Lutje për nënat dhe fëmijët e Kumanovës

Shkruar nga Flora Morina
Lufta po trondit Kumanovën dhe po kërcënon shqiptaret, përderisa fëmijët janë tmerruar dhe familjet të shumta janë ne arrati për te gjet një hapësirë të qetë nga forcat maqedonase e në anën tjetër Serbia ka forcuar kufijtë, këto gjera duket se janë bërë më marrëveshje me Serbin.
Shumë fëmijë, dhe pleq janë të rrezikuar nga barbaritë maqedonase të cilët po ushtrojnë dhunë ndaj shqiptarëve atje.
Gjumë s\'ka në Kumanovë as bukë nuk kanë ngrënët fëmijët dhe nënat e brengosura se çka mund të ndodhë ore pas ore nga të shtënat dhe vrasjet nga ana e forcave maqedonase, përderisa në Kosovë autoritetet me gjysmë goje po flasin për ngjarjet atje, spo kanë kohë a?
Se po duhet me i këqyrë shliperat nëpër dogana, përderisa presidentja që ska kurrfarë autoriteti pra kurrfarë, gjoja po reagoj, janë karakteristika politike përballë zhvillimeve në Maqedoni, më shumë po shkruajnë mediat ndërkombëtare dhe po reagojnë e Kosova qe po rrinë së bashku me Shqipërinë rehat.
As Kosova e as Shqipëria fare nuk din çka të bëjnë përveç vështrojnë madje as nuk po kontaktojnë kënd në bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar ndaljen e dhunës ndaj shqiptarëve atje.
Kumanova dhe viset shqiptare po kërcënohen, atje duhet të reagoj faktori ndërkombëtar për të bërë me dije se përdorimi i dhunës është i pa pranueshëm.
Përderisa jeta civile por paralizohet, vërehet edhe mangësia nëpër familjet e varfra shqiptare të cilët prej rrezikut që u kanoset nga forcat maqedonase atyre iu rrezikohet edhe ushqimi, familjet kanë nevojë për strehim dhe kujdes, anarki po ndodh pa kurrfarë gjase te qetësimit te gjendjes për momentin.
Era konflikt dhune po vije përderisa Ali Ahmeti ka kohë me bërë diplomaci. Në anën tjetër njerëzit dhe paramilitarët e Grujveskit janë dal në terren me mbrojt Maqedoninë prej maqedonaseve duke i sulmuar shqiptarët.
Kjo kurrfarë kuptimi ska, ku janë nënat maqedonase që nuk reagojnë a shoqëria civile atje nga radhor e maqedonasve për çka po u duka më vështrua fëmijët dhe familjet shqiptare në krizë për siguri dhe ushqim, a këto nëna skanë fëmijë a?
Shqiptarët si zakonisht të vetëm atje, po më dhimbsen seriozisht që ska kush nga Kosova as ushqim me dërgua dhe gjera te nevojshme. Konflikti qe goditi qytetin e Kumanovës bëri krizën dhe mund të shkaktoj lufte atje të madhe dhe spo dihet a ka kërkesa a çfarë janë ato ?Me ditë që shqiptarët atje po kërkojnë diçka?
Me rëndësi me u ndal lufta dhe katastrofa civile atje këto gjera tjera kalojnë disi. Nënat shqiptarët shihen të strukur nëpër pjesë të shtëpisë dhe nuk guxojnë as shikimin ta bëjnë nëpër dritare nga forcat snajperiste maqedonase, fëmijët të braktisur janë parë duke lëvizur nëpër rrugët dhe rrugicat e Kumanovës, së paku madje organizatat humanitare të mos mungojnë në këtë situatë krize dhe pasigurie totale për jetën e civilëve atje, përderisa forcat paramilitare te Grujvsjit dhe pushtetit të tij gjenden ne terren.
Pushteti i korruptuar maqedonas po kërcënon sigurinë dhe lirin e lëvizjes atje duke mos u bezdisur fare se çka mund të ndodhë atje?
As smund të zgjasë konflikti, njerëzit po vriten përderisa vuajtjet dhe konfuziteti po vazhdon të mbretëroj pa ndal e ne jemi mbet para TV me shikua se çka po ndodhe me fëmijët dhe nënat dhe të vjetërit atje, askush spo thotë zyrtarisht vetëm gazetaret që po raportojnë gjera tjera ska.
Jemi mbet t izoluar se çka po ndodhë me vëllezërit e nënat tona atje. Askush spo thotë kurrgjë as një lajm te vetëm se mund te ndalet me kaq konflikti.