Me muzikë gjejmë shërim
Shkruar nga Dafina Xh Smajli
Sot në botë është në zhvillim të hovshëm Terapia Muzikore, e cila gjen aplikimin pothuajse në të gjitha terapit shëruese. Në çastin e frymëzimit, të ekstazës, njeriu e ndien veten si pjesë e një bote më të lartë, bëhet njësoj sikurse edhe pjesa më e vlefshme, më e pafajshme, më e sinqertë e shpirtit të tij. Gjëja më delikate dhe e mrekullueshme për terapin muzikore është se në fakt çdo përvojë muzikore mund të jetë e përshtatur për të përmbushur një spektër të gjerë të nevojave të njeriut.
Dëgjimi i Muzikës është një proces, të cilin ne me apo pa vetëdijen tonë, e përdorim shpesh si terapi. Duke dëgjuar muzikë, improvizuar, (kënduar- tinguj vokal apo instrumental) ri- krijijuar (kur shtojmë diqka nga vetvetja), kompozuar (krijuar një melodi të re) dhe të gjitha aspektet e saj - fizike, emocionale, mendore, shoqërore, estetike dhe shpirtërore, na ndihmojnë që të përmirësojmë ose ruajmë shëndetin tonë. Në disa raste, nevojat e njerzve janë të adresuar drejtpërdrejt përmes muzikës.
Në shtetet e zhvilluara, Muzika si Terapi përdoret tek individë të të gjitha moshave dhe me një shumë llojshmëri të kushteve, duke përfshirë: çrregullime psikike, probleme mjekësore, të metat fizike, dëmtime sensoriale, aftësi të kufizuara zhvillimore, lapsuse të komunikimit, probleme ndërpersonale e shumë të tjera.
Ajo përdoret gjithashtu për të ndërtuar vetëbesimin, zvogëlimin e stresit, ushtrimin fizik, dhe të lehtësojë një mori aktivitetesh të tjera të lidhura me shëndetin.
Përpos në caffe shop, disco, bar, e lokale tjera, sot muzikën e hasim në spitalet e përgjithshme, objektet psikiatrike, shkolla, burgje, qendra komunitare, institutet e trajnimit, praktikat private, dhe universitete. Në muzikë besojnë të gjithë individët dhe grupet, pavarësisht nga mosha apo njohurit muzikore.
Dëgjimi i muzikës - Që të përfitosh nga muzika nuk duhet të jesh muzikant apo njohës i mirë i muzikës por duhet ta gjesh veten duke dëgjuar, gjegjësisht duke bërë përzgjedhjen e duhur në kohën e duhur!
Një barcolet të përmirson humorin, fjala e mirë shëron plag, një film ta përmirson ditën, një tregim të jep këshillë. Po një melodi apo një pjesë muzikore e qëlluar në momentin e duhur të bën rrugën e shkurt edhe të sigurt, të largon stresin, të kthen humorin , të disponon, të bën të lumtur, të nxit, të motivon të frymëzon,të dërgon në
?
Për shembull, Imitimi (kur bëhet përpjekje për të imituar një këngë apo një këngtar) është më i përshtatshëm për ata që kanë nevojë që të zhvillojnë krijimtarinë, spontanitetin, lirin e shprehjës, komunikimin dhe aftësitë profesionale - këto janë kërkesat themelore të improvizimit. (Atij që improvizon mund ti bashkangjiteni edhe ju, po me ngadalë pa u vërejtur shumë knaquni edhe ju).
Rikrijimi - shpesh kemi dëgjuar dikë duke kënduar (rikrijuar një këngë që herë-herë na duket e njohur) që në të vërtet kjo nuk ka lidhje me këngën as me taktin, rimën, melodinë, tekstin etj, po ka lidhje me një gjë shumë të rëndësishme - ai apo ajo është duke marrur terapi për veten e tij, e cila për të është shumë e rëndësishme sepse Rikrijimi është përvoja më e përshtatshme për njerzit që kanë nevojë për të, të mësojnë sjellje adaptive, të mbajnë orientim real dhe sjellje mjeshtërore në role të ndryshme, ose të punojnë në mënyrë bashkëpunuese në realizim të qëllimeve të përbashkëta (Përpiquni që të mos i pengoni këta njerëz gjatë këtij riti).
Kur dëgjimin e muzikës e kombinojmë me leximin, krijohet një surualizëm, I cili na ndihmon që ta kuptojmë më mirë botën objektive. Shumë më lehtë do të angazhohemi, marrim vendimet dhe ato vendime nuk do të jenë në dëm të askujt.
Muzika për shërim
Sot në botë është në zhvillim të hovshëm Terapia Muzikore, e cila gjen aplikimin po thuaj se në të gjitha terapit shëruese. Me përzgjedhjen e programit merren të punësuart si mjeku apo klinicisti, konsulenti, administratori, supervizori, apo një profesor kolegji. Çdo opsion përfshin vende të ndryshme të punësimit dhe kërkesat e ndryshme të kualifikimit.
Te njerzit që kanë abuzuar me alkoolin dhe drogën deri në varëshmëri, dëgjimi i muzikës dhe shkrimi për jetën e tyre është një mjet i shkëlqyer për rikthimin e besimit dhe mundjes së frikës iracionale, dhe synimin e tyre për të ndryshuar. (Kjo terapi përdorët në klinikat prestigjjoze në Amerikë dhe Europë).
Gjatë verës pata edhe një kontakt me një shokun e babit tim, i cili punon si mjek në një klinikë prestigjioze në Gjermani, dhe biseduam për aplikimin e muzikës si terapi, përshtypje më bëri tregimi i tij për të sëmurët nga kanceri por edhe tek të sëmurët tjerë të cilët ai i mjekonte.
Shumica nga ta mbajnë kufje dhe dëgjojnë muzikë sipas dëshirës. Kjo është e dobishme thotë mjeku sepse i ndihmon ata që më lehtë të menaxhojnë dhimbjet, emocionet, stresin, rregullojnë procesin e frymëmarrjes, dhe ruajtjen e energjisë .
Muzika për Frymëzim
Ngjarje e vërtetë- Radush viti 2001
- Një mëngjes në shtabin e një njësie ushtarake u lajmëruan 3 djem të rinjë vullnetar për tu kyqur në radhët e ushtrisë. Komandanti i morri në pyetje dhe pos tjerash i pyeti...
- Cka ju shtyri të na bashkangjiteni?
- Tre djemtë e rijnë u përgjigjën Mbram tan naten kemi bisedu dhe kemi degju muzik deri në mëngjez dhe atëherë vendosëm që të ju bashkangjitemi të luftojm së bashku armikun.
- Po qka keni dëgju, cilin këngëtar ?-I pyet Komandanti.
- Po, Ilir Shaqirin, Shkurte Fejzen etj .-Iu përgjigjën djemtë.
Dëgjimi i muzikës së duhur dhe në momentin e duhur ka motivuar dhe ka frymëzuar këta të rinjë. Muzika në luftë veçanërisht por edhe gjatë betejave ka pasur rolin e inspirimit, ngritjen e moralit, sensibilizimin e masën dhe sigurisht ta bëj armikun të dridhet nga frika.
Një tjetër formë e motivimit përmes muzikës janë këngët e tifozve gjatë lojrave. Tifozët e kuptojnë shumë mire rolin e tyre, pjesëmarrjen e tyre si pjesë e një trupe apo grupi me qëllim FITOREN frymë e tifozërisë.
Dhe për ata që e kanë të definuar qëllimin e tyre, muzika është organoni apo mjeti për ta arritur. Sepse tek njeriu janë të bashkuara nocioni, ekzistenca, shpirti dhe trupi.
Në çastin e frymëzimit, të ekstazës, njeriu e ndien veten si pjesë e një bote më të lartë, bëhet njësoj sikurse edhe pjesa më e vlefshme, më e pafajshme, më e sinqertë e shpirtit të tij. (më gjerësisht në shkrimin e radhës..)
Gjëja më delikate dhe e mrekullueshme për terapi muzikore është se në fakt çdo përvojë muzikore mund të jetë e përshtatur për të përmbushur një spektër të gjerë të nevojave të njeriut. Muzika ka nxitur, frymzuar dhe motivuar shumë shkrimtar, artistë (skupltor, piktor) shkenctar etj, këtë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot.