Maqedoni afrikane apo
Shkruar nga Zenelabedin Latifi
Po jetojmë me shpresat e vetme se do të kemi një të ardhme të mirë, mirëpo duke harruar se ku gjendemi, në cilat rrethana jetojmë, sepse të jetosh në një vend ku qeverisës i saj është një njeri i ardhur nga mali, vërtetë është marrëzi të shpresosh për përmirësim dhe ardhmëri të mirë.
Standardi afrikan, apo më mirë ta quajmë standard i xhunglës, kurse nga ana tjetër gjoba evropiane e ndoshta edhe më të larta se ato dhe rroga mjaftë të ulëta. Ne çdo vend të botës gjobat janë më të ulëta se rrogat, mirëpo në Maqedoni ndodh e kundërta.
Derisa rroga mesatare është 200 Euro, gjobat janë 300 Euro e më lartë. O ju udhëheqës, apo më mirë do të ishte të iu quajmë udhëzënës, sepse na keni zënë rrugën drejt integrimeve dhe përparimeve, a keni ju intelekt që të mendoni pak!? Nëse një njeri merr rrogë më të ulët se gjoba, atëherë me çka ta paguajë atë gjobë? A nuk mendoni fare!?
Po ne e dijmë fare mirë se ku është qëllimi juaj. Ju keni synim vetëm mbushjen e buxhetit tuaj. Jeni të mësuar me vjedhje dhe nuk turpëroheni fare as nga njerëzit e as nga Zoti.
Ju jeni mësuar me dënimme të ashpra, sepse atje në malët Karpate jetuat me kafshë dhe u mësuat me dhunë dhe dajak, prandaj tani nuk dini të veproni si njeri.
Ndërsa në të gjitha vendet e botës dënimet janë për të vetëdijësuar qytetarët dhe mos lejimin e shkeljeve të ligjeve, në Maqedoni dënimet janë për mbushjen e arkës shtetërore të cilën e shfrytëzojnë ata që janë në qeveri.
Gjithashtu ju o sllavë, që jeni populli më i parapambetur në botë, erdhët nga mali dhe nuk dinit as si të hani bukë e ne iu mësuam, tani dëshironi të na tregoni se ju keni histori me përmendore e luana, me buste e me porta të zbuluara nga mendjet tuaja.
Jo, historia nuk formohet për gjysmë shekulli, ajo bëhet me kalimin e shekujve të tërë, ashtu siç jemi ne, populli më i vjetër në këto troje.
Dhe, për fund mos ta lë pa përmendur edhe një rast të një ministri të Maqedonisë që pat ndodhur para afro 1 dekade, kur ai vodhi 18 milionë euro të shtetit, dhe çfarë bënë të ashtuquajturit maqedonë!? E larguan nga posti, duke thënë: Ai le të shkojë ku të dojë, ne e larguam nga posti!? O, të mjerë! Po, ai e arriti synimin, mori paratë dhe iku në Suedi të jetojë me ato para, sepse nuk donte të jetojë në këtë shkretëtirë të Ballkanit.