Lumtë ata, e mjerët na
Shkruar nga Zejdush Kastrati
Interesi është litari më i fortë me të cilin thurren lidhjet mes njerëzve. (F.Guerrazzi)
Skandali Bamieh, apo Eulexi, që tani e disa ditë është bërë top lajm i medieve vendore, por edhe në disa media ndërkombëtare, me gjas, do te perjetoj, fatin e aferave të shumta të kësaj natyre, të ndodhura edhe nëpër shumë misione tjera ndërkombëtare, në shtete tjera të botës, në të cilat, gjithnjë janë të involvuar politikajë të rangut të lartë, apo then shkurt e shqip-byrokratë ndërkombëtarë, të cilët gjithnjë, kanë mbetur të pandëshkuar, (edhe kur jane vra njerëz) e here-herë edhe të pa hetuar, por të harruar e me dosje të mbyllyra, gjithnjë me arsyetimin, shumë banal, se X afera, është qështje e një hetimi të mbrendshëm, dhe pike!
Në veqanti rasti Bamieh, që u publikua dhe doli në opinion, fal edhe nje pune shumë profesionale të gazetarit Kajtazi, prezenton edhe një pozitivitet, në raport me gjendjen aktuale, në të cilën, gjindet dhe po kalon Kosova, përkundër, gjithë, këtyre strukturave ndërkombëtare, që janë stacionuar, që nga pas lufta e këndej, dhe për fat të keq, sic dihet, në të gjitha raportet që përgatiten dhe publikohen, në forumet ndërkombëtare , (jo vetëm raporti i progresit) , gjithnjë, i gjithë faji, për dështimet dhe ngecjet, në proceset integruese, për plotësim të parakushteve, po i faturohen, popullates së gjërë kosovare, e cila, edhe, po penalizohet, e po ndëshkohet , edhe pse , me shumë pak faje, në cdo aspekt.
Rasti Bamieh është një pike uji në oqean, krahasuar edhe me ngjarje dhe ndodhi tjera, që fatkeqësisht, disave pritet tu dal tymi më vonë, por me siguri, do të mungoj ndëshkimi dhe dënimi, pasi që, shumë nga këta byrokratë ndërkombëtarë, me perfiditet e shfrytëzuan dhe po e shfrytzojnë edhe servilitetin e tepruar dhe veprimet puthadore, të një pjese të madhe të lidershipit vendor , të cilët për interesa përsonale dhe klanore nuk u ha palla, as për shtet e as për milet, kurse të huajve dhe më hiq.
Nuk ka kompani publike, si PTK-ja, KEK-u, Aeroporti, Dogana, Trusti, Fondi i Privatizimit
ku dora e hajnave ndërkombëtarë dhe atyre vendor, nuk ka arritur, që në masë të madhe, duke u permendur edhe shifra marramendëse, e , që janë keqëperdor dhe keqëmenagju pa kurrfar kriteri e kontrolli, dhe ate, mjete finnanciare të ardhura jo vetëm nga donaciorë të ndryshëm ndërkombëtare, por edhe para të grumbulluara nga tatimpaguesit e ndershëm kosovarë, por që janë bë rrush e kumbulla, dhe , me siguri, rezultati, si gjithnjë, edhe ne këto raste , vetëm fushatë disa ditëshe mediatike , premtime për hetime, dhe, në fund - asgjë!.
Ambienti aktual, në veqanti gjatë këtyre viteve të pasluftës, ishte një rast shumë i mire, e që edhe arritën ta shfrytzojnë shumë disa që nuk janë të paktë, falë edhe një pjese të madhe të faktorit ndërkombëtar, për riinstalimin të pjesës dërmuese të disa përsonave, të cilët edhe para vitit 1999, dalloheshin si pjesë e strukturave të ndryshme shtetërore dhe ekzekutive, jo vetëm të ish Jugosllavisë, por edhe të pushtetit apsolut sërb të kohës së Millosheviqit, e që pa ndonjë problem dhe verifikim të nevojshem u instaluan edhe në Policinë e Kosovës, Gjyqësor e Prokurori, edhe në të gjitha Qeveritë në vazhdimësi, në Presidencë, Ambasada e qendra konzulore, e të mos flasim, në të gjitha përberjet e strukturave të 5 mandateve legjislative të Kosovës, u futën dhe u pranuan , pa asnje analizë, edhe maca edhe kuca dhe, kuptohet, ja ku jemi, dhe punët kështu i kemi.?!
Kontributi dhe ndihma e një pjese të faktorit ndërkombëtar për clirimin e Kosovës, në veqanti SHBA-ve , Gjermanisë
, është e pakontestueshme dhe përjetësisht duhet cmuar e respektuar, por për gjendjen në të cilën jemi dhe problemet me të cilat po ballafaqohemi, patjetër duhet të themi, se pos disa ndërkombëtarëve, pjesën më të madhe të fajit, e kanë, i gjithë lidershipi kosovarë, që nga viti 1999 e deri më tash, të cilët, për të fituar pushtetin dhe fronin e të parit, dhe për të mbetur me cdo kusht, vet në pushtet, ofruan dhe krijuan alenaca me gjithëkend, pa respektuar ama kurrfarë kriteri, duke eleminuar, në radhë të parë profesionistët dhe ata që dijnë të thonë jo kur vidhet e trathtohet ideali dhe shteti, por të gjithë, në kontinuitet, te cmendur nga të mirat që u sillte pushteti (e që i lejonte qëllimisht, po ky faktor ndërkombëtar) u angazhuan me mish e shpirt, duke përdor të gjitha mjetet që kishin në disponim, për të eleminuar, etiketuar e përbuzur, pjesën dërmuese të kuadrove të ndershëm e profesional, shpeshëherë edhe duke i shpalluar trathtarë e antikombëtar, e kuptohet duke u lënë hapsirë, atyre, që gjendja aktuale nëpër të cilën kalonte vendi, u konvenonte, dhe jo rrallë anagazhoheshin, edhe për destabilizim e dekuarajim të situates, gjithnjë me moton zgjate zot
Nuk ka vend dhe shtet në rajon, ku stafi ndërkombëtarë, gëzon benefite dhe imunitet të pakufizuar, në raport , me qasjen dhe fushëveprimin, me kompetenca të plota , pothuaj në gjitha drejtimet dhe strukturat me të cilat duhet të identifikohet një shtet normal, si është Kosova, e që pretentojmë deklarativisht të bëhemi.
Kuvendi I Kosovës, si Institucioni më i lartë legjislativ i vendit, ka kohë që ka humb identitetin dhe autoritetin e vet, pikërisht për shkak të servizlizmit të tepruar dhe nënshtrimit të pjesës dërmuese të të zgjedhurve të popullit, karshi presioneve të faktorit ndërkombëtar, e që është dëshmuar në shumë raste, ku pësoi jo vetëm demokracia dhe parlamentarzimi, por fitoi e keqja dhe u instalu një kastë sahanlëpirsash dhe injorantësh, që po na gërdisin gjithnjë e më shumë, por, edhe kur po dalin para medias.
Dua të prezentoj një rast, i cili mendoj se meriton që opinioni i gjërë, është mire, ta dij dhe ta gjykojë e vlersoj, si fenomen jo i rrall dhe i vetëm për rrethanat në Kosovë.
Gjatë mandatit të kaluar, kur njëri nga subjektet politike, nuk dëshironte të votonte për aprovimin e një vendimi në Kuvend, një përson nga stafi i rangut të tret, të një ambasade në Kosovë, e njofton shefin e ketij grupi parlamentar, që ditën e nesërme në ora 9-të, të mengjesit, të gjithë deputetët, të shkojnë në takim, në zyrat e X amabasadës për një takim me X ambasadorin.
Dhe vërtet, ditën e nesërme të gjithë deputetët në kohëne caktuar, uviztuan para ambasadës, dhe cka ndodhi.Ata u pranuan në sallën e madhe të pritjes, fare nuk u lejuan të ulen, nuk u shërbyen ma asgjë, nuk u takuan me ambasadorin, por vetëm iu hap dera tjetër e daljes, dhe u percollën prej kah kishin ardhur.
Por, efekti u arrit.Ne vazhdim te senacës , me preferencë të liderit të këtij subjketi, edhe këta deputet i thane po aprovimit të këtij vendimi.
Ata, gazetarë, që e përcjellin rregullisht, Kuvendin e dijnë se për cilin vendim dhe cilin subjekt është fjala.
Rasti- Eulexi, dhe akuzat e kunderakuzat mes tyre , që nga prokurorja e pezulluar, Maria Bamieh, pastaj shefi I departamentit special të Eulexit, Jonathan Rathel, italiani Frncesco Flori e Jorosllav Novotni , pastaj, Gjentelini, janë frustrime dhe konfrontime kryekëput për interesa përsonale dhe pa ndonjë qëllim që ndonjëherë, e vërteta, të dali, në shesh, apo të forcohet rendi e ligji në Kosovë, dhe kanë ngjashmëri edhe me disa fenomene të viteve të fundit në Kosovë, kur përsonalitete të caktuara, që deri dje ishin bashkë, sot, nuk zgjedhin mjete , por, dëshirojnë ta shkatrrojnë njëri tjetrin.
Jo për shkak të parimeve, ideali, apo ndonjë interesi nacional, por populli me të drejt thot:I ka mujt zullumi