Me Amerikën edhe pa Albinin
Shkruar nga Gani Qarri
Ish i burgosuri politik dhe sekretar i zyrës për UÇK, Albin Kurti, megjithëse gjatë gjithë kohës së luftimeve me forcat pushtuese serbe, thuhet se qëndroi në mes të Prishtinës, fatbardhësisht nuk i mungoi asnjë fije floku.
Atëbotë, u vranë intelektual e udhëheqës të shquar, të të ashtuquajturës, Lëvizje Paqësore si Bajram Kelmendi me dy të bijtë, Fehmi Agani, Latif Berisha, Bardhyl Qaushi etj.
Megjithatë, bashkëkombësit me padurim prisnin që përfaqësues i familjes së luftës, pas lirimit nga burgu, të shquhej për atdhetarizëm dhe avancimin e çështjes kombëtare, kurse ai vazhdon të kultivoj dhe ofroj me bollëk ideologji komuniste, nga e cila shqiptarët mezi mbijetuan si komb.
Në fakt, ka disa muaj që partia e tij bashkë me dy grupime tjera politike opozitare, kundërshtojnë fuqishëm Zajednicën dhe ndryshimin e kufijve të vendit, pas shitjes së tokave të Kosovës, nga pehlivanët e Drenicës, Hashim Thaqi e Murrat Meha, Malit të Zi, vendime antikombëtare dhe antikushtetuese këto, kundër të cilave ata, tash e sa kohë, po udhëheqin edhe protestat.
Mirëpo, siç po dëshmohet nga deklaratat e tij të fundit, misionari i revolucioneve të perënduara proletare, përsëri po na del edhe një përrallëtar i kuq, i cili nuk heziton të keqpërdor pakënaqësinë popullore për propagandë anti-SHBA, dhe inskenime komuniste.
Për aq më keq, një njeri si ky, që thirret në emër të popullit, protestat i sheh si pazar për shitjen e mbetjeve të tij ideologjike, ku pa asnjë lloj ndrojtjeje promovon lansimin e amaneteve më të këqija pansllaviste e meskine,nga të cilat për më tepër se 50 vite vuajti shumë populli shqiptar.
Madje,në tubime me qëllime krejt tjera, si ato kundër Zajednicës dhe mospranimit të faljes së tokave tona, shteteve fqinje, ai nuk heziton të keqpërdor pakënaqësinë e njerëzve për spërkatje me jashtëqitje ideologjiko-pansllaviste, të cilat jo vetëm kontaminojnë ambientin dhe kërcënojnë shëndetin mendor, por dëmtojnë edhe marrëdhëniet vëllazërore me mikun tonë më të madh të të gjitha kohëve, SHBA, pa mbështetjen e të cilës, të gjithë e dimë se rrezikohet seriozisht siguria dhe interesat e shqiptarëve në këto troje.
Ai dhe bashkëmendimtarët ideologjik, nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që edhe në të ardhmen, në protestat për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe rendit kushtetues të Kosovës, të veprojnë si borizan komunist dhe keqpërdorin vuajtjet e shqiptarëve për mbajtjen gjallë të interesave pansllaviste në vendin tonë.
Shqiptarët janë të vetëdijshëm se përkrahja e hapur e Albin Kurtit,ndaj instaluesve të vehabizmit në Kosovë dhe propaganda anti-amerikane e tij, përfshi ngërdheshjet agjenturore të Viksar Imerit para kamerave televizive, u bënë ndihma kryesore, që në momentet kritke, i erdhën Hashim Thaçit si ilaq magjibërës, për zgjedhjen e tij President.
Ana tjetër e errët e medaljes së Albin Kurtit është edhe fakti se ai nuk i ep pesë para pse përdor hijen e kurorës me një evropiane-perëndimore nga Norvegjia, si kamuflimi proevropian që si njeri modern edhe shokëve të Shefqet Krasniqit tu vie në ndihmë, për futjen e shamive në shkollat tona laike, anipse shqiptarët janë evropian dhe nuk dëshirojnë as pranojnë edhe në shekullin XXI të identifikohen me simbolika trishtuese, mesjetare arabe.
Sulmet ndaj AMERIKËS,nga ai, nuk mund të mos jenë të qëllimshme dhe porositura nga armiqtë e shumtë të popullit dhe vendit tonë, në këtë periudhë të rëndë e delikate për ne.
SHBA, siç dihet mirë nga të gjithë shqiptarët, mbajti barrën kryesore për çlirimin e Kosovës, jetësoi pavarësinë e sajë ,siguroi shumicën e njohjeve ndërkombëtare dhe bëri të mundshëm shtetndërtimin tonë, pa ndihmesën e vazhdueshme të së cilës, ne as sot nuk mund të qëndrojmë në këmbët tona të brishta.
Urrejtja që refugjati nga \"Vladimiri\",me reputacion të ngarkuar ideologjik, lanëson kundër SHBA-së ,është sulm piratesk vetëm i Kurtit dhe pa lejen e shqiptarëve, te cilët përqafojnë 100% vlerat universale të lirisë dhe demokracisë botërore, në bazë të të cilave edhe Populli i Kosovës bashkë me Amerikën, synon të ndërtoj ardhmërinë e shtetit të vet.
Ai, po dëshmon hapur se (keq)përdor dhe manipulon masën e tubuar, duke shfrytëzuar çdo mundësi që i krijohet edhe nga rastësia, jo për çuarjen përpara të çështjes kombëtare dhe mënjanimin e parregullsive të shkaktuara nga pushtetarët aktual, por për instalimin e ideologjisë së rrezikshme pansllaviste dhe rritjen e atmosferës anti-Amerikë, në vend.
Albin Kurti me qëndrimet e tejskuqura ideologjike dhe Visar Imeri me ngërdheshjet e tij agjenturore, sikur kanë marrë në tandem, për obligim dhe detyrë shtëpie, të shfrytëzojnë pakënaqësinë e popullit për realizimin e projekteve të tyre komuniste dhe jo vetëm shetërore e kombëtare, siç duan protestuesit dhe shqiptarët në përgjithësi.
Refugjat tanimë i natyralizuar, familja e të cilit jo fort moti erdhi nga shteti fqinj, Mali i Zi, si një oponent i pasionuar maoist, në mungesë të një lideri të njëmendët opozitar, përfiton pa fije turpi, nga rasti dhe pakënaqësitë e njerëzve të pasherr, për tu instaluar në masë edhe si shpëtimtar i rrejshëm i \"çështjeve të mëdha\".
Madje ai ka fituar aq siguri fiktive, sa që nga mungesa e një lideri të mirëfilltë, krye më vete dhe pa marrë pëlqimin e askujt, bënë hapur edhe lobim Anti-Amerikë, duke harruar se për këto veprime ,nuk është i autorizuar nga bashkëkombësit, të cilët përkundër deklaratave të Kurtit, ata kanë mendim krejt tjetër nga ai dhe i duan më shumë se çdo vend tjetër-SHBA-t.
Shqiptarët ,janë të vetëdijshëm se edhe sot,njëjtë si dje, ende nuk janë në gjendje të ndërtojnë shtet, zhvillojnë ekonominë as mbrojnë vendin e vet, pa ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës.
Aventura e radhës, nga refugjati tekanjoz, na vije mu në kohën kur armiqtë tanë, jo vetëm kërcënohen, por edhe mezi presin të na vërshojnë përsëri dhe rivënë çizmet e tyre pushtuese mbi Kosovën tonë të çliruar me aq mund e sakrifica të mëdha, të cilat megjithëse nuk ishin fare të pakta, duke u nisur nga ato sa kemi përjetuar, jemi të bindur se as për së afërmi nuk do të mjaftonin, për çlirimin e plotë të vendit ,nga pushtuesi shekullor serb, pa intervenimin e NATO-s dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të SHBA-s.?
Ndaj,kamuflimi i përpjekjeve të tij,kinse të orientuara për bashkim kombëtar, bie në ujë tërësisht, sa herë që shqiptarët, dëgjojnë marrëzi të tilla nga ai.
Bashkimi nuk mund të arrihet me instalim vahabizmi në vend, vënie shamish nëpër shkolla dhe propagandë anti-SHBA, kur shumë popuj të vuajtur,për qindra vite, kërkojnë më kot, një mik të madh e të fort, besnik dhe të sinqertë si SHBA
Veprimet e tij, mjerisht vetëm sa po thellojnë përçarjet në vend, duke venë në dyshim edhe qëndrimet e sinqerta pro-amerikane të shqiptarëve dhe mohuar dashamirësinë e vërtetë e të pa fund të tyre ,ndaj shpëtimtares sonë më të madhe që njeh historia.
Kjo tregon edhe një herë më tepër, se ky njeri vërtetë nuk ka as respektin më të vogël, për protestuesit dhe ndjenjat e vërteta të popullit shqiptar.
Përkundrazi, ai luftën e tij kryesore, e zhvillon pikërisht kundër mikut më të mirë, më besnik dhe të pazëvendësueshëm edhe në shekujt apo qindvjetorët e ardhshëm për kombin tonë.
Me këtë rast duhet të ceket fakti se Kurti deklarime të tilla negative, nuk bënë ndaj asnjë shteti tjetër, madje as kundër vet Serbisë dhe mbështetëses së saj besnike-Rusisë së Putinit, përfaqësuesit e të cilave, siç e dimë, me veprime të koordinuara, çdo herë dhe kudo që arrijnë, i kundërvihen me ashpërsi të paparë, Kosovës.
SHBA, deshi apo jo Kurti, është dhe mbetet i vetmi vend në Botë, për të cilin pranohet edhe zyrtarisht, se të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, kudo që ata jetojnë në trojet e tyre etnike dhe Diasporë, e duan shumë, pa më të voglën ekuivokë dhe me gjithë zemër njëjtë si atdheun e tyre të dytë.
Amerika jo vetëm se njihet si shpëtimtarja historike e shqiptarëve, por ajo është edhe kampione e demokracisë dhe lirisë në mbarë botën.
SHBA janë i vetmi shtet me të cilën shqiptarët që nga viti1919,ndërtuan marrëdhëniet më të përzemërta dhe nga atëherë për arsye të ditura,ata ruajnë dhe vazhdojnë ta shprehin pambarim, mirënjohjen e tyre të pafund, respektin dhe dashurinë më të pa rezervë për këtë Fuqi Botërore.
Raporte vëllazërore me Amerikën, pa marrë parasysh ngarkesat ideologjike dhe frustrimin komunist të ndonjë ish refugjati si Kurti, të gjithë pjesëtarët e popullit shqiptar kudo, duan të mbeten të përjetshme, të tilla të forta e të pashkëputshme ,tash e përgjithmonë.
Deklaratat e këtij lloj të Kurtit, duhet të dënohen fuqishëm nga të gjithë shqiptarët, dhe njerëz si ai, përfundimisht duhet të përjashtohen nga përfaqësimi i protestuesve me qëllime të sinqerta kombëtare.
Nëse,më në fund nuk emërohet në krye të VV Glauk Konjufca, kam bindjen se Albin Kurti dhe Visar Imeri, siç ishin edhe do të mbeten ndihmesa më e madhe për ruajtjen dhe mbajtjen në fuqi të pushtetit aktual, apo edhe të ndonjë tjetri që do ta pasojnë.
Madje përderisa VV vijon të identifikohet me këtë tandem të hijëzuar, kurrë nuk do të ketë demokraci të brendshme ,ndryshim në udhëheqjen e shtetit, cilido koalicion qeverisës qoftë ai, dhe as ardhje të opozitës në pushtet
Protestuesit në mënyrë që të kenë sukses në kërkesat e tyre të drejta, përfundimisht duhet të përjashtojnë përfaqësues me pretencën klanore, të cilët në emër të kërkesave kombëtare e shtetërore, shfrytëzojnë kaq pa-dinjitetëshëm frustërimin e demonstruesve për promovim ideologjish komuniste dhe propagandë anti-SHBA.
Shqiptarët kudo janë, hedhin poshtë fuqishëm deklaratat e ndonjë zëri të vetmuar ish refugjati, dhe falënderojnë nga zemra Amerikën e madhe për mbështetjen e pa rezervë në ditët më të vështira. Ata i janë për jetë mirënjohës për krejt ndihmesën e ofruar gjatë gjithë këtyre viteve, mburren me dashurinë ndaj saj, dhe ndjehen pafundësisht krenar dhe të privilegjuar për marrëdhëniet e shkëlqyera e të përjetshme me SHBA.
I sigurt se vendi dhe kombi ynë, mund të mbijetojë shumë mirë, lehtë dhe pa dëme të hetueshme edhe pa ndonjë ish refugjat si Albini, por jo edhe pa Fuqinë më të madhe botërore - Amerikën, urojë nga zemra që Zoti ti bekojë përjetë të gjithë shqiptarët kudo janë ata, si dhe miqtë tanë më të mëdhenj të të gjitha kohërave - SHBA-t, të cilat të vetëdijshme se si populli më pro-amerikan në rajon, por i vogël, i vetëm dhe i pa krah siç jemi, nuk mund të bëjmë asnjë hap përpara, pa fuqinë dhe fjalën e tyre vendimtare, ashtu siç na ndihmuan të çlirohemi, përfundimisht le të urojmë dhe shpresojmë të gjithë bashkë, që të mos jetë i largët momenti fatlum, kur do të na sinjalizojnë, përkrahin e mbështesin edhe në realizimin e idealit të kamotshëm të shumë brezave të rënë luftëtarësh e patriotësh, për bashkimin tonë të përhershëm kombëtar.