27 Dhjetor 2024

Me Hashim Thaçin do ecim drejtë Evropës

Shkruar nga Gazmend Isufi

Me Hashim Thaçin Kryeministër, Kosova nuk ka kthim prapa. Me Misionin e Ri Kosova ecën më shpejt si shtet i pavarur me vizionin e integrimeve euroatlantike. Qeveria me në krye Hashim Thaçin është një Qeveri që ëndrrat e popullit i ktheu në realitet. Është e vetmja Qeveri që në agjendën e vet ka kërkesat e popullit, andaj me Misionin e Ri e cili do të na shpie drejt së ardhmes së sigurt dhe prosperuese.

Mision që do të na udhëheq drejt zhvillimit të hovshëm ekonomik dhe drejt integrimeve në NATO, Bashkimin Evropian dhe organizata tjera ndërkombëtare, me qëllim që të kemi një Kosovë me të cilën do të mund të krenohemi edhe më shumë.

Do të krenohemi me shtetin tonë ashtu si deri më tash, kur dihet se Kosova ka shënuar një progres në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të qytetarëve të të gjitha shtresave.

Kryeministri Hashim Thaçi është lideri që ka ndryshuar historinë e Kosovës, që ka vendosur gurthemelin e shtetit tonë dhe që arriti me sukses të qeverisë vendin, pavarësisht sfidave të mëdha me të cilat është përballur shumë herë. Përveç fitoreve të jashtëzakonshme politike dhe diplomatike, Kryeministri Thaçi ka vënë themelet e zhvillimit të infrastrukturës, arsimit, bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Ai arriti që pavarësisht krizës jashtëzakonisht të mëdha që kishte kalaruar botën në vitin 2008, të ruaj stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit tonë dhe madje të arrijë që dy herë të rrisë pagat e punëtorëve. Vetëm një lider i vendosur do të t’ia dilte që në kohë krize të ndihmoj popullin duke rritur edhe pensionet për të gjitha kategoritë. Ai ua ktheu dinjitetin bashkëluftëtarëve të tij, të burgosurve politikë, arsimtarëve, mjekëve, policëve dhe të gjithë qytetarëve pa dallim.

Në kohën kur Beogradi dhe qarqe të ndryshme mendonin se pjesa veriore ishte përfundimisht e pakthyeshme nën sistemin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, ish-Lideri i UÇK-së korri edhe një sukses të madh.

Sot pjesa veriore e vendit tonë u është nënshtruar ligjeve të Republikës së Kosovës, kufijtë janë të njohur nga Beogradi zyrtar dhe dogana funksionon si në të gjitha pjesët tjera të vendit. Natyrisht se deri te normalizimi i plotë nevojitet më tepër kohë por me rëndësi është që është shuar ëndrra për copëtimin e asaj pjese të Kosovës.

Kosova sot ka një Kushtetutë në përputhje me standardet më të larta Evropiane. Ka një strukturë të zhvilluar të sistemit të drejtësisë dhe shtrirje të pushtetit në tërë territorin e Kosovës gjë që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe sigurimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Kosova ka krijuar marrëdhënie diplomatike me shumë vende që kanë njohur pavarësinë Kosovës. Arriti të anëtarësohet dhe të përfaqësohet në shumë organizata botërore siç është Fondit Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, BERZH-i, e shumë tjera.

Këto të arritura me qeverisjen dhe liderin z. Hashim Thaçi Kosova ka arritur ndërtimin e një të ardhme të sigurt , zhvillim dhe prosperitet ekonomik për qytetarët e saj. Vitet me qeverisjen e z. Hashim Thaçi ishin dhe do të jenë vite që do të mbahen mend si vite të shumë sukseseve dhe të arriturave të Kosovës si në rrafshin e brendshëm ashtu dhe në atë ndërkombëtar. 

Prandaj qeveria me Mision të ri do të jetë edhe më transparente dhe më e hapur ndaj qytetarit. Qeveria e re do t’i tregoj botes se është ne gjendje të forcojë edhe më shumë shtetin demokratik ne te cilin sundon ligji dhe drejtësia. Misioni I Ri me në krye Hashim Thaçin ka një platformë dhe një elitë intelektuale , individ të suksesshëm si brenda dhe jashtë vendit.

Me Hashim Thaçin në qeverisje ka shumë programe zhvillimore ekonomike afatgjata, hapje të vendeve të reja të punës, programe zhvillimore dhe edukative për te rinjtë ne lëmi te ndryshme që krijon një shoqëri te aftë për punë brenda ose jashtë vendit.

Nuk ka asnjë lider politik në Kosovë të cilit mund t’i besohet më shumë sesa Hashim Thaçit. Ai këtë e ka arritur me vepra, me projekte që sot janë funksionale. Prandaj, të gjithë duhet të përkrahim misionin e tij të ri që do ta kthejë Kosovën në vendin më të zhvilluar në rajon dhe më gjerë. Duke mbështetur Hashim Thaçin dhe ekipin e tij të ekspertëve ne do të mbështesim të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Qytetarët e Kosovës nuk mund t’i mashtrojë askush, asnjë parti me lider të dështuar ose të pa sprovuar në qeverisje shtetërore. Gjatë qeverisjes së PDK-së për herë të parë në Kosovë ka filluar lufta e vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Asnjëherë më parë. Gjykatës e prokurorë kanë fjetur mbi dosjet e krimit deri me ardhjen e Hashim Thaçit në krye të qeverisë.


Kryeministri Thaçi është garancia e vetme për zhvillim ekonomik, vende të reja pune, paga dinjitoze, për sundim të ligjit dhe integrim në strukturën euroatlantike. Qeverisja e Hashim Thaçit siguron se askujt nuk do t’i shkelen të drejtat, por edhe që askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Andaj, të bashkuar rreth Misionin të Ri me në krye z. Hashim Thaçi mund të ecim drejt rrugës ku do jemi të barabartë në Evropën e Bashkuar!

/Autori është ish i burgosur politik/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)