Mbetshim pa këta patriotë

Shkruar nga Avni Tafili
Disa patriotë, të cilëve iu ngjallen ndjenjat patriotike për kombin vetëm kur dëgjojnë këngë e prej emocioneve të tubuara gjatë manifestimeve të llojit te vet, siç jemi mësuar të shohim, janë ata patriotë që ia fusin kot thuajse sa herë që nxjerrin fjalë nga goja.
Ata nuk i gjen të ndershëm as me familjarët e tyre, as në sjelljet e tyre me fëmijët e të rinjtë tanë, e as me të moshuarit e pleqtë tanë. E spo flas për ndershmërinë për paranë publike.
Na flasin për komb, për atdhedashuri e patriotizëm, e slënë gjë të keqe pa i bërë këtij kombi- vlerave të këtij kombi, traditave të këtij kombi. Duan bijat e këtij të kombi të dalin të zhveshura, i duartrokasin shthurjes morale. Nxisin rininë tonë të shëtisin e të bredhin rrugëve, të bëjnë jetë endacakësh e të paperspektivë. Pastaj flasin me patriotizëm hipokriti për fuqinë e kësaj rinie.
Shkelin me këmbë, e me dhëmbë kafshojnë të mirat e këtij kombi, e na lavdërohen për patriotë, e na dalin në ballë e na futen mes rreshtave, duke predikuar patriotizëm e kombëtarizëm; e kush janë miqtë e këtij kombi e kush armiqtë.
Këtyre vetëm ajo gjuhë e përbashkët me ne u ka mbetur, edhe pse edhe atë gjuhë e kanë njollosur; dhe ai flamur, që ndajmë për simbol i gjithë kombi. Edhe ky prej tyre i njollosur.
Nuk e di çkanë ndonjë gjë tjetër.
Fatkeqësisht po këta janë më të zëshmit! Kanë aq shumë hapësirë, sa edhe rrugën e kanë humbur. Kanë mbetur në mes, hop andej, hop këndej.
Barkun plot me raki, trurin me muzikë, e zemrën me epsh e lakmi, nuk mund të duan as veten, jo më të tjerët. Pikërisht pse patriotizmi ka mbetur në duart e këtyre, e që po i bëhet jehonë injorancës së tyre, kombi ynë mezi po sheh dritë.