Mbështetja e kriminelit krim në vete
Shkruar nga Dr. Shefqet Krasniqi
Shumë herë kur flitet për kohët e kaluara mendohet se ato kanë qenë më të prapambetura, atëherë ka mbizotëruar padrejtësia, mizoria, ku i madhi e ka ngrënë të voglin, i forti të dobëtin, e kështu me radhë, duke i futur në një thes të gjitha shoqëritë dhe sistemet e kaluara.
E në anën tjetër kur flitet për kohën bashkëkohore, kohën kur ka përparuar shumë shkenca dhe teknologjia, flitet sikur edhe njerëzit janë bërë më të mëshirshëm ndaj njëri tjetrit dhe se drejtësia është më e madhe sesa më parë dhe se çdo gjë është më e rregulluar sesa në të kaluarën. Natyrisht ata që mendojnë diç të tillë e kanë shumë gabim dhe atë për disa arsye
1.
Shkenca dhe teknologjia nuk e nxjerrin njeriun nga natyrshmëria e tij në të cilën ai është krijuar. Njeriu si njeri, si qenie biologjike në vetën e tij ka shumë cilësi e veçori. Ai ka cilësi të engjëjve, ka nevojën dhe dëshirën e tij për të bërë mirë, për ta parë tjetrin mirë, për ti mëshiruar të tjerët, i urtë dhe i butë etj. E kur ai gjendet në këtë situatë, ai ngjason me engjëjt, për këtë edhe thuhet: Filani i urtë e i butë si melaqe. Por në anën tjetër ai ka edhe cilësi të djallit të mallkuar, ka dëshirën e tij për ti parë njerëzit keq, për ti përçarë ata, për ti futur më konflikte e lufta, për ti bërë ata ta ndjejnë vetën mendjemëdhenj, etj.
E kur ai njeri ka ndonjë cilësi të tillë, ai i përngjanë dreqit të mallkuar, për atë arsye edhe populli thotë: Filani është si dreq i mallkuar. Njeriu ka edhe cilësi shtazarake, ka epshet e tija, për përmbushjen e të cilave shpeshherë nuk zgjedh metodë. Tamam si shtaza, zaten edhe populli thotë: Filani është si kafshë, nuk shikon hallall e haram, e drejt apo e pa drejt, e tija apo e huaja, me rëndësi është ti ngopë epshet e tij. Njeriu ka edhe cilësi apo veçori të bishave të egra, ka mllefin, inatin e tij dhe jo rrallë herë ai mundohet ta shqyej me dhëmbë kundërshtarin e tij, tamam siç vepron bisha e egër ndaj gjahut të saj. Për atë arsye është edhe fjala e urtë greke Njeriu për njeriun është ujk.
Po të nderuar, të gjitha këto veçori i ka njeriu, i ka pasur njeriu i hershëm, e ika edhe i sodit. Shkenca dhe teknologjia nuk e kanë zhveshur njeriun nga këto cilësi të cilat i posedon njeriu, e as që mund ta zhveshin bile, ngase shkenca nuk merret me këto çështje, bile ajo nganjëherë i ndihmon njeriun në realizimin e këtyre ndjenjave që i posedon në vetën e tij.
Përderisa më herët shkenca ka prodhuar një shpat me të cilën njeriu ka vrarë një apo dhjetë veta në ditë, sot prodhon armë të rënda me të cilat brenda një minute vret me qindra njerëz. A nuk është kjo e vërtetë? Por ajo çka merret me ato vese a veçori të njeriut është edukata, karakteri, morali, është feja, bindja shpirtërore e cila ka për qëllim që njeriut tia kultivoi sa më shumë cilësitë e mira dhe tia luftoi e bëjë të urryera cilësitë e këqija. Për atë arsye njeriu sa më afër qiellit, sa më i edukuar shpirtërisht, aq më i butë dhe më i mëshirshëm ndaj vetës dhe të tjerëve.
2.
Ata që mendojnë diç të tillë nuk e njohin, apo nuk donë ta njohin historinë e së kaluarës dhe së tashmes. Është e vërtetë se shumë shoqëri kanë qenë të tilla, por jo edhe ato shoqëri që kanë pasur për program jete sistemin qiellor, ngase bota asnjëherë nuk njeh pushtet e shoqëri më të mëshirshëm e më të butë, në veçanti ndaj të dobëtit, sesa shoqëria Islame.
3.
Masakrat serbe në Bosnje e Hercegovinë në fund të shekullit të kaluar, e më pas ato në Kosovë, masakrat evreje çifute në kampin palestinezë Sabra e Shatila, dhe shumë të tjera nuk janë bërë në kohën e gurit. Pastaj urinimi i ushtarëve amerikanë mbi kufomat e të vrarëve afganë, e prerja e gjymtyrëve të çeçenëve nga ushtarët rus dhe shumë masakra e krime tjera të cilat bëhen sot nga shtetet e zhvilluara, e mos të flasim për krimet individuale dhe atyre të bandave të ndryshme, ngase ato nuk kanë të ndalur.
Të gjitha këtyre krimeve nuk iu ka munguar shkenca e teknologjia, bile ata me shkencë e teknologji i bëjnë tona atu krime me më shumë lehtësi. E tërë kjo vërteton atë që cekëm në fillim se njeriu i sodit është sikur ai i djeshmit, aspak nuk ka ndryshuar. Ai ka dashur, edhe ky do, ai ka urryer, edhe ky urren, ai ka mëshiruar, edhe ky mëshiron, ai ka vrarë, edhe ky vret, ai është sëmur e ka vdekur, edhe ky sëmuret dhe vdes, e kështu me radhë.
4.
Ajo çka u pa para pak ditësh në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara e cila ishte caktuar për ta kundërshtuar vazhdimin e luftës së pushtetit sirian kundër qytetarëve të saj, me çrast Kina dhe Rusia përdorën veton kundër, ishte një argument shumë i fortë se bota ende vuan shumë nga padrejtësi të mëdha. Ata nuk dinë ta mëshirojnë të dobëtin, për të mos thënë se argëtohen duke parë se si vriten e masakrohen me qindra njerëz brenda një nate.
Kanë mundësi ta ndalojnë një gjë të tillë, por nuk duan. Vërtetë njeriu për njeriun mbetet ujk. Ai kënaqet kur arrin ta shqyej e copëtoj tjetrin, apo kur e sheh tjetrin se po e ha shokun e vet, kënaqet duke shikuar sikur shikuesit në arenë. A ka turp më të madh sesa atë që kanë bërë ato dy superfuqi gjatë asaj mbledhje?! Të zezës i thanë e bardhë, krejt bota e quan të zezën të zezë, ndërsa ato dy shtete i thanë e bardhë! A nuk është përkrahja e krimit krim në vete!? A nuk është krim ajo çka bënë ato dy shtete para tërë botës dhe atë me krenari bile?! Imagjino shtete të cilat synojnë ta sundojnë tërë botën, shtete të cilat janë ndër më të zhvilluarat në botë! Ja drejtësia e tyre, mëshira e tyre ndaj të dobëtëve!
Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e injorancës para ardhjes së Islamit tek arabët. Ata nuk kanë pasur aspak shkencë e as teknologji, ata nuk kanë ditur më shumë sesa devenë e tyre, shkretëtirën, me ngrënë e me pi dhe kaq, por kur ka ardhur tek ta ndonjë përfaqësues i ndonjë kabile (fisi), apo ndonjë individ dhe ka kërkuar mbështetje a përkrahje, asnjëherë nuk e kanë zhgënjyer, nuk e kanë kthyer thatë, bile ka ndodhur kur kryeplaku i ka marrë tërë meshkujt e fisit të tij dhe ka dalë në ndihmë të fisit tjetër, pa asnjë interes, pos ndërgjegjes që kanë pasur dhe ndjenjave të tyre se të dobëtit duhet ndihmuar, kushdo që të jenë ata.
Këtë cilësi të mirë e kanë cekur nëpër poezi të shumta që na kanë ardhur që nga ajo kohë, por edhe Islami pasi ka ardhur ua ka përkrahur shumë dhe i ka stimuluar myslimanët që gjithmonë të qëndrojnë pran të dobëtit, kushdo qoftë ai, mysliman e jo mysliman, qytetar apo pushtetar. Ebu Bekri Halifja i parë pas Muhammedit [alejhis salatu ves selam] ditën që erdhi në pushtet mbajti një fjalim dhe mes tjerash tha: O ju njerëz! Jam zgjedhur i pari jush, por nuk jam më i miri i jush... dijeni se i dobëti tek ju, është i fort tek unë derisa tia marr hakun nga i forti i tia kthej të dobëtit...
Kjo drejtësi e Islamit nuk i përjashtoi as armiqtë, dhe ja çfarë na thotë Allahu i Madhëruar:
O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të All-llahut, duke dëshmuar të drejtën, dhe të mos u shtyjë urrejtja ndaj një populli e t\'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë. Kini dro All-llahun se All-llahu di hollësisht për atë që veproni. (el-Maide: 8)
Kjo është drejtësia e Islamit, e ajo është drejtësia e kinezëve budistë dhe rusëve ortodoksë. Ata nuk ngurrojnë ta përkrahin kriminelin i cili ka vendosur ta zhduk nëse është nevoja një popull të plotë vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet. Krimineli i biri i kriminelit, vetëm në natën e së shtunës, ditën e xhumasë në mbrëmje ka vrarë më shumë se treqind veta e mbi një mijë të plagosur dhe atë në një qytet Hims, shumica dërmuese e të cilëve gra, fëmijë dhe pleq.
Rusia dhe Kina e kishin përkrahur edhe më herët babanë e kriminelit, Hafidh Esedin, apo kishin heshtur plotësisht ndaj masakrës së pushtetit të tij i cili në shkurt vitin 1982 për 27 ditë radhazi bombardoi dhe masakroi banoret e qytetit Hama, në Sirinë qendrore, ku flitet se numri i të vrarëve e të masakruarve ka arritur deri në dyzet mijë, ndërsa mbi njëqind mijë të shpërngulur jashtë shtetit të cilët edhe më tej nuk guxojnë të kthehen në shtetin e tyre.
Ai ishte babai i tij, i cili ishte mik dhe aleat i fort, i pushtetit rus dhe atij kinez, dhe ja ky tash është biri i tij i cili për dhjet muaj radhazi vret e masakron njerëz, ku numri i vrarëve gati se ka arritur dhjetëmijë, e nëse nuk e ndal bota ai do të vras edhe dhjetëra mijëra të tjerë. Dhe krejt këtë krim e bënë para syve të botës ndërsa kinezët dhe rusët thonë: Nuk bën ta dënojmë, por duhet zgjedhur metodën e debatit e bisedimeve.
Nejse, le ta përkrahin krimin, nuk kanë faj ata, faj kanë shtetet islame, të cilat nuk shkëpusin menjëherë çdo marrëdhënie me ato dy shtete të cilat e përkrahin krimin. Nuk kanë faj ato sepse i kanë gjetur myslimanët më të përçarë e më të shkapërderdhur se kurrë më parë. Le ta shfrytëzojnë këtë situatë dhe këtë gjendje, vetëm se Vallahi ka për të ardhur dita kur edhe kinezët dhe rusët kanë për ta paguar këtë krim.
Zoti nuk harron, Ai është i gjallë dhe i sheh, dhe, siç thotë populli, historia është rrotë sillet andej e këndej. E do vijë koha kur edhe ata do kërkojnë mbështetjen dhe përkrahjen e myslimanëve, por muslimanët nuk kanë për tiu ndihmuar. Ata përkrahën edhe Serbinë gjatë gjithë krimeve që i bëri në ish-Jugosllavi, ata përkrahën me të madhe edhe pushtetin e Gadafit i cili masakronte civilët. Ata i ka zhveshur Allahu nga ndjenjat njerëzore, ua ka nxjerr mëshirën ndaj të tjerëve.
E më thoni ju lutem a paska ndryshuar njeriu si rezultat i shkencës dhe teknologjisë, apo na qenka ai i njëjti siç ka qenë edhe më parë? Andaj pajtoni me mua në atë që ceka më lartë. Pajtoni gjithë ashtu me mua se shkenca dhe teknologjia nuk e ka bërë aspak njeriun të ndryshojë, mirëpo e ka bërë që të ruhet më shumë, të ketë kujdes më të madh, sepse zbulohet më lehtë sesa më parë.
Bile smund ta fsheh fare krimin dhe e di që të tjerët kanë për ta kritikuar posa ta kuptojnë, e ndoshta edhe për ta sulmuar e luftuar, siç ka ndodhur me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë e më pas edhe në Libi. Serbët edhe më parë kanë bërë krime kundër njerëzimit, kanë prerë e masakruar, por nuk e ka marrë fort vesh bota, sepse nuk ka pasur teknologji informative për ti treguar botës se çka po bëhet, të njëjtat i përsëriti në fund, por u zbulua, e kundërshtua dhe u luftua.
Përndryshe krime atëherë e krime tash. Allahu i çliroftë muslimanët e Sirisë ashtu siç i çliroi myslimanët e Tunisit dhe Egjiptit dhe çdo popull tjetër kudo qofshin dhe çfarëdo qofshin të cilëve ju bëhet pa drejtësi në këtë botë. Zoti na bëftë nga ata që i mëshirojnë të dobëtit e të ligët, amin dhe deri javën tjetër me një temë tjetër selam alejkum.