26 Dhjetor 2024

Mbajtja me dhunë e UP-ës, krimi i organizuar

Shkruar nga Asllan Dibrani
 
Politika dhe mosdija janë faktorët që po e përdhosin dhe shkatërrojnë UP-n. Me, apo pa vetëdije,  disa profesorë janë bërë argatë të plagjiaturës,   vjedhjes, korrupsionit dhe biznesit me shitblerjen e diplomave.

Kështu e kanë kthye UP në një vend ku tregtohet më shumë,sesa studiohet. Ka 20 vite që UP-ës, po çalon dhe tani është "ndalur"tërësisht. UP-ës duhet të shpëtohet dhe të ringjallet qysh ishte nga viti 1970 e deri më 1990 dhe të luaj rolin vendimtarë në arsimimin dhe edukimin arsimor shkencorë të rinisë sonë,   intelektualëve dhe profesorëve .

-Arsimi është baza e shtetit dhe këtë bazë, duhet ta ruajmë,kultivojmë dhe ta çojmë përpara. -UP-ës të lirohet nga Dr,Mr dhe Prof-at falsifikues të cilët po i japin një imazh të keq edhe vet Kosovës.Ky Universitet ka rënë "kurthe" e krimit të organizuar kundër "Dijes,  Shkencës,  Artit dhe kulturës".

- Ngufatjen e universitet të Prishtinës kush e bëri ? Shumë zëra mbesin nën hijen e paraqitjes publike deri sa dikush, po i kap për veshi me dëshmi dhe fakte për malverzimet dhe lojërat paraprake deri të demonstrimi arrogant ne cilësinë e pashallarëve analfabet në Universitet.

Ky avaz nuk lindi dje, ky ishte shumë ma herët dhe turpi nuk ka brirë, as tupan,   as pasqyrë që ta shihnin vetën se ne c'pozitë e kanë sjellë shtresën ma të shtrenjtë. Studentët janë ata që ju paraprinë shumë proceseve shoqërore në gjithë botën.

Janë shtresa qe i hulumton parregullsitë qe i serojnë klanet partiake, grupore,  apo edhe ato qeveritare. Publikimi përmes mediave tërë ditën qe pamë skena të dhimbshme nga përleshjet studentët e maletretuar dhe të diskriminuar në kërkesat e tyre për ta mbrojtur interesin shoqëror me dije e jo me improvizime.

Nga pavetëdija,   korrupsioni dhe plagjiatura, përmes këtyre skenave faktike e përjetuam që disa ditë terrin psikologjik, kur në shumë momente shikuesi, vetëm me lot në sy mundet me shoqëruar mllefin kur shef skena aq armiqësie në mes studentëve dhe policisë qe janë njerëzit tanë,   uniforma e jonë e përfituar me gjak!

Me shekuj u ballafaquam me pushtuesit tanë ta kemi Universitetin edhe këtë me gjak e përfituam, qe të ulen ma të mirët aty për ta nxënë "dijen dhe luftuar padijen". Ta kemi policinë ta mbroj rendin e jo ta mbroj pa dijen që ju servohet sot nga qeveria aktuale!.

Lufta jonë ishte ta kemi Ushtrinë qe ta kemi në mbrojtjen e sovranitetit të vendit e jo ta diskriminojmë me krijimin e hutime se kujt ti jap krahun,   plagjiaturës, korrupsionit,   profesorëve me diploma të vjedhura edhe me ato falëse apo vlerave të dijes shkencës dhe teknologjisë.

Universiteti,   Policia,   Ushtria,   arti,   kultura janë ardhmëria dhe krenaria e kombit tonë andaj ti ruajmë,   ti kultivojmë me dije e jo pa dije,   ti ngrinim me dije shkencë dhe djersë e jo pa të.

Skandali i mbrojtjes se një krahu të qeverisë dhe të disa partive mosdijen dhe mos diferencimin ndaj tyre, po bien në prova se a kemi vërtet qeveri të shëndoshë për të menaxhuar shtetin nga e mira, që mos me qu popullin drejt një qorrsokaku.

-Protestat ishin shumë demokratike dhe po protestohet për çështje parimore e intelektuale qe e duan një Universitet me renome, vlera dhe rregulla si ato evropiane.

Me kalimin e kohës durimi po humb,   mosbesimi në Dekanatin dhe pjesës përbërëse të tij ma, janë të dyshimta edhe pë popullin dhe djemt e tyre e jo sy fyen puntori i universitetit "Dr.profesor Milazi Krasniqi, me falni nese harrova nsdonje titull te tij qe kurre nuk kam degjuar qe ka pase titull Dr. i cili i quajti studentët protestues “Bijë të Shkinave”, është një turp,   apo akademik Rexhep Qosja që dënon krahun e protestuesve dhe shumë analiste qe mbajnë krahun e pozitës.

Po, shumë parti dhe politikan kanë rëne në zgrips të interesit dhe e mbrojnë të keqën. Është një fjalë popullore "mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë",   pra lind pyetja përse nëse është kështu,   Qeveria dhe disa parti tjera i frikësohen një analize të shpejt kush është profesor i njëmendët le të mbesin,   kush është falës le të ndëshkohen dhe largim sa ma të shpejt nga uzurpimi i vendeve të huaja në UP -ës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)