24 Dhjetor 2024

Lutfi Haziri, emri që shënon kohën e LDK’së postrugoviane

Shkruar nga Arbër Ismajli

LDK është partia e idesë së shtetndërtimit dhe konsolidimit, e demokracisë dhe lirisë së vendit.

Ka mijëra burra dhe gra që në petkun tre shkronjësh LDK, e që unë do të them  të arta, kanë bartur me vete, kanë punuar, kanë derdhur kokërra djerse, kanë sakrifikuar, kanë derdhur gjakun dhe kanë rënë dëshmor me besimin në Zot, familje dhe shtet, se ky vend mund të bëhet.

Lutfi Haziri, bartës i aktiviteteve ‘ilegale’ në vitet e 90-ta e këndej, është pikënisja e këtij shkrimi, jo për t‘i bërë avokatin, por për të zbardhur diçka që shumë individë të kohës mund ta vërtetojnë këtë që unë do e paraqes sot.

Të gjithë kemi gabuar ngapak, e edhe Luta sigurisht që ka gabuar pak, mirëpo për të vlerësuar drejt duhet që të mirat dhe gabimet t‘i vendosim në kanarin e drejtësisë së kohërave. E, nëse këto maten, sigurisht që edhe këtu Luta ka me dalë fitimtar.

Fryma e doktrinës kombëtare në Besëlidhjen e madhe e në filozofinë e  Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, natyrshëm vendos në pah edhe figurën karizmatike të Lutfi Hazirit, si bartës i përkushtuar i kësaj ideje.

Luta është sinonim i një brezi të ri që dëshmoi kulturën rugoviane se është hallkë e lidhjes së brezave, gjithmonë i përkushtuar si një vizionar që mbështeti Ibrahim Rugovën në kohët më të vështira, edhe atëherë kur të tjerët i kthyen shpinën.

Luta,  si një politikan i ri që do të marrë të qeverisë Gjilanin, në ecjen e tij  politike do të ketë fanar urtësinë dhe filozofinë politike të Presidentit Ibrahim Rugova.

Edhe në kohën e ashtuquajtur postrugoviane, Luta, do t’i qëndrojë stoik besimit në iden se filozofia rugoviane është kahje e obligueshme për demokracinë dhe lirinë e vendit të tij.

Të kujtojmë se përfaqësimi i politikës së tij në bisedimet në Vjenë, me Lutën si një nga kryeprotagonistët, diplomacia kosovare do gjejë njeriun pragmatik dhe liderin shtetndërtues, që jep impakt dhe krijon ambientin se Republika e Kosovës është e gatshme të marr dhe të reflektojë përgjegjësi në shtet ndërtim dhe e gatshme për integrime euro-atlantike.

Luta ka emblemën e “Brezit të Republikës”

Lutfi Haziri, natyrshëm se ka vulën për të shënuar “Brezin e Republikës” në LDK. Ai pati bekimin e Ibrahim Rugovës për të udhëhequr Gjilanin, në kohën kur bashkë partiakët frikësoheshin të identifikonin veten me LDK-në.

Si themelues nga të parët të celulave ushtarake të Kosovës në Anamoravë, Luta në prezantimin e kulturës së tij politike, do të dëshmojë se është njohës dhe shkaktues i proceseve të cilat në shikim të parë duken të mos jenë popullsite, por në vizion dalin të kenë atë të strategut shtetformues për të cilat Republika e Kosovës ka nevojë më shumë se për çdo gjë tjetër.

Luta është sinonim i përçimit të kulturës rugoviane, jo vetëm në qeverisjen e tij dhe në strukturat e LDK-së, por edhe brenda partive të spektrit politik dhe për më shumë edhe në hartën e gjeografisë etnike.

Koha që Lutfi Haziri të marrë timonin e LDK-së

LDK si “Akademi Politike” dhe promotor i zhvillimit të demokracisë në vend, në rrugëtimin e saj ka dëshmuar se proceset e mëdha në të cilat ka kaluar dhe po kalon vendi, kërkojnë burrështetas të cilët interesat e tyre i ngritin mbi tolerancë dhe pragmatizëm.

Unifikojnë spektrin politik në situata kur më së shumti ka nevojë vendi dhe bashkojnë të vështirën me liberalen dhe të fortën me të dobëten, sepse në gjendjen dhe vendin ku jetojmë të gjitha këto dukuri janë evidente që në kohë të gjatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës në sfidat që janë ngritur në vend nuk ka as edhe arsyen më të vogël të ndjejë shqetësim dhe huti sa i përket bërjes së lidershipit të saj për të përballuar sfidat që kërkon koha.

Në plogështinë dhe deformimet të cilat po pasqyrohen nga partitë e tjera, LDK po shprehet gjithandej se është partia nga e cila qytetarët po kërkojnë rikthimin e besimit në Republikën, rikthimin e besimit se ky vend mund dhe duhet të bëhet me mirëqenie në të cilët qytetarët e saj duhet dhe mund të jetojnë krenar në të.

LDK ka dëshmuar se “Shtëpia e Rugovës” është e të gjithëve. E atyre që duan të vijnë dhe e atyre që ikën dhe u kthyen, e atyre që besojnë në programin dhe filozofinë rugoviane.

LDK ka dëshmuar dhe po dëshmon çdo ditë se është krucialiteti institucional i ecjes së shtetit.

Koha është që lidershipi i LDK’së të shohë liderin e saj në Lutfi Hazirin, njeriun që ka të gjitha tiparet e një simboli të unitetit dhe konsesualtitetin për të mirën e shoqërisë kosovare, por edhe kërkesave vitale dhe shtetërore.

LDK me Lutfi Hazirin do të mund të strukturojë urtësinë e brezave, kulturën rugoviane, afinitetet integruese dhe pragmatizmin politik për të dëshmuar se Kosova mund dhe duhet të bëhet.

(Autori është anëtar i kryesisë së Degës së LDK’së në Gjilan dhe aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të Komunës)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)