24 Dhjetor 2024

Marsi 1981 ditë që filloj rrënimi i themeleve të ish Jugosllavisë

Shkruar nga Asllan Dibrani

Demonstratat gjithë popullore të Marsit dhe Prillit të vitit 1981, shënuan kthesën vendimtare të ndarjes definitive të shqiptarëve të robëruar nga ish- RSFJ- titoisto-rankoviqase.

Hegjemonizmit lakmia,dhe apetit për pushtime të reja kundër tokave shqiptare në formë agresive , Serbisë nuk i mbeti asnjëherë kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë urrejtje me te gjitha mjetet ma te vrazhda të dhunës dhe terrorit kundër shqiptarëve!.

- Ky agresivitet i Serbisë ishte i theksuar kundër shqiptarëve në të gjitha kohërat po si motiv i shkrimit do të jetë pasqyrimi i metodave të saj që i praktikojë Serbia pas ngjarjeve të vitit 1981.

- Demonstratat e vitit 1981 dhe pakënaqësinë e popullit shqiptar ishte  pretekst i se saj që të mobilizoj një  strategji të re antishqiptare. Serbia  u angazhua dhe angazhoj të gjitha forcat e republikave të ish Jugosllavisë duke gjetur formën dhe mënyrën ma  të egër, për t\'i quajtur ato demonstrata, kundërrevolucionare dhe antijugosllave.

Këto ngjarje dhe pakënaqësi qe u shprehen haptas nga  studentet e Universitetit të Prishtinës, profesorëve dhe klasës punëtore ishin për Republikën e Kosovës dhe Pavarësinë e saj nga Jugosllavia.

Kërkesa për krijimin e një republike të shqiptarëve në Jugosllavi, shtrohej si nevojë strategjike e kohës për ta ruajtur identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe për të krijuar parakushte për shkëputje nga Jugosllavia, që ishte bërë një burg i madh i popujve të Ballkanit e ne veçanti i popullit shqiptarë nën Jugosllavi.

Jugosllavo-Serbia reprezaljet e veta i shtriu në diferencimet politik si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht, duke na quajtur si irredentist, nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla, ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende pune, kolektive, siç ishin diferencime në shkolla,fabrika, organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë \"të ndershëm\" qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet ishin të shitur si projugosllav dhe antishqiptar!

Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtonin popullit shqiptarë mjaft në stilin \"Përçajë e Sundo\".

Kaluan shume vite dhe kjo datë u manifestua nga populli liridashës shqiptar,  por me kalimin e kohës sikur po mbetet nën hijen e  njerëzve pushtetar  të Kosovës gjë që  opinioni po e përjeton si dobësi apo një indiferentizëm ndaj atyre sakrificave   të  njerëzve  zëdhënës të Kosovës së asaj kohe, qe shpërthyen demonstratat e 11 marsit të vitit 1981, e që aparatura jugosllave dhe shteti jugosllav shënoj fillimin e shkatërrimit te sajë. Revolucioni e kësaj date ishte  prishja e themeleve të Jugosllavisë se Tito-Rankoviqit qe  pa drejtësisht  e ndihmuar nga fuqitë tjera ja ndanë Kosovën Shqipërisë!

Ngjarjet edhe protestat e studentëve shqiptarë në vitin 1968, ishin vazhdimësi e përgjakshme, por edhe sinjal i mirë drejt ngritjes së vetëdijes së popullit shqiptar nga Kosova për pavarësinë e saj nga Jugosllavia.

Ajo rezistencë vazhdoj edhe në të ardhmen,ku si me intensive ishin ato të vitit 1981 në të cilën iu bashkuan studentëve, profesorëve,dhe intelektualeve po thuajse pjesa dërmuese e popullit shqiptar me një qëllim për ndërrimin e statusit nga një krahinë e cunguar në një Republikë të Kosovës, si e pa varur me ç\'rast aparatura serbe filloj burgosjet, arrestimet dhe diferencimet politike siç cekë ma lartë ndaj demonstruesve dhe popullit në tërësi!?...

Punime artistike me motiv nga burgu i Nishit ,nga piktori Sylë Muja ku paraqet vizitën në burg përmes grilave dhe pamje nga dhoma  në burg me rasti e hapjes se derës nga gardianët e burgut!

Këto ngjarje  u përhapën   në tërë Kosovën gjë qe i prishi imazhin Jugosllavisë artificiale,qe u mundua qe ti fsheh Serbo-Jugosllavia si një lloj pakënaqësie në fillim si pakënaqësi  e studenteve për kushte ,por realiteti shpejt doli ne shesh, se  demonstratat u karakterizuan  politike.

Pas atyre ngjarjeve pasuan  arrestimet e mijëra studenteve , profesorëve dhe intelektualëve  qe u dënuan me shumë vite burg e qe kishim një tretman  te egër në burgjet  ish jugosllave. Në këtë aspekt marsi dhe prilli i vitit 1981, shënojnë njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë.

Po të mos ndodhte ajo që ndodhi asokohe shqiptarët, sot do të jetonin ashtu sikurse jetojnë hungarezët në Vojvodinë, myslimanët në Sanxhak, apo vllehët në krahinën e Timokut në Serbi.

Në kushte dhe rrethana të caktuara lëvizjet nacionaliste shqiptare, u përkrahën fuqishëm atëbotë nga Tirana zyrtare po edhe nga shtypi i huaj qe i ndiqnin ato ngjarje si një organizim i domosdoshëm, ku arriti ta konsolidojë idealin e lirisë dhe ta mbajë gjallë atë, në rrugën e gjatë e të mundimshme të historisë, arriti t’i realizojë me sukses tri luftërat çlirimtare, të cilat u përkrahën nga mbarë shqiptarët atdhedashës dhe nga forcat përparimtare botërore.

Pakënaqësia dhe rezistenca shqiptare nuk u ndal as me këtë masa, por ajo  u indonkrinua dhe e mobilizoj masën  popullore edhe ma shumë qe ne vitet në vijim u formuan celulat e para të UÇK-së e qe u kryen shume aksione guerile në fillim deri sa  doli edhe uniforma ushtarake  në front për ta hequr çizmen serbe nga toka shqiptare.

Në kohën e krijimit të strukturave të para organizative të UÇK-së brenda në Kosovë në të gjitha nivelet komanduese ishin inkuadruar ish të përndjekurit dhe të dënuarit e vitit 1981.

Ata tashmë drejtonin Shtabin e Përgjithshëm, shumicën e zonave Operative, sigurimin sekret, institucionet e para informative të UÇK-së etj..

Shqiptaret zgjodhën  rrugën paqësore dhe atë  ushtarake gjë që përfituan simpati nga bota demokratike në krye me shtetet e bashkuara të Amerikës, po edhe me aleatet tanë realizuam fitoren kundër agresorit serb .

Pamje e një pikture  nga Asllan Dibrani:Politika serbe kishte projekt qe të pastrohet etnikisht Kosova nga shqiptarët duke i përndjekur në formë masive me dhunë e me zjarr sikurese krahinën e Poplicës shqiptare me një territor të pa parë nga Nishi, Vranja, Leskovci, Novipazari , qe u dogjën e u përzunë nga tokat e veta në vitet 1875 e tutje! Diplomacia e re politike, nga lidershipë kosovarë nuk kujtohen ti kërkojnë dëmshpërblim Serbisë për atëherë si kusht i bisedimeve të ma tutjeshme!

Pas humbjes së luftës Serbia u përpoq në forma të ndryshme që mos të pajtohet , por faktori shqiptar u bë ma i zgjuar dhe  shpalli Republikën e Kosovës të pavarur. Kjo pavarësi  disi është e penguar nga faktori i huaj, por edhe ai shqiptar gjë që nuk mundet të cilësohet si shtet i pa varur në tërësi, disi është i cunguar , ku akoma nuk ka sundim ligji në shkallë veni duke u cenuar Mitrovica dhe rajoni i sajë..

Shteti i Kosovës i ka strukturat e veta  por nuk zbatohen sa e si duhet ne aspektin e të drejtës civile as asaj juridike në raport  me  gjendjen aktuale të popullatës në fushën e kulturës po edhe te ekonomisë progresive në përputhje me interesat e popullit.

Numerikisht serbet janë një minoritet i vogël në Kosovë, por me një monopol gjë qe po krijohet edhe tek vet populli  shqiptar një huti!

Shqiptarët janë shpesh  viktimë e tyre  duke u ndihmuar nga të huajt .Këtë fenomen  e nxit edhe vet qeveria e Kosovë në saje të  mos prishjes së marrëdhënies me Unmikun dhe organet  e Euleksit ,që shpeshherë janë protagonist të krimit dhe korrupsionit me afera të ndryshme marramendëse !.

Mos përkujdesje dhe mospërfillje përmes fenomeneve negative kohët e fundit po reflektohen edhe përmes institucioneve ma të larta të Kosovës si në Parlament dhe qeveri.

Padrejtësi  dhe anashkalimi i krijuar në kohët e fundit nga person dhe grupe të ndryshme kundër ish ushtarëve, të UÇK-së, ish të burgosurve politik  dhe njerëzve  të profileve të ndryshme që nuk janë duke e gjetur një gjuhë të përbashkët siç ishte edhe rasti i një paragrafi të Kushtetutës  së gjykatës qe rast debati ishte Enver Hasani!

Në aktvendim të Gjykatës, Enver Hasani, luftën e UÇK-së të vitit 1999 e quan trazirë. Betejën e Koshares e quan konflikt. “Kjo është turpi i Zotit kur një institucion më i lartë i shtetit luftën çlirimtare e quan trazirë, kurse betejën e bënë konflikt”.

Për çdo ditë  bëhen  heronjtë  kriminelët , vrasësit heronj, abuzuesit patriot e patriotet abuzues, luftëtarët tradhtar e tradhtaret luftëtar, hajnat  dhe te koruptuerit shpallen mbrojtës të ligjit, irredentistet, armiqtë, nacionalistet,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllavët e Serbisë  të disa  gjakpirës shqipfolës qe fatkeqësisht dhe aksidentalisht janë ne vendet kyçe mbesin  nën etiketimet identike me gjuhen e propagandës serbe të Serbo-Jugosllavisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)