Maskimi i problemit madhor
Shkruar nga Xhevat Meha
Nuk është problem madhor heqja e
tarifës. Një vendim i qeverise për suspendim te përkohshëm dhe
sanksionet nga SHBA hiqen. Problem madhor është turrja e Hashimit për te
udhëhequr me bisedimet.
Ky nuk bene te udhëheq me bisedimet. Ne vazhdimësi ka demonstruar përçarje e konfliktualitet, ne vazhdimësi ka
shty përpara agjendën e interesave te Serbisë ne Kosovën e pasluftës se
fundit.
Hashimi duhet qe kufizohet ne rolin kushtetues qe ka, e
qe ky rol eshte qe te kete nderin dhe previlegjin te neneshkruaj marrëveshjen e arritur nga negociatat e ekipit negociator te udhehequr
nga Kryeministri. Keshtu e përcakton Kushtetuta e Kosovës.
Sa
shpejt shume individ harrojn per cka kane votuar. Qendrimi politik edhe i
VV-se edhe i LDK-se edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve ka qene qe
tarifa do te hiqet e do te zevendesohet me reciprocitet.
Tani versulen pse reciprocitet! Serbia ende nuk ka bere asnje levizje, se do qe te fitoj terren politik pa dhene asgje.
Nuk
do te levize kur eshte e sigurte se tarifa hiqet pa ndonje pasoje per
Serbine, Une jam per at qe tarifa te mbetet keshtu si eshte, qe Kosova
te rezistoj sanksionet nga SHBA derisa Serbia te levize.
Edhe kur
ka qene Rugova prijësi numër një ne Kosove, ka patur raste kur pale te
ndryshme nga institucionet amerikane kane kerkuar dicka e ky nuk i ka
perfille. Ne fund ka dale se Rugova ka patur te drejt.
Kjo vjen
nga fakti se Amerika udheheqet nga shume institucione dhe shume nivele.
Individet qe kane punuar afer me Rugoven i dijne keto raste dhe eshte
mire te flasin.
Edhe po te dojne nuk kane fuqi, as Albini, as
Vjosa, as Albini me Vjosen, as VV, as LDK, as VV bashk me LDK qe te mund
te armiqesojn Kosoven me SHBA dhe perendimin.
Vullneti i
shumices se qytetareve te Kosoves garanton paprekshmerin e marredhenieve
Kosove-SHBA, dhe kete e dijne Albini dhe Vjosa.