22 Dhjetor 2024

Martesa e gabuar!

Shkruar nga Adrian Kamberi



Diku në një vend të varfër jetonin një djalë dhe një vajzë, të cilët kishin një urrejtje të madhe ndaj njeri-tjetrit. Vajza ishte më e madhe por shumë aventuristë, ndërsa djali ishte më i ri por shumë lakmitar dhe i urrente që të gjithë!

Një ditë prej ditësh prindërit e tyre (paraja) vendosin që t’i martojnë së bashku, dhe kështu ndodhi, ata u martuan dhe filluan të jetojnë së bashku, pas pak kohe ata thanë se linden një fëmije të cilit ja dhanë emrin Kosovo, të gjithë u gëzuan.

Por, ky gëzim nuk zgjati shumë pasi që,  fëmija kishte filluar të rritej dhe e vërteta fillonte të dilte në shesh sepse fëmija nuk u ngjate aspak prindërve, ai dukej krejt ndryshe nga ta, gjithashtu fliste krejt ndryshe (flamuri dhe himni).

Dhe sado qe mundoheshin ta fshihnin të vërtetën ishte e kotë se tani këtë të vërtet të hidhur e kishin kuptuar që të gjithë, madje me kalimin e kohës u gjinden edhe prindërit e vërtet të fëmijës, ata ishin të huaj e quanin vetën ndërkombëtar njeri thirrej Evropë e tjetri Amerikë.

Edhe pse kishin vendosur të jetonin së bashku edhe pse kishin gjithë këto probleme ata assesi nuk gjenin rahati mes veti, shpesh herë grindeshin edhe për gjerat më të imta që në sytë e popullit dukeshin shumë qesharakë.

Burri edhe pse më i vogël me vjet por me i fuqishëm se gruaja, shpesh herë e injoronte gruan e vetë, nuk i interesonte për të fare, vetëm atëherë kur kishin ndonjë interes të madh (tender), por, edhe gruaja nuk lente pa ju hakmarrë brenda fuqisë që kishte.

Por gjërat sa shkojnë e behën më keq, një natë gjersa burri po pinte me shoqërinë e vjetër në një kafe të quajtur “Zanzi Bar”, vendos me u nda nga gruaja, dhe ja dërgon një mesazh më pak fjalë dhe i thotë:

“Prej sot unë e ti nuk jemi më bashkë”, për arsye se gruaja kinse e paska tradhtuar burrin... por me qortimin e prindërve (parasë) ata vendosnin mos me u ndarë.

E kështu vazhdon kjo histori me plot “vuajtje” e ”sakrifica” për ti ardhur fundi diku ka 3 vjetori i martesës se tyre, ku burri shfrytëzon pushtetin që ja jep “Kanuni”, dhe me plot mençuri ja bënë një gropë të pa dukshme gruas që ajo të del nga shpija e tij, por pa u shkurorëzuar. Dhe kështu ndodhi gruaja largohet kokë ulur nga shtëpia.

Dhe pas pak kohë  gruaja e irrituar teje mase me atë që i bëri burri, vendos të mos rri duarkryq ajo vendos për t’u shkurorëzuar nga  burri...

Tani ky burri dhe kjo gruaja të posa shkurorëzuar janë kthyer të familjet e veta dhe duket se po jetojnë të lumtur edhe pse të ndarë  pa dëshirën e familjeve të tyre (popullit), madje pa e “pleqnu”  mirë këtë punë (sipas kushtetues).

Pra, kjo është në pika të shkurtra historia e kësaj qeverie në mes të PDK-së që luan rrolin e burrit dhe LDK-së që luan rrolin e gruas, të cilët na dhanë një film të përzierë mes komedisë dhe trilerit. Por tash pasi që ne e pamë dhe e kuptuam mirë filmin ajo që më së shumti na intereson është se kush në të vërtet është regjisori i këtij filmi?

Në bazë të hulumtimeve të bëra, në rrethin e ngushtë janë 2 grupe regjisorësh:
Të parët që dyshohen që janë ata të cilët në këtë film e falen një fëmije, pra Amerika dhe Evropa.

Dhe të dytët dyshohen të jenë vetë personazhet kryesore ne këtë film (Burri dhe Gruaja), pra PDK-ja dhe LDK-ja.

Gjithë këtë qeverisje (martesë) të gabuar  e pësoi më së shumti populli i Kosovës.
Tash vendi do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme apo të parakohshme dhe deri atëherë kur do të mbahen këto zgjedhje ne do të mbetemi pa institucione falë kësaj Martese të Gabuar.

Pavarësisht se ç’farë zgjedhje do të kemi (të parakohshme apo të jashtëzakonshme), ne populli i Kosovës jemi të dëmtuar, pasi që, nëse shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme përveç PDK-së dhe AKR-së partitë tjera nuk janë askund me përgatitje, LDK-ja ende nuk i ka mbajtur zgjedhjet brenda partisë dhe punët në të janë lëmsh, AAK-ja pret kthimin e Ramush Haradinaj-t,  të cilin padrejtësishtë na e mori Haga, ndërsa LDD-ja pret se ç’farë do të ndodh në LDK. Dhe siç po shihet në skenën politike nuk do të kishte aspak ndryshime.

Nëse shkohet ne zgjedhje të parakohshme dhe ato të mbaheshin vitin tjetër dhe vendi do mbetej pa institucione edhe kjo gjë do ishte në dëm tonin, gjithashtu edhe në dëm të PDK-së, po që mbetet kjo hapësire (kohe) deri ne zgjedhjet e ardhshme 2 partitë rivale dhe ndjekëse të PDK-së mund të forcohen e ta lenë PDK-në në opozitë.

Dhe tash ne si fajtoret kryesor për këtë martesë të gabuar duhet mirë të mendojmë se ç’farë filmi duam që të shohim në të ardhmen, po vjen dita që ne ta marrim në dorë prapë  TV-pilotin dhe duhet të jemi të kujdesshëm se ç’farë  filmi do lëshojmë për 4 vjetët e ardhshme  sepse po që do e lejojmë,  nuk është larg mëndësh që të shohim prapë të njëjtin film, andaj mos të humbin rastin dhe që të gjithë të dalim në zgjedhje, të votojmë për ata të cilët ne duam, ta shohim filmin që ne e zgjedhim.

Pa marrë parasysh nëse ka zgjedhje të    jashtëzakonshme apo të parakohshme, e jona është të dalim në to.


Autori është gazetar dhe ekonomist

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)