Me shkas
Shkruar nga Zejdush Kastrati
I vetmi solucion që te ndryshojmë në të mirë të banorit te kësaj Kosove (jo qytetarit,sepse qytetaria jeton në shtetet ku ka rend, rregull e funksionim te mirëfillte te shtetit ligjor), është që me urgjencë të bëhët ndryshimi i ligjit për reforme zgjedhore.
Me konkretisht, aplikimi i sistemit zgjedhor një votë një njeri dhe me shumë zona elektorale është mundësi e vetme për seleksionim dhe përzgjedhjen e shumë me të pranueshme të atyre qe do na përfaqësojnë, në organin me të lartë legjislativ të vendit.
Me ligjin aktual gjithnjë po prodhojmë dhe po nxjerrim deputet anonim,por edhe analfabete dhe pa kurrfarë pasurie profesionale, morale e besa edhe kombëtare, personalitete qe me tepër janë preference e liderëve dhe klaneve e grupeve te interesit te cilët prezantimin dhe angazhimin e parë në punën e tyre po e fillojnë deputet që vijnë nga disa pozita minore, nga lokalitetet prej nga gravitojnë!
Edhe në përbërjen e legjislacioneve te mëhershme kur vendi ballafaqohej me bllokada, nderskamca e skenare, nder me te errtit, për te mirën e vendit, roli, ndikimi dhe autoriteti i deputetit, te shumtën e rasteve u pat shkel me "dy këmbët", se pari, nga vet ata (por edhe nga presionet dhe ofertat) qe për interesa personale, viktimizonin çdo gjë vetëm e vetëm te përfitojnë materialisht, por edhe te shfrytëzojnë benefitet qe u ofron posti i deputetit!
Fatkeqësisht, edhe përbërja aktuale e këtij legjislacioni është mjeruese, zhgënjyese dhe edhe me dëshpëruese!
Apetitet për te ardhur në pushtet me çdo kusht gjuha denigruese dhe ofenduese qe po i përcjelle seancat, akoma pa u konstituua plotësisht Kuvendi, mesazhet kërcënuese, pozicionimet jo në baza programore dhe ideologjike, por vetëm ne na baze te interesit, janë sinjali me i mirë se jemi larg vlerave demokratike, larg shtetit ligjor,larg qytetarisë,dhe larg atdhedashurisë, për një Kosovë siç e propagandojmë, vetëm kur na duhen votat, dhe kur përfitojmë personalisht .
Kosova ka nevojë për deputete tjerë, deputetë qe reflektojnë pozitivitet,a jo agresivitet, deputete qe lexojnë e jo qe kopjojnë apo ia përgatisin te tjerët diskutimet, deputete te cilët kur flasin, qojnë mesazhe unifikimi e jo perqamjeje, deputetë qe sakrifikojnë interesat e tyre personale, për interesa te vendit e jo e kundërta!
Pra, Kosova, (pos nje numri shume te vogël te deputeteve aktual) ka nevoje për një strukture te zgjedhurish te popullit me te dinjitetshëm me kreative, me konstruktive dhe jo për cirkuzante, qe ndrrojne mendime e qëndrime, sikur Kosoven ta kishin jo shtetin e tyre, por armikun e tyre!