Mbuloja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut
Shkruar nga Valon Jashari
Një ditë para përkujtimit të betejës së Albulenës apo e njohur edhe si beteja e Ujëbardhës që u zhvillua me 2 shtator, 1457 midis forcave të drejtuara nga Gjergj Kastrioti dhe atyreve pushtuese osmane, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra me klanin e tij vendosin që bustin e heroit tonë që edhe për së vdekuri ta mbulojnë me një burkë të zezë, se pak na kanë mbuluar osmanët mbi 500 vite pushtim e tani së fundmi edhe këta erdoganista-vehabista.
Ky klan anti çdo kulture shqiptare që është europian po mundohen që edhe bustet të na mbulojnë të mos duken edhe atë me një ngjyrë të zezë duke ia vënë përpara. Duhet i’u rikujtuar këtyre të mjerve se edhe baballarët e tyre para 560 vitesh luftuan krahpërkrah me Skenderbeun dhe triumfuan dhe kjo betej konsiderohet nga historiografia si beteja e zhvilluar në fushë të hapur ku pësuan osmanët shumë dëme vetem për brenda dy orësh forcat shqiptare i shpartalluan të gjitha forcat pushtuse.
Këta të “përkushtuar” ndaj Zotit-perëndisë në vend se të shkojnë t’ia dërgojnë nga një lule bustit të heroit tonë në përkujtim të kësaj beteje të lavdishme që na bëri të jemi falë tij si komb shqiptar dhe që e ruajtëm identitetin tonë kombëtar me shqiponjën dykrenare që e trashëguam nga heroi ynë. Po deshën të falen me qindra xhamia ka Shqipëria dhe me kilometra rrugë të tjera janë boshe e sheshe dhe një logjikë e thjeshtë të dërgon në një përfundim pse po dashka që falja e besimtarve të kryhet para përmendores së heroit edhe atë tani duke e mbuluar, dhe si nuk ju vjen turp të krruseni para këmbëve të heroit që ai i luftoi ata që na mbollën këtë rëligjion me dhunë.
Po këta kohë më parë e dëmtuan edhe skulpturën e Idriz Seferit në Muçibabë të Gjilanit aty ku ai kishte bërë rezistencën kundër pushtusve osmanë e sllavë, çfarë i bëri kjo skulpturë në maje të një mali, e që nuk janë në gjendje që të i’a ndrrojnë atë emër të flliqur të fshatit por si duket një pjesë e meritojn edhe atë emër.
Unë personalisht po të isha në vendin e tyre dhe vetëm një pikë gjak të më rrah në venat e mia si shqiptar dhe si nacionalist kurrë nuk do të mundja të ulesha aty të bëja rite fetare të një pushtuesi e aq më pak nga të gjithë ata besimtarë që nuk doli një me thënë i nderuar myfti si është e mundur të bëhet kjo pamje vandaliste e bustit me këtë mbulojë, nuk do të më duhej as parajsa nëse do të shihja heroin tim ashtu.
Këto rryma erdoganist-saudike-vehabiste shihen qartë tendencat e tyre mjafton vetëm së fundmi të shikojmë një donacion që ka dhënë shteti turk për shqiptaret e Maqedonisë për të ndërtuar xhami kurse për ata maqedon për ndërtimin e një teatri kjo politikë është fiks e njejtë sikur ajo otomaniste për 500 vite që vetëm shqiptarëve ia ndaloi kulturën, alfabetin dhe na imponoj dogma fetare përçarëse kurse popujve tjerë ballaknik ia mundësoj edhe zhvillimin e kulturës së tyre.
Duhet që të reagoj qeveria shqiptare e Shqipërisë dhe e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Kosovës, Shoqëria Civile dhe të dalë Bashkësia Islame e Shqipërisë të kërkoj falje pubike për këtë akt qyëar dhe të zotohet se nuk do ta përsëris më kurrë këtë akt, që të mos na përdhos figurat kombëtare se fundja feja e shqiptarit është shqiptaria, kur vjen puna për çështje komëetare për heronjët tanë, religjioni është shumë periferik e pa vlerë.
(:autori është historian, ish-veteran i UÇPMB-së, ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ish i burgosur në grupin e Dobrosinit dhe tani akoma në këtë proces gjyqësor si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare)