Me Qeverinë e re filloj ç’kapja e Shtetit
Shkruar nga Asllan Dibrani
Situata alarmante e parregullsive në administratat e deri tashme të Kosovës është evidente dhe rreshtuar ne rangun ma skandaloz për zhvillimin e një shoqërie?
Lajmi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për arrestimin e udhëheqësit të Krimeve Ekonomike në Prishtinë, Lavdim Osmanit, Lutfi Menxhiqi dhe disa zyrtareve policor e qytetar tjerë është efekti i menjëhershëm i qeverisë se re, që ka si prioritet ta luftojnë krimin dhe korrupsionin në Kosovë.
-Informata sipas Inspektoratit Policor të Kosovës, arrestimi dhe prangosja e udhëheqësve të Krimeve Ekonomike jap sinjalin se aksioni do te vazhdoj dhe një zot e dine se të cilët bosë do të përfundoj pas grilave.
Vet fjala „grupi policësh të cilët dyshohet se u kanë vënë haraç bizneseve dhe shumë kompanive,jep kuptimin se qytetari ka qene i martirizuar,i degraduar dhe i nëpërkëmbur nga vete” organet e shtetit” te deri tashem !
Beteja kyçe e Qeverisë se re është të konsolidojmë sistemin e përndjekjeve pas krijimit të qeverise Kurti ,dhe te bëhen reforma ne Ministrinë e punëve të brendshme.
-Ky korrupsion duhet të luftohet në shkallë të madhe si një nga problemet më të mëdha që ka kaluar shoqëria jonë kosovare qe 20 vjet .
Me këtë vendim Qeveria e Kurtit tregon vendosmëri të fuqishme për ta ndaluar korrupsionit si fenomen i dëmshëm me pasoja ekonomike kulturore dhe politike për Kosovën.
Ekipi operativ nga organet aktuale duhet të jetë shumë i ashpër në luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Publike dhe të gjykatat për ta vënë në zbatimi ligjin,rregullin dhe funksionimin e shtetit të Kosovës ...