Mbrojtja e luftës atdhetare nga elita politike që tanimë jane te dyshimta në këte vlerë
Shkruar nga Erald Selca
Sot jemi në 18 Vjetorin e Betejes midis Forcave të Adem Jasharit njesiteve elite të UÇK-së , dhe Forcave pushtuese serbe ku forcat tona ato te Adem Jasharit ,Sandokanit derrmuan Forcat serbe zmbrapsen helikoptere dhe tankse serbe ku u vrane dhjetra polic e ushtarak serbosllavë.
UÇK-ja projekti i Enver Hoxhes dhe LPK-se legjendare ishte dhe mbetet ushtria me e paster clirimtare ne bote , nami i saj nuk do harrohet kurre ka hyre ne analet e historise boterore .
Lufta jone atdhetare e cila beri realitet lirine e Kosoves dhe viseve te tjera me simotrat e saja UCPMB -UCK [Kombetare ].mbetet ajka jone maja e ajsbergut .
Por kjo lufte liridashese Clirimtare u anatemua shume nga mbeturinat jugosllave te LKJ-LDK se , dhe u abuzua shume nga matrapazet dhe profiteret qe dikur paten pozita me rendesi ne te .
Lufta jone atdhetare duhet te mbrohet me ligj ashtu sic bene kroatet per luften e tyre ku me fanatizem e mbrojne ate .
Edhe ne parlamenti i Kosoves duhet dalim me rezolute per njohjen dhe mbrojten e luftes Clirimtare nga Falangat vendore dhe nderkombetare .
Para 20 viteve u krijua kjo Ushtri Lapidare dalezotese e atdheut per te mbrojtur Kosoven kete krahine Shqiperie , per ta ruajtur substancen shqiptare perballe gjenocidit serbofashiste
Luftuam se edhe Europa mbyllte syte , heshte fituam se zhvilluam lufte te drejte Clirimtare e fituam simpatine boterore te Amerikaneve dhe paktit NATO .
Qe turpi te jete me i madh Bota me hafijet dhe genjeshtrat serbe atakuan luften tone te drejte , edhe Haga na ndodhi edhe proceset ne Kosove e sot kemi Komandanta te Luftes ne burgje e kriminelet serb ne liri .
Drajfusi po ndodh edhe te ne si ne France dikur ?
Clirimtaret anatemohen persekutohen shantazhohen nga media shqipefolese , gjuetia e shtrigave nuk di te ndalet ndaj bijeve e bijave me te mira te kombit .
Kur atdhetaret luftonin , bartnin arme kur ilegalet kalonin kufijte nga Shqiperia ne Shqiperi , atehere kur ne luftonim ti heqnim prangat atdheut , ajo klasa politike nenshtruese bashkesundimtaret e Millosheviqit gogolet pacifiste thurnin etiketime ndaj nesh , kur Djemte tane godisnin Serbine dikush pinte raki ne Velani .
Kur kufijte pergjakeshin , dikush bente sehir pseudoelitat akademiket e atakonin luften e atakojne edhe sot mbetjet inerte jugosllave .
Lufta jone Titanike duhet mbrohet me ligj , profiteret matrapazet zuzaret e te gjitha ngjyrave politike duhet denohen per abuzim te saj .
Lavdi Deshmoreve ,Rrofte Ushtria Çlirimtare e Kosovës - UÇK-ja