Maqedonia është e shqiptarëve
Shkruar nga Zenelabedin Latifi
Kur administrata të shndërrohet në një rrëmujë, rrugët në rrugica malesh, shkollat edukative në prishës i moralit, punonjësit në kafshë të egra që qëllim e kanë fitimin dhe hajninë, atëherë çfarë pret nga ai vend?! Të bëhesh pre e mashtrimeve të tyre, apo ndoshta don të jesh edhe ti pjesë e veprimtarive të tyre malësore?!
Vazhdon të jetosh duke mos ditur për rrizkun e së ardhmes dhe duke kujtuar momentet e vështira të së kaluarës, gjë e cila edhe të tashmen ta bën të pikëlluar dhe të dëshpëron duke mos të gjetur rrugëdalje.
Partitë politike si ato maqedonase edhe ato shqiptare vazhdojnë të garojnë në atë se kush paska korrur më shumë suksese e kush ka dështuar duke harruar ekonominë e pazhvilluar, ku një e treta e popullsisë në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare (ndoshta edhe më shumë), është e papunë, ndërkohë që gjysma e popullatës në vend jeton në kufijtë e ekzistencës.
Politikuajve në Maqedoni ndoshta po u vjen shumë e vështirë dhe nuk kanë kapacitet të investojnë dhe ta përmirësojnë ekonominë, sepse edhe të mbushësh xhepin edhe të investosh nuk mundesh, njëra prej tyre bëhet.
Shumë herë ndoshta edhe e përmend një fakt, se pse Shkupi u bë një qytet i anticitetit duke u mbushur me përmendore të huaja, dhe lirisht ta quajmë një Shkup I helenizuar.
Të ndalemi pak edhe tek qytetet tjera. Të marrësh dhe të shikosh mirë e hollësisht një fshat evropian, apo si shembull fshat të Zvicrës, dhe ta krahasosh me pjesën shqiptare të Kumanovës vërtëtë se do të dalë një rezultat qesharak.
Pjesa ku jetojnë shqiptarët ka mbetur e shkretë, e lënë pasdore, askujt fare nuk i intereson dhe me keqardhje duhet thënë se më mirë të mos ketë udhëheqës sesa një të tillë si ky i tanishmi. Në fakt për maqedonët është shumë i mirë, sepse për ata ka bërë thuajse edhe të pamundërën të mundur.
Derisa në shkollat shqiptare nuk janë as kushtet elementare për të zhvilluar mësimin, në shkollat e maqedonëve dominon modernizmi duke e mbushur oborrin e shkollës me reflektorë dhe duke ndërtuar stadium për nxënësit (një gjë e tillë edhe tek Sokollana). Fatkeqësisht shqiptarët skanë as një sallë të vogël për të mbajtur orët e sportit.
Afër tregut të gjelbërt në Kumanovë të dalësh në mesditë me automjet do të vonohesh më shumë se sa në këmbë, ngase semaforat nuk funksionojnë, rruga është shumë e ngushtë, dhe shkaktohet një kaos aq i madh, për shkakun se politikanët nuk duan të rregullojnë rrugën dhe të ndërtojnë një rrethqarkore ku do të bëhet një qarkullim i lehtë i automjeteve.
Dega e bujqësisë, e cila siguron ekzistencën e njerëzve, në tërë botën është e shkelur dhe e larguar nga investimet. Ata të cilët merren me këtë veprimtari e dijnë më së miri se sa kanë llogari të punojnë një gjë të tillë.
Por në Maqedoni nuk është shkelur vetëm bujqëisa (për bujqit as që mendon dikush), por të gjitha veprimtaritë (sidomos aty ku ka shqiptarë). Mos thuaj se është bujqësi dhe duhet shkelur si gjithkund në botë! Në shtetet e forta dhe të pasura (ku nuk bëhet vjedhje e buxhetit të shtetit) së paku bujqëve u kompenzohet me të holla dëmi apo mos arritja e rendimentit të paraparë.
Nëse në Maqedoni nuk do të kishte vjedhje të buxhetit të shtetit, atëherë sigurisht që njerëzit do të jetonin një jetë mjaftë të mirë, sepse të furnizosh një popullatë 2 milionëshe nuk është aq vështirë, mirëpo fatkeqësisht që nuk na ka qëlluar udhëheqës ndonjë Umer ibn Hattab, Erdogan, e disa të tjerë të tillë.
Gati se çdo familje shqiptare ka prej familjarëve të tij që kanë migruar në Gjermani, Zvicër, Austri, etj., por asnjë prej tyre nuk ankohet dhe të thotë se jemi të shkelur, të diskriminuar. Domethënë si emigrantë, të shpërngulur, ardhacakë në vendet evropiane shqiptarët janë më të rehatshëm sesa shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre.
Serbi, maqedoni apo thënë shkurtë sllavi, i cili është ardhacak këtu të bën llolloj diskriminimesh, fyerje, të ndalon të drejtat dhe mundohet të të largojë nga vendi yt. Ka popuj të pandërgjegjshëm, por sllavëve vështirë tua kalojnë në këtë aspekt. Duhesh të jesh vjedhës, vrasës, gënjeshtar, i pandërgjegjshëm, i pandershëm, fyes, shpifës, mendjemadh, egoist, miskinë, frikacak e shumëçka tjetër për ta arritur shkallën e një fisi të tillë siç janë sllavët.
Kur vie deri tek miratimi i një ligji që shkon në favor të shqiptarëve, atëherë menjëherë do të kundërshtohet nga maqedonët kinse ajo qenka anti-kushtetuese. Mirëpo kur duhet miratuar diçka apo ndonjë ligj pro-maqedonëve, atëherë asgjë sprish punë aty, sepse për maqedonët nuk ka asgjë anti ligjit.
Si duket kur po përmenden emrat e heronjëve shqiptarë po ua rrënqethin lëkurën juve. Hasan Prishtina, Adem Jashari, Ismail Qemali janë ata emra që vetëm nëse përmenden do të mbjellin frikë tek çdo sllav. Ju doni të harrohen këta herojnë, por ju keni harruar se ata gjenden në zemrat tona dhe do të jenë të gjallë gjithmonë.
O maqedonë a po iu dhemb kur ne po fitojmë diçka?! Mirë, merreni thikën dhe goditeni veten tuaj, se mjaftë ne kemi qenë pre e sulmeve tuaja, dhe shijojeni dhimbjen, se ju jeni mësuar vetëm të jeni mbi të tjerët, dhe inshaAllah në të ardhmen do të mposhteni dhe do të jeni një popull mjaftë i prapambetur ashtu si ishit në male para ardhjes këtu.
Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi me dhunë, vrarja e tyre pa masë, migrimi në Europë, Australi, Amerikë për shkak të kushteve ekonomike dhe politike bëri që shqiptarët të paktën tani të jenë afro gjysma e popullsisë në Maqedoni.
Nëse e bëjmë një analizë se nëse Shqiptarët do të jetonin në vendet e tyre pa u penguar nga askush, atëherë do të del se tani do të ishim me miliona shqiptarë vetëm në Ballkan, vend i cili do të na takonte plotësisht neve (vendi i Maqedonisë do të ishte i tëri i joni).
Të shkruash për padrejtësitë që na kanë bërë këta neve do të nevojitet kohë shumë e gjatë dhe vëllime të shumta librash. Unë këtu përshkruajta vetëm disa gjëra që më mllefosën dhe momentalisht më kaluan në mendje si meteorët që kalojnë nëpër qiellin e hapur në mesin e natës.