01 Janar 2025

Marketingu 3.0

Shkruar nga Lulzim Beqiri

 “Lajm i mirë është që marketingu mësohet brenda ditës, ndërsa lajmi i keq është se të merr një jetë të tërë për ta zotëruar”, Fhilip Kotler.

Evuluimi i marketingut ka kaluar përmes tri fazave të cilat marketeret i quajnë, marketing 1.0, marketing 2.0 dhe marketing 3.0.

Shumica e kompanive në Republikën e Kosovës praktikojnë marketingun 1.0, dhe 2.0 dhe vetëm një numër shumë i vogël praktikojnë elemente të marketingut 3.0.

Marketingu 1.0, ose epoka e orientuar ka produkti, në epoken industriale ku thelbin e teknologjisë e përbënte makineria industrial, marketingu i orjentur shërbente, për shitjen e mallrave dhe shërbimeve konsumatorve që mund ti bleninë ato. Synimi kryesor ishte që  produktet të përmirësoheshin, për të arritur deri te çmimet sa më të lira, dhe të bëheshin sa më të shitëshme.

Henri Ford thoshte “Çdo klient mund të ketë një makinë të lyer me çfardëdolloj ngjyre që ai dëshiron , përsa kohë që ajo është e zezë.” Pra ky është kuptimi i marketingut 1.0.

Marketingu 2.0, ose marketingu i orientuar ka klienti,  Konsumatorët e sotshëm është vështirë të kënaqen, janë më të mençur, më të vetëdijshëm për cilësinë, çmimin, përmbajtjen, kërkojnë më shumë, harrojnë më vështirë dhe i ofrohen shumë alternativa nga konkurrentë tjerë me oferta të njëjta apo edhe më të mira.

Sipas disa ekonomistëve nuk është vështirë të fitohen konsumatorë të kënaqur, disa kompani mund edhe ta bëjnë këtë. Por sfida është të prodhohen konsumatorë besnikë dhe të mahnitur.

Nuk mjafton të jesh i aftë në tërheqjen e konsumatorëve të rinj: kompania duhet t’i mbajë ata dhe vazhdimisht të bëjë përpjekje për të rritur biznesin. Shumë kompani edhe në Kosovë vuajnë nga dezertimi i lartë i konsumatorëve.

Është njësoj si të hedhësh para në thesin pa fund nëse nuk ke parasysh kujdesin dhe ruajtjen e mbretit te kompanisë. Kompania duhet të dallojë arsyet e humbjes së konsumatorëve të saj dhe të identifikojë ata që mund t’i menaxhojë në mënyrë sa më efikase.

a)    Konsumatori gjithmonë ka të drejtë,

b)     Edhe nëse konsumatori nuk ka të drejtë kthehuni te pika a

Pra marketing 2.0, ka kuptimin që konsumatorët janë shënjestra pasive të fushatave marketuese.

Marketingu 3.0, ka misione, vizione dhe vlera më të mdha për të kontribuar ndaj botës, marketing 3.0 ngre siparin e konceptit të marketingut në arenën aspiratave, vlerave dhe shpirtit njerëzor ( Philip Konler).

Marketingu 3.0 ka bindjen se konsumatorët janë qënje plotësisht njerëzore, dhe se nevojat dhe shpresat, nuk duhet lenë pas dore, pra marketing 3.0 plotëson marketingun emocional me marketingun e shpirtit të njeriut.

Për të kuptuar më mirë dallimin në mes të marketingut 1.0, 2.0, dhe 3.0, marketeri i njohur Philip Kotler ka bërë një krahasim që do të na mundëson të kemi një pikpamje më të mire reth marketingut 3.0.

Objektivi i marketingut 1.0 është shitja e produkteve të prodhuara nga kompania, duke mos llogarotur në kënaqjen dhe ruajtjen e konsumatorëve si objektiv i marketingut 2.0, ndersa bërja e botës më të mirë është objektiv i marketingut 3.0, pra një evuluim i marketingut 3.0.

Forcat mundësuese, te marketing 3.0, është teknologjia e vales së re, e që te marketing 2.0 është teknologjia e informacionit, kurse marketingu 1.0, forcat mundësuese ka revulicionin industrial.

Te marketing 3.0, kompanitë tregun e shohin krejtësisht human me mendje, zemër dhe shpirt, te marketing 1.0, kompanitë tregun e shohin si masa e blerësve me nevoja fizike,  konsumatorë më të zgjuar me mendje dhe zemër e shohin tregun kompanit që aplikojnë marketingun 2.0.

Koncepti i marketingut 1.0, është zhvillimi i produktit, diferencimi te marketing 2.0 dhe vlerat te marketing 3.0.

Marketing 1.0, si parim ka specifikimin e produktit, kurse te kompanit që janë në pozicionin e marketingut 2.0, parim  kryesor kanë pozicionim të produktit dhe te korporatës, ndresa marketingu 3.0, parim primar ka misionin, vizionin dhe vlerat e kompanisë.

Ndërveprimi te marketingu 3.0 ka bashkëpinimin e shumë vetave me shumë veta, e që është e kundërta me marketingun 2.0 ku ndërveprimi me konsumatorë është bashkëpunimi një me një, ndërsa marketing 1.0 transaksion një ndaj shumë klientve.

Epoka e marketingut 3.0,  ndikohet nga ndryshimet e sjelljeve të konsumatorëve, konsumatori kërkon më shumë qëndrime bashkëpunuëse, kulturore, dhe spirituale marketingu.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)