27 Dhjetor 2024

Mbi bazën legale të marrëveshjes së opozitës në aspekt krahasues

Shkruar nga Durim Berisha

Se ndarja e pushtetit (jo pushteteve) mbetet një sfidë për demokracinë në Kosovë dhe se pamundësia për të pranuar humbjen po dëshmohet në këto momente kur partitë të cilat u renditën pas Koalicionit fitues (të zgjedhjeve) befasuan opinionin me marrëveshjen e tyre për të i dhënë zhvillimeve një kahje tjetër.

Përderisa përfaqësuesit e partive në vend, secili nga këndi i cili e paraqet prognozën e tyre matematikore të saktë, përdorin aktin më të lartë Juridik në vend si referencë të tyre.

Prandaj shkurt do të mundohemi të japim një pasqyrë të praktikave të tjera, në shtetet në të cilat madje njihet edhe  e ashtuquajtura “qeveria e pakicës”, praktika këto të cilat janë karakteristikë e sistemeve parlamentare.

Qeveria e Pakicës të cilën e hasim në Republikën e Gjermanisë, nënkupton qeverinë e cila formohet nga përfaqësuesit e “Fraksionit Parlamentar” të një krahu të caktuar politik i cili matematikisht nuk ka siguruar mbi 50% të ulëseve në Parlament.

Është i rëndësishëm ky definim për arsye se termi “Franksion” i cili i përgjigjet definimit të “grupit parlamentar” në praktikën dhe legjislacionin tonë, nënkupton krahun politik (parti apo koalicione).

Definimi i tillë e mundëson ta sqarojmë kuptimin e shumicës së përfaqësuar në Kuvend, pasi nëse i referohemi termit parti, atëherë do të krijoheshin situata konfuze të cilat do të pamundësonin pasqyrimin e pastërt të forcave politike në organin legjislativ të vendit, pasi ky definicion përfshin edhe partitë joparlamentare. Përderisa termi Fraksion nënkupton vetëm grupet parlamentare të përfaqësuara në Kuvend.

Në situatën e cila na është paraqitur tek ne do të ishte shumë lehtë të sqarohej kjo situatë sikur të mos ishte komentari i kryetarit të Gj.K. Enver Hasani sipas të cilit në bazë të termit “fitues” në Nenin 95 të Kushtetutës së Kosovës, nënkuptohet partia apo koalicioni që ka fituar zgjedhjet.

Mirëpo, një definicion i tillë nuk është në harmoni me praktiktën të cilën e hasim në vendet me sistem parlamentar, sepse dallimi i lartëpërmendur mes partive joparlamentare dhe atyre të përfaqësuara në parlament është i një rëndësise esenciale.

Detyrueshmëria e respektimit të këtij interpretimi do ta shndërrontë Kosovën në një shtet të ngjashëm me “Rajhun e Tretë” kur vetëm një komentar ishte i obligueshëm për tërë republikën dhe ishte i ndaluar çfarëdo interpretimi tjetër.

Sepse sistemi demokratik nënkupton sundimin e shumicës dhe jo sundimin me çdo kusht të partisë fituese në  zgjedhje e cila ka fituar rreth 30% nga numri total i votuesve.

Në bazë të rregullorës së Kuvendit deputetët mund të formojnë grup parlamentar sipas përkatësisë së tyre partiake ose të përcaktimeve programore.

Në bazë të kësaj, Presidenti i vendit do të i referohet grupit parlamentar i cili paraqet grupin parlamentar më të madh në Kuvend për të propozuar Kryetarin e Kuvendit, me të njejtën logjikë kjo nënkupton edhe procedurën për propozimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

Pra Kushtetuta e Kosovës po plotësohet nga rregullorja e Kuvendit, rregullore e cila ka përfshirë parimet dhe standardet kushtetuese të vendeve me një histori më të gjatë të parlamentarizmit.

Nga kjo që u tha shkurtimisht, del se e vetmja zgjidhje për të i dhënë bazën legale marrëveshjes se përfaqësuesve të partive opozitare është formimi i grupit parlamentar të përbashkët i cili do të kishte numrin më të madh të deputetëve në Parlamentin e Kosovës, sepse në çfarëdo forme tjetër (duke u paraqitur si grupe të veçanta parlamentare) nuk do të mund të zgjidhnin as Kryetarin e Kuvendit e lëre më të formonin qeverinë.

Për fat të keq ekspertët kushtetues për momentin i kemi anëtarë të partive kundershtare, prandaj interpretimet e tyre janë më tepër subjektive dhe të ngutshme pasi cenojnë interesat e partive që përfaqësojnë dhe nuk kanë pasur një çasje objektive.

(Autori është në përfundim të studimeve të Magjistraturës në Universitetin Konstanz në Gjermani në drejtimin e të Drejtës Kushtetuese Gjermane)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)