23 Dhjetor 2024

Mbi të gjitha vetëdijësimi e përgjegjësia

Shkruar nga Zejdush Kastarti

Shkalla e vetëdijes e përcakton përceptimin e së vërtetës. (Andrej Pangos)

Pas takimit të ditës së hënë, të Kryeministrit Hashim Thaci, me Zëvëndëskryeministra, ministra dhe sekretarë permanent të Qeverisë së Kosovës, opinioni u njoftua se i pari i Qeverisë,në këtë takim, ka kërkuar nga gjithë varësitë e tij, që brenda një afati sa më të shkurtër, të përgjigjen në pyetësorin për studimin e fizibilitetit, e që sipas  përmbajtjes që përbën ky raport , mbi 45o pytje që ngërthen ky dokument i Bashkimit europian, llogaariten se ky është “brumi” kryesorë, që duhet të përgatitet, e ti afrohet, si dëshmi, pikërisht Këshillit të Bashkimit Europian, i cili, në shkurt të këtij viti, pat mbështetur fillimin e studimit të fizibilitetit për Kosovën.
  
Në këtë takim, u fol, edhe për data  konkrete, kurse afati kur ky raport duhet ti dorëzohet Bashkimit Evropian, u përmend  8 qërshori, apo vetëm 1o ditë diferencë, para se Misioni faktëmbledhës, i kësaj trupe Evropiane, pritet  të vizitojë Kosovën,për tu bindur me fakte, lidhur me të dhanunat e cekura, në përgjegjiet e këtij pyetësori, nga pala kosovare.
  
Rëndësia e këtij takimi, në veqanti parashtrimi i obligimeve për qeveritarë e pushtetarë, ska dilemë, ka peshë dhe është një sinjal i mirë,se më në fund dicka(ndoshta) po lëvizë në drejtimin e duhur,e që mund të ndërlidhet edhe me “kërcënimet” e Thacit ndaj BE,kur është fjala për raportet e saj me Kosovën.
  
Megjithate,shifra prej 45o pytjesh,që duhet ti përgjigjen kosovarët, përmes këtij pytsori,për shumëkend, është një numër jo i vogël, dhe herë- herë, edhe me tema e qështje paksa të pakapshme për mentalitetin dhe realitetin në të cilin po kalon Kosova, por një pyetësor shtesë, edhe më i veqant e më specifik,me edhe më shumë pytje se sa këto që duhet ti plotsojme për BE, është me se e domosdoshme që ti parashtrohet, në përgjithësi shoqërisë kosovare, dhe ate me kushte e kritere shumë më strikte, sepse kështu si po sillemi e veprojmë, jo që jemi largë Evropës, por më shumë, po shkojmë, kah modeli i Kolumbisë.
  
Vrasjet e shtuara që po na përcjellin në tërë Kosovën, për motive herë-herë shumë banale, kërcënimet e zhvatjet, papërgjegjësia në punë e joprofesionalizmi karshi klientit apo banorit(jo qytetarit),revanshizmi, e të mos flasim për keqëmenagjimin e keqëpërdorimet, por edhe për shumë fenomene tjera devijante, do të ishte mirë, që jo vetëm Kryeministri, por edhe liderët tjerë institucional, por edhe ata jashtëinstitucional,që urgjentishtë, të përpilonin një lloj pyetësori, që do ti drejtohej tërë popullatës kosovare, që të zbatonin me veprime konkrete, dhe ate, jo për të plotsuar kërkesat e BE,por për të kryer, detyrat tona të shtëpisë.
  
Më konkretisht,është koha, që të kërkohet, që në këtë Kosovë, cdo kush të sillet konform rregullave dhe normave, jo vetëm që rregullohen me ligje aktuale, apo duke u bazuar në ato që na caktojnë mekanizmat ndërkombëtarë,por të ngritet në radhë të parë, vetëdija dhe përgjegjësia, dhe ate, nga niveli qëndrorë, e deri tek banori i thjeshtë i këtij vendi.
  
Po ditën, kur Kryeministri Thaci, mbajti takimin me stafin e gjërë qeveritarë, ishte rastësi apo kooncidencë,në një takim tjetër juristësh,gjithashtu në Prishtinë, ku ishin prezentë profesorë Universiteti, pastaj deputetë e njohës të sferës juridike, nga një diskutues u dhanë shifra që flasin se mbi 6o për qind të qeveritarëve, janë shkelësin më të mëdhenjë te Kushtetutës aktuale të vendit, dhe me shumë te drejtë po në këtë takim, nga njëri profesor, u cek se në luftë, “janë patriotë ata që sakrifikojnë cdo gjë për clirimin e vendit,kurse në paqe,patriot janë ata që nuk e shkelin,por e respektojnë Kushtetutën”.
 
Në radhë të parë, vetëdijsimi dhe përgjegjësia e diciplina në punë, janë kriteret bazike me të cilat do të reflektonim një atëdhedashuri për shtetëndërtim, vërtyte të cilat do të përcilleshin edhe tek të rinjët e fëmijët tanë, por patjetër, edhe tek devijantët e injorantët.
  
Pra, ti parashtrojmë detyra konkrete në radhë të parë vetëvehtes, dhe për neve, e jo vetëm kur na kërkojnë ndërkombëtarët, apo sa për tu bë pjesë formale e BE-së, sepse as liberalizimi i vizave, por as benefite tjera që parshihen në rast afrie, familjes evropiane, nuk na bëjnë nderë, nëse nuk jemi vetëvetja, dhe ata që vertetë duhet të jemi, e që do të dalloheshim,pse jo për së miri, edhe nga ata, që ne kaherë u kemi lakmi.
  
Në mesin e 45o pytjeve që parashehë pyetësori i BE , e që duhet përmbushur Kosova ,njëra ndër pytjet është edhe qështja e qebaptoreve,restoranteve e kafiterive të shumta që ka në tërë Kosovën,por kriter esencial që është vështirë, që mund të na monitoroj dhe verifikoj BE-ja, është fakti, se ne duhet të krijojmë një vetëdije dhe përgjegjësi, edhe tek kamarierët dhe shërbyesit e këtyra lokaleve, që të mos i “dhurojnë”klientëve pështymë, në makiatot që poroisin, nëse ndonjëherë,ata janë paksa nervozë, apo impulsivë, kur i porosisin, apo kanë vrejtje në shërbime e tyre.
  
E njejta gjë, duhet të vlej, edhe për qeveritarë të shumtë e zyrtarë tjerë institucioinesh te Kosovës,por edhe fermerë e kategori tjerë përsonash, që më tepër janë të prirur të aplikojnë, revanshizëm,inate e përbuzje, kur ata janë objekt kritikash e vërejtjesh për (mos) punën që po bëjnë, me cka , drejtëpërdrejt po dekurajojnë, po pengojnë dhe po reflektojnë  frikë, iritim,ngecje, paaftësi e primitivizëm,por edhe veprime tjera, që nuk përkojnë me as një normë, qoftë juridike, qoftë me ligjet e aplikushme në Kosovë,por edhe në BE, por gjithësesi, as me vlerat morale, të një shoqërie, të mirëfilltë e të civilizuar.që po pretendojmë ta krijojmë.. 
  
Fundja- fundit,pyetsori për studimin e fizibilitetit, është parakusht për aranzhmane eventuale, që duhet përmbush kosovarët,por një gjë është shumë e qartë dhe dihet botërisht, se Evropa me mekanizma të saja të  shumta, që herë-herë, quhen këshillëdhënës, apo si monitorues, por shumë herë edhe detyrues për institucionet kosovare, që nga paslufta, janë në Kosovë,dhe nuk mund të lavdërohen se ishin shembull i zhvillimeve pozitive, por fatkeqësisht edhe i zhgënjimeve e premtimeve që nuk po i dihet dhe shihet fundi.

Të marrim obligime dhe përgjegjësi,jo për të kënaqur dikend jashtë, por, për të ndërtuar një shtet funksional, me cka edhe do të tregonim edhe Evropës, por edhe të tjerëve, se në radhë të parë është shteti ynë, e pastaj vijnë joshjet apo lakmitë, që mund ti kemi për të jetuar si të tjerët.
  
Mbi të gjitha, edhe si kolektivitet, ne dallohemi nga të tjerët,por është mirë,të dallohemi, në aspektin pozitivë, e jo si.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)