kuvendit do t\'ishte krejt tjetër sikur këta delegatë t\'ishin prezentë. Këta janë delegatët më të guximshëm, më patriotë e që nuk kanë interesa për karrige. Këta janë delegatët të cilët Isa Mustafa i ka vjedhë e i ka mashtru për vite me radhë para luftës e gjatë luftës.
Nëse në kuvendin e 7 të LDK-së Fatmir Sejdiu do t\'ishte njeri i lig si Isa Mustafa, dhe të shpërfillte statutin e LDK-së për votim të fshehtë, Isa Mustafa nuk do të merrte jo 62 vota sa Vjosa Osmani po as edhe 2 vota të vetme.
Shumë politikanë kanë qenë kryeministra, por kanë përfunduar në burg. Edhe Isa Mustafa do ta këtë fund. Nëse dikë e ka mundur Isa Mustafa, ky është ish shefi i tij Rrahman Morina, i cili do të harrohet për namin e tij të keq dhe në vend të Rrahman Morinës do të mbahet mend Isa Mustafa.
Shqipëria pati 45 kryeministra. Hasan Prishtina vetem 5 ditë ndërsa Mehmet Shehu 27 vjet. Por sot Hasan Prishtina është nderi i kombit me të cilin mburret çdo shqiptar, kurse Mehmet Shehu ka përfunduar në bërllogun e historisë nga i cili turpërohet edhe djali i vet.
Isa Mustafën nuk e uroi asnjë kryeministër, asnjë ambasador. E cfarë fitore na qenka pra fitorja e tij. Isa Mustafa ka fituar faqen e zezë. Isa Mustafa po shkon pashmangshëm në bërllog të historisë.