Më i riu në nivelin e Republikës, për të tia kthyer komunën qytetarëve
Shkruar nga Alisa Hasani
Duke parë çfarë po ndodhë në Kosovë, e më specifikisht në Prizren, domosdo lindë pyetja: Deri ku shkon etja për pushtet? Por ditën që PDK e kandidoi zyrtarisht Ramadan Mujën për Kryetar të Komunës së Prizrenit, këtë përgjigje e pata të qartë.
Etja për pushtet shkon deri tek Ramadan Muja, i cili në këtë rast simbolizon etjen për pushtet të PDK-së, ku nuk ka rëndësia e vetme se nga kush merret pushteti , qëllimi është që ai të arrihet me çdo kusht, e pastaj edhe se si operohet me këtë pushtet nuk ka fare rëndësi.
Ndoshta sipas logjikës së PDK-së është më mirë të kandidohet me dikë, tek i/e cili/cila prijnë vlerat PDK-iste: hajnia, korrupsioni dhe krimet tjera. Kështu personi është më se adekuat për postin. Pasi që për ta posti publik nënkupton keqpërdorimi i të përgjithshmes për maksimizimin e profitit vetjak.
Ramadan Muja, me keqpërdorim të parasë publike, shpenzime enorme për udhëtime zyrtare e, i gjykuar për kryerjen e veprës penale, sështë asgjë më shumë sesa simbol i PDK-së në Prizren.
Të bëmat e Ramadan Mujës e deshifrojnë shumë mirë se çka do të thotë të jesh PDK-ist. Të jesh PDK-ist do të thotë ta kandidosh zyrtarisht Krimin dhe tua servosh atë qytetarëve si alternativën më të mirë.
Të jesh PDK-ist do të thotë të shantazhosh qytetarin me thërrimet e tij të fundit pa kompromis. Të jesh PDK-ist do të thotë të mundohesh ta arrish piedestalin e pasurisë duke ia vjedhur qytetarit këto thërrime të fundit.
Të jesh PDK-ist do të thotë të jesh familjar më hajninë dhe korrupsionin, e pastaj tua servosh këto qytetarëve si vlera.
Kjo etje nuk ka fund. Etja e PDK-së për pushtet nuk ka fund dhe vazhdon në çdo instancë deri në pafundësi. Kafshatë që skapërdihet është ngopja për PDKnë.
Ama kjo logjikë e udhëheqjes nuk fillon e as nuk mbaron vetëm në PDK. Në këtë valle të së keqes, vallja udhëhiqet nga persona të ndryshëm ama ritmi, substanca, çdo gjë mbetet e njejtë. Këta udhëheqës vetëm ndërrohen, ama kurrë nuk ndryshohen. Shkon Eqremi vjen Ramadani dhe anasjelltas.
Apo si shprehet një fjalë popullore, shkon Jonuzi vjen Domuzi. Prizreni ka nevojë për një valle të re, një ndryshe. Prizreni është lodhur nga ritmet primitive të personave që rikandidohen në pafundësi dhe me programe të reja, të cilat janë batuta të njëjta dhe mbetje historike.
Prizreni ka nevojë për një udhëheqës që nuk e sheh qytetarin si objekt elektoral, rrjedhimisht që nuk krijon komuna të reja vetëm për tia përmbushur vetes apetitet e pushtetit të palëkundshëm dhe për të krijuar bastione partiake, ashtu sic u mundua të bënte PDK dhe LDK me Hasin.
Prizreni ka nevojë për një udhëheqës që nëpërmjet komunës e formon bazamentin e marrëdhënieve të qytetarit me shtetin.
Prizrenit i duhet Arbër Rexhaj, që ua prish këtë valle të kamotshme, e të vjetër, të thurur nga ritmet e krimit. Prizrenit i duhet Lëvizja VETËVENDOSJE! për ta rikthyer komunën tek qytetarët, sepse komuna është e të gjithëve që jetojnë në të dhe si e tillë ajo është sociale e jo kriminale.
Dita e tretë e muajit të njëmbëdhjetë shënon datën kur si shumë komuna tjera, Prizreni e ka radhën të tregohet.
Prizreni kësaj radhe e ka një avantazh, Arbër Rexhajn. Prizreni ka avantazhin që të zgjedh kryetarin më të ri në nivel republike, i cili me alternativën e tij do të sjellë ndryshimin. Ndryshimi do të vjen vetëm atëherë kur kjo behët nga qytetarët dhe për qytetarët.