08 Janar 2025

Maqedonia merr rekomandimin i kushtëzuar me tre kushte!

Shkruar nga Afrim Osmani, PhD

Maqedonia më në fund merr rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian. Kjo shtyrje ishte rezultat i krizës së krijuar politike, e cila përfundoj me marrëveshjen e Përzhinos.

Andaj edhe si kusht i parë i rekomandimit është vënë implementim i plotë i kësaj marrëveshje nga palët nënshkruese, pra të katër partitë më të mëdha në vend, edhe atë: dy të bllokut të pushtetit VMRO DPMNE dhe BDI, si dhe dy të bllokut opozitar, edhe atë: LSDM dhe PDSH.

Pas një periudhe të gjatë kohore, në momentet kur edhe faktori ndërkombëtar u dorëzua nga bisedimet për marrëveshjen e arritur, më në fund e njëjta u arrit, por kjo i kushtoj shumë Maqedonisë, si në aspektin ekonomik, atë politikë, si dhe atë të eurointegrimeve. Raporti, ashtu edhe siç paralajmëruan nga UE, dot jetë përfundimtar pas zgjedhjeve të 24 prillit 2016, me çka dot shihet edhe ajo se, vallë Maqedonia ka përmbushur premtimet e dhëna.

Kushti i dytë ka të bëj me avancimin e reformave urgjente, reformave të premtuara shumë kohë më parë. Këto reforma përfshin: sferën e medieve, edhe atë: financimin e tyre, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve, si dhe gjuha e urrejtjes; lufta ndaj korrupsionit është shumë e ulët dhe pa asnjë rezultat konkret; pavarësia e gjyqësore si dhe ndikimi i dy pushteteve tjera në gjyqësor;... etj.

Maqedonia jo vetëm në këtë rekomandim, por edhe në rekomandimet tjera të mëparshme, janë përfshirë pothuajse të njëjtat pika, por deri kur dot përsëritet i njëjti rekomandim me vërejtjet dhe kritikat e njëjta, a nuk është koha për veprime konkrete nga ana e Maqedonisë?

Kushti i tretë, i cili në fakt nuk përmendet në rekomandimin e Komisionit Evropian, e që ne si ambientalist kërkojmë nga Komisioni Evropian që ta kushtëzon Maqedoninë në rekomandimet e ardhshme.

Kushti i tretë ka të bëj me mbrojtjen e mjedisit jetësor, me theks të veçantë mbrojtja nga ndotja e ajrit. E dimë mirë se dy qytetet më të ndotur në Evropë gjenden në Maqedoni, Tetova dhe Shkupi, pra Maqedonia kryeson në Evropë për nga ndotja e ajrit.

Andaj, i bëjmë apel KE që në raportet e radhës ta merr parasysh edhe këtë segment të rëndësishëm, i cili ndikon drejtpërdrejtë në standardin jetësor dhe cilësor të qytetarëve të Maqedonisë.

Drejtpërdrejtë ti drejtohet qeverisë për mosmarrjen e hapave konkrete, apo për marrjen e hapave diskriminuese në këtë drejtim, që sa më shpejtë të zgjedh çështjen e ndotjes së ajrit në qytetin e Tetovës nga ana e Jugohromit.

Edhe përskaj paralajmërimeve të përbashkëta, pra të Qeverisë dhe Jugohromit se dot merren hapa konkrete për tejkalimin e këtij problemi, sot e kësaj dite ende nuk ka diç konkrete në sipërfaqe, pra Tetovarët dhe Pollogu në përgjithësi ballafaqohet me ndotjen më të madhe në Evropë.

Sipas të dhënave të fundit, prezenca e grimcave të dëmshme toksike PM10 në ajër shkon deri në 17 herë mbi masën e lejuar. Ndotësi më i madh llogaritet kombinati metalurgjik “Jugohrom”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)