Marketet mashtrojnë për Vitin e Ri
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Konsumatorit nuk i lejohet të gëzohet, të kënaqet për festa, as për festat e Fund Vitit, as për festën e Vitit Ri. Shumica e marketeve festojnë 365 ditë në vit, Mekanizmat e mbikqyrjes dhe të kontrollit të tregut punojnë aq sa pretendojnë se janë duke u paguar e konsumatorët janë pajtuar me fatin sepse ata që paguhen nga taksat e tyre për t u kujdesur për ta janë bërë pjesë e makinerisë që abuzon me të drejtat, intereset dhe dinjitetin e tyre.
Gjatë gjithë vitit, vite me rradhë, në veçanti në fundvit marketet aplikojnë çmime të dyfishta: Një që vendoset në vendin e dukshëm para produktit, sa për ta joshur konsumatorin për blerje, e çmimi tjetër aplikohet në arkë që është dukshëm më i lartë. Nëse konsumatori e vërenë mashtrimin atëherë i kërkohet falje e konsumatori ka mundësi të heq dorë nga malli por nuk i lejohet që, konform Ligjit, ta marrë produktin / mallin / shërbimin me çmimin me të cilin i është ofruar / reklamuar!
Ku janë inspektorët, çfarë bëjnë Inspektoratet?
Në vigjilie të festave, në veçanti tani në prag të festave të fundvitit, për Festën e Vitit të Ri, ofrohen nga 2-3 produkte të llojit të njëjtë me çmim të ulur . Në realitet seicila nga këto kushton më lirë se sa kushton tani në pakon e aksionit . Mashtrim flagrant?!
Vazhdojnë ofertat e produkteve me ulje çmimesh deri në 80%!
Inspektorët finansiarë e dinë se kjo nuk është e mundur, e dinë se i vie era mashtrim e evazion fiskal, e dinë se ka primesa të konkurrencës jolojale, se ka shije dampingu
dhe se të gjitha këto e prishin keq tregun. Dhe heshtin?!
Se mashtrimet nuk kanë fund, ndërsa inspeksionet dhe inspektorët kanë rënë në gjumë dimëror që i mbanë tërë vitin, mund të mesohet nga reklama e një Klinike private. Kjo Klinikë çmimin e njërit nga llojet e egzaminimit CT, si të gjitha ofertat tjera, e ka ulur nga 200 në 100 ?!
E dini pse?
Sepse diferencën deri më tani e merrnin mjekët specialistë të Mjekësisië Familjare, të Spitaleve Rajonale e Komunale, të QKUK-së, të
të cilët i udhëzonin me selame . Dhe vazhdojnë t i marrin diferencat në çmimet e kontrolleve, ekzaminimeve, asistimeve mjeksore por edhe diferencat në çmimet e medikamenteve qofshin ato edhe të falsifikuara e të kontrabanduara. Inspeksioni i shëndetsisë hesht, ndërsa këtu është njëri nga çelësat e konfliktit të interesit?!
As që mund të flasim për betimin e Hipokratit, as për Etikën Profesionale?!
Rrjet mafioz se jo mahi?!
Njëmbëdhjetë profesorë e staf nga Fakulteti i Mjekësisë i UP u morën në hetime për abuzime me karakter të rëndë. Për këto abuzime shushuritej vite me rradhë por nuk ndërmerrej asgjë. Imagjinoni që një mjek me të drejtë regjistrimi të blerë, me dokumentacion të falsifikuar dhe me nota të blera të kujdeset për shëndetin tonë?!
Imagjinoni profesorin, stafin që merr pjesë në këtë krim të organizuar dhe njëkohësisht është i angazhuar edhe në ordinancë me pacientë?
Ruajna Zot.
Dhe, cila është gjendja e përgjithëshme e etikës njerëzore e profesionale te ne nëse marrim parasyshë faktin se edhe mjekët na janë bërë matrapazë?!
Disa herë kemi reaguar për kusuret në apoenë 1,2,5 e 10 centë që nuk këthehen dhe për peshën e abuzimit i cili arrinë deri në 50 MLN /vit?!
Sssshhhtttt, Shteti me Institucionet, Asociacionet dhe Mekanizmat e saj është në gjumë?!
Gëzuar Festat e FundVitit, Gëzuar Vitin e Ri 2014 nëse mund të festoni, nëse mund të gëzoheni.
/Autori është kryetar i OJQ Konsumatori dhe ekspert për të drejtat, intereset dhe dinjitetin e konsumatorit; Mësimdhënës në Arsimin e lartë/