25 Dhjetor 2024

Më në fund kokën rehat

Shkruar nga Xhevat Prebreza

Më në fund përfundoi edhe një kauzë, që qytetarët ishin lodhur. Ishin lodhur duke dëgjuar në programet dhe debatet e ndryshme televizive nga politikanët dhe analistët  tanë, se kjo qështje duhet të zgjidhet sa më pare.

Ishin lodhur me ata që e mbronini dhe me ata që e kundërshtonin. Ky ratifikim, me të cilin ishte nisur më 2012, në kohën kur ishte kryeministë Hashim Thaqi, filloi të zgjidhet gjatë mandatit të Isa Mustafës, mirëpo, këtij të fundit nuk i shkoi ashtu siç e kishte planifikuar.

Opozita e atëhershme, të cilës i printe Albin Kurti i  mbështetur nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, që tash janë në pozitat e larta shtetërore, bën të pamunduren që kjo kauzë mos të kaloj, pasiqë, sipas tyre, toka po falej.

Fillimisht këta e filluan me protesta, për të vazhduar brenda kuvendit me gaz lotsjellës. gjë që erdhi deri te shkurorëzimi i dy partive më të mdhaja në vend, pra koalicioni Pdk-Ldk!

Ai që më shumti e kundështonte, tashmë kishte lidhur koalicion parazgjedhor me PDK-në, Nisme dhe disa parti tjera, ku dhe qoi deri te fitorja e zgjedhjeve, dhe që ishte i nominuar për kryeministër, pasiqë kryetari I PDK-së, Kadri Veseli, bëri atë që më së paku pritej, pra ishte folur se do të vinte si kryeministër i  vendit, që për mendimin tim, ka qenë një veprim shumë i qëlluar dhe me vend.

Ardhjen e liderit të AAK-së në krye të qeverisë, popullata nuk e priti me ndonjë ndryshim të madh, por ndryshimi i vetëm që ai e bëri, ishte shkarkimi i komisionit shtetëror që ishte Murat Meha, pasiqë më të kishte pasur edhe konflikt verbal në një nga takimet e komisionit parlamentar, për ta zëvendësuar me Shpëtim Bulliqin, që ishte kundër komisionit që udhëhiqej nga Murat Meha.

Me marrjen e  pushtetit, kryeministri aprovoi në kabinetin qeveritar, po të njejtin dokument që e ksihte kundërshtuar tre vite më pare.

Për ta kundërshtuar këtë kauzë VetëVendosja ishte e vetme, nuk e kishte më fuqin e dikurshme, pasiqë  pas vetes nuk e kishte më AAK-në dhe Nismen.

E kishin vetë Listen Serbe, që ishte kundër. Pozita dhe Ldk-ja, tashmë ishin bashkë, edhe pse paten problem mes vete, se a do të mirrej parasysh raporti i Mehë, apo ai i Bulliqit, por si përfundim erdhi se duhet përfunduar kjo qështje, sepse, ishte edhe presioni i shtuar nga ndërkombëtarët që ratifikimi i kufirit ta merr nje epilog përfundimtar.

Qështja e numrave e cila ju mori kohë gati një javë u zgjidh, pra ishin 80 votat e kërkuara për të kaluar.

Ajo që më së paku u prit atë ditë, ishte pësëri hedhja e gazit nga VV- ja, që i kushtoi me arrestimin e pesë deputetëve.

Sipas mendimit tim, kjo qështje është dashur të kalohet qysh moti, mirëpo, kur një popull ka mungesë të kalsës politike, ai popull do të vuaj për shkak të tyre!

Ratifikimit të kufirit me Malin e Zi, i kishte prirë një marrveshje ditë më pare nga ana e dy kryetarëve shtetëror, pra kryetarit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi.

Por, tash për tash nuk pritet heqja e menjëhershme e vizave, pasiqë Kosova duhet ta plotësoj edhe një kusht, atë të luftimit të korrupcionit!

Por deri këtu, a erdhi Ramushi me forcën e tij muskuloze, apo erdhi me meritë, kjo është një qështje që shihet në ditët në vazhdim!

 Dhe krejt në fund, popullit nuk do t’ju servohet më fillimi i edicioneve të lajmëve me vijen kufitare.

As debatet nuk do të jenë më të njejtën temë. As portale dhe gazetat nuk do të na lodhin më! Ne si popull presim nga qeverija që sa më shpejtë ti kryen punët dhe populli të del nga izolimi!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)