Marrëveshje për mace në thes
Shkruar nga Ragip Rugova
Ata që janë të prirë të barazojnë përgjegjësinë e LVV-së dhe të LDK-së për vonesë në arritje të marrëveshjes, ose janë subjektiv, madje keqdashës, ose nuk janë në gjendje të rezenojnë logjikshëm, objektivisht.
Ajo që bën dallimin në mes të dy subjekteve është motivi që kan. Dezinformojnë, posaçërisht disa nga kreu i LDK, kur thonë se LVs nuk i takojnë edhe kryeministri edhe presidenti.
LVV postin e presidentit nuk e don për vetën. LVV është skajshmërisht parimore dhe qellim mirë kur kërkon që çështja e presidentit të lihet për kur t'i vien koha.
Madje edhe atëherë, të përzgjedhet një kandidat koncensual dhe jo as i njenës as i tjetrës palë. Dhe ka të drejtë apsolute të mos pranojë të blejë 'macën n'thes', kështu si po mundohet t'ia shes LDKja, duke kërkuar që LVV të nënshkruajë një çek të zbrazët (blanc cheque) për emrin e paditur të presidentit.
Pse ta bëjë këtë!? Po ta pranonte LVV do të demonstronte një diletantizëm të pa parë politik... Dhe për këtë nuk do të falej nga votuesi dhe nga publiku i gjërë.
Edhe deri këtu ka bërë gabime duke qitë zanin anë m'anë, qe para fillimit të fushatës, se LDK-n e don për partner të vetëm.
Pse "të vetmit"? Sa "burra të mirë që janë" - disa nga kreu i LDK, kush nuk e ka parë më herët ka mundësi ta sheh tani nga dita në ditë! LVs që nga fillimi i ka munguar një dimenzion gjykimi real-politik se marrja e qeverisë nuk mund të jet, s'ka shansa të del kaq e thellë dhe rrënjësore për të mirën e vendit ashtu si proklamonte.
Mund të jet një fillim i ndryshimit, fillim që lehtësisht mund të realizohet edhe me grupacione tjera politike nën kontroll të një kryeministri të fuqishëm si e shohim Albin Kurtin.
Edhe po të mos shkonin gjërat mbarë, gjithmonë mund të dalësh nga një qeveri që s'ecën dhe të shkaktosh zgjedhje të reja. E mbi të gjitha, mesazhi për LDKën do të ishte kristal i qartë: Nuk jeni partneri i vetëm!
Ndërkaq, motivet e LDK janë krejtësisht jo parimore, përfituese, egoiste. Për interese të dikujt aty dhe për klanin rreth tij. Është gënjeshtër e kulluar pohimi se e kan për stabilitet të qeverisë.
Pse? Kjo, nëse partneri bashkqeverisës është qellim mirë, nuk paraqet kurfar arsye destabilizuese për bashkëqeverisje stabile. Madje edhe përtej një mandati!
#marrveshjeparimoreosezgjedhjetëreja