28 Dhjetor 2024

Maqedonia shqiptare dhe shqiptarët në Maqedoni

Shkruar nga Xhevat Bislimi

Sipas dokumentëve të shumta të shkruara, por edhe sipas gjetjeve arkeologjike tri të katërtat e Maqedonisë së sotme deri vonë banoheshin nga shqiptarët. Edhe para ardhjes së sllavëve në ILIRI Maqedonia dhe maqedonët ishin pjesë e pandarë e Ilirisë dhe e ilirëve (maqedonët ishin njeri nga fiset ilire...).

Dhuna e shfrenuar (sidomos pas Luftës së Dytë Botërore...), ndjekjet, reprezaljet dhe terrori i organizuar shtetëror detyruan pjesën më të madhe të shqiptarëve që të shpërnguleshin në Turqi dhe vende tjera, ndërsa një pjesë e mirë, sidomos e shqiptarëve të besimit ortodoks, u detyruan të \"asimiloheshin\" dhe të deklaroheshin \"maqedonë\".

Maqedonet e sotëm janë dy faresh: maqedonët sllavë dhe maqedonët iliro-shqiptarë. Dhuna, persekutimi dhe terrori i organizuar dhe sistematik i maqedonëve sllavë ndaj shqiptarëve po vazhdon edhe sot... Pabarazia ekonomike midis shqiptarëve dhe maqedonëve sllavë po thellohet...

Diskriminimi kombëtar, politik, qytetar dhe kulturor është thelluar edhe pas shpërbërjës së Jugosllavisë. Qeveritë sllavomaqedone po ndjekin një kurs thellësisht kundërshqiptar dhe provokues.

Qëllimi i fundit i politikave sllavomaqedone (të bashkërenduara edhe me Beogradin...) është tkurrja e mëtejshme e hapësirës shqiptare në Maqedoni, izolimi i mëtejmë i shqiptarëve, duke u lënë vetem një shteg të hapur: shtegun e fesë-religjionit dhe të xhamisë. Krejt kjo me qëllim të paraqitjes ose të krijimit të një imazhi të papranueshem për shqiptarët në botë, imazhit të një ekstremizmi fetar !

Shqiptarët nuk do ta bëjnë këtë gabim dhe nuk do të rrëshqasin (bien...) në kurthet që ka ngritë dhe po ngritë qeveria sllavomaqedone. Si gjithëmon gjatë gjithë historisë, edhe tash, shqiptarët në tokën e tyre, në Maqedoni, do të dinë të ndjekin vetem flamurin kombëtar dhe interesat kombëtare pa dallim feje, ideje, partie, e krahine. I takon shqiptarëve me fe islame që t\'ia shtrijnë dorën vëllazërore shqiptarëve ortodoksë e katolikë në Maqedoni dhe t\'i ndihmojnë në RILINDJEN e tyre...

Ata qindra e mijëra shqiptarë, që u detyruan me dhunë, shantazh dhe presion shtetëror të deklarohen maqedonë (sllavishtfolës...), janë në rrugë të mbarë të \"ringjalljes\" dhe rikthimit në identitetin e tyre shqiptar. Shembulli i xha Brankos dhe Shoqërisë \"Josif Bageri\" është dëshmi e kësaj RILINDJEJE të një pjese të kombit tonë në Maqedoninë shqiptare... Këtë Rilindje dhe konsolidim të shqiptarëve në Maqedoni do ta ndihmojnë edhe dy republikat tjera shqiptare: Tirana dhe Prishtina...

Bashkimi i shqiptarëve në një front të vetem: pa dallim feje, partie, ideje e krahine do të ishte fundi i sundimit sllavomaqedon në këtë Republikë qenësisht shqiptare... Me këtë do t\'i jepej fund dhunës, diskriminimit dhe terrorit shtetëror në atë Republikë.

Kështu do të vendosej liria dhe barazia midis qytetarëve të kësaj Republike dhe do të merrte fund ëndërra e krisur e sllavomaqedonëve për ta \"pushtuar\" këtë Republikë historikisht ilire-shqiptare. Bashkimit të shqiptarëve, çlirimit dhe demokratizimit të kësaj Republike do t\'i gëzohejë edhe vetë Leka i Madh, biri i Ilirisë-shqiptarisë...

Frenimi i barbarisë dhe çmendurisë sllavomaqedone është edhe në interes të paqësë, qëndrueshmërisë dhe sigurisë në rajon e më gjërë... Shkupi dhe Maqedonia shqiptare nuk mund të sllavizohet pa shkaktuar një luftë që më së shumti do t\'u kushtonte sllavomaqedonëve...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)