22 Dhjetor 2024

Luhatshmëria e tregut të sigurimve në kohë pandemie

Shkruar nga Phd Cand. Blerta Haliti Baruti

Që prej dekadave të fundit të shekullit XIX, sigurimi është bërë një produkt “popullor”. Përmes sigurimit tentohet të mbulohet çdo rrezik i jetës ekonomike dhe i vetë jetës civile.

Sigurimi, është një nga industrit më me rëndësi, në aspektin ekonomik dhe juridik, i cili ka ekzistuar dhe është zhvilluar në të gjitha shoqëritë dhe sistemet ekonomike.

Por zhvillimin dhe aplikimin më të gjerë, kjo industri e ka pasur në ekonominë e tregut.

Prandaj një krizë e tillë si Covid-19 që ka prek të gjithë sektorët e bizneseve dhe ekonomin globale domosdoshmërisht prekë dhe tregun e sigurimeve sepse sigurimet shërbejn si shtyllë në tregjet financiare  dhe tregjet e kapitalit, luajn rol në rritjen e sigurisë shoqërore, ruajtjen e interesit publik dhe atë personal.

Ndikimi i koronavirusit në sigurime: Tregui i sigurimit ka fillu të ket ramje në të gjitha shërbimet dhe llojet e polisave (apo mbulushmërin) që ofron por më të theksuara janë:  polisat e sigurimit të shëndetit, të jetës dhe jo jetës.

Sigurimin shëndetësor: përcaktimi i ndikimi të pandemis në këtë polisë është i vështirë për t'u përcaktuar në një nivel global sepse ndikimet do të jenë shumë të ndryshme nga vendi në vend.

Kjo është për shkak se numri i rasteve aktuale dhe vdekjet mund të ndryshojnë shumë midis vendeve / rajoneve, dhe për shkak të përbërjes së larmishme të vetë mbulimit shëndetësor.

Por në një mënyrë të vogël, shoqëritë mund të përfitojnë nga mësimet dhe veprimet e ndërmarra gjatë COVID-19 për të ardhmën, vetë pandemia mund të shkaktojë më shumë njerëz të rishqyrtojnë nevojat e tyre individuale të sigurimit shëndetësor.

Në vazhdën e epidemisë SARS në 2003, për shembull, ka pasë një rritje të përkohshme në shitjet e polisave për sëmundje kritike në Azi.

Mund të shohim një fenomen të ngjashëm post-koronavirus, me rritje të shitjeve të sigurimeve shëndetësore, sëmundje kritike dhe madje edhe mbulesë jete në të gjithë botën. 

Kuptohet që nuk ka ngritje të tregut të sigurimve tani por sipas disa eksperteve të ekonomis thuhet që do ket ngritje të shpejt pas kësaj ulje po ta paraqesim në grafik do duket si “W” sepse parashikojn nje ulje si pasoj e pandemis, pastaj ngritje të shpejt si efekt i pandemis sepse supozohet që njersit të vedisohen për rreziqet që mund të sjell jeta, natyra dhe normal kompanit e sigurimeve ti përfshijn edhe këto lloj rreziqe në polisat që shesin.

Por parashohin ulje pas kësaj ngritje të vedismit sepse domosdoshmërish do ket edhe ngrijte të cmimeve nga industria e sigurimve dhe njerzit që sigurohen me të ardhura personale jo në mënyr shtetërore ju kushton më shumë sepse si faktorë i rëndësishmë jan të ardhurat mujore të njerzve, kështu që do ket ulje të tregut prap deri sa ekonomia të rimëkëmbet ku si rrjedhoj stabilizohe edhe tregu i sigurimve.

Sigurimi i jetës: këto ditë pandemie lirisht mund të themi që siguruesit e jetës janë duke u përballur me sfidat më të vështira. Industria po monitoron nga afër ndikimet e mundshme në shkallën e vdekshmërisë, megjithatë, shihet që siguruesit e jetës mund të ndiejnë ndikime të rëndësishme për shkak të asaj që po ndodh në tregjet financiare (rënia e normës së interesit do të peshojë shumë në të gjithë industrinë e sigurimeve), por luhatshmëria e tregut te sigurimve në kohë pandemie është duke krijuar më shumë vështirësi për Siguruesit e Jetës dhe të Pensionit.

Sigurimi jo jetë: padyshim që do ket ulje edhe ky lloj sigurimi sepse njerëzit nuk e shohin të arsyshme as të nevojshme të vazhdojn sigurimin e automjeteve, shtëpive, firmave etj, pasi çdo gjë tash për tash e nuk dihet dhe sa kohë do jet në një “Pause” punojm nga shtëpit, skem nevoj për levizje ditore me automjet, nuk punojm në prodhim apo shërbime e shumë arsyue të tjera deri te ato financiare.

Mënyra më të shpejta për tu kujdesur për këtë polis të sigurimit nga efekti i koronavirusit është sigurimi i kredisë tregtare, që mbulon bizneset kundër borxheve që nuk mund të paguhen nga klientët ose furnitorët e tyre.

Ku dihet që ky është një treg global 11 miliardë dollarë dhe nëse numri në rritje i kompanive largohet nga biznesi për shkak të ndikimeve të koronavirusit, siguruesit mund të përballen me pretendime spirale të shpejta.

Ekzistojnë shqetësime të veçanta që, krahas disa korporatave të mëdha, sektorë më të prekur do jen NVM-të parashihet që në mund të goditen fort për shkak të prishjes së zinxhirit të furnizimit dhe një ngërç në nivelet e biznesit.

Kostoja e kësaj mund të varet shumë se sa e keqe bëhet pandemia, nga shkalla e masave të kontrollit që qeverit zbatojn që po ndikojnë në lloje të ndryshme të bizneseve, dhe në kohë zgjatjen e pandemic. 

Një vështrim që ju bë kostove të mundëshme nga  anulimet e ngjarjeve tregojn shumë për të ardhmen e tregut të sigurimeve. Këto anulime mund të shkaktojnë humbje më të mëdha për siguruesit pasi disa ngjarje të mëdha (por sigurisht jo të gjitha) kanë politika që mund t'i mbulojnë ato edhe për epidemitë ose pandemitë.

Ngjarja më e madhe që po zhvillohet këtë vit është Lojërat Olimpike në Tokio, ku analistët vlerësojnë rreth 2 miliard dollarë të mbulimit e që pasojat financiare për industrin e sigurimve do jen të larta në këtë rast.

Shumë shtete kanë fillu të marrin masa në mbështetjen e industris së sigurimve si përshembull Shetet e Bashkimit Evropian po japin garanci për siguruesit e kredisë në një përpjekje për të mbajtur kompanitë e goditura nga koronavirusi, përfshin anëtarët si Italia dhe Spanja që fillimisht në Evrop paten krizen më të madhe të infektuarve dhe vdekjeve nga panedemia.

Po ashtu edhe risiguruesit po analizojn humbjet e mudëshme një ndër risiguruesit më të mëdhej Munich Re kan ardh në përfundim që do ken humbje prej 2.8 miliardë €  deri në 3.1 miliardë për vitin 2020, si rezultat i "pasigurisë së madhe" të shkaktuar nga ndikimet makroekonomike dhe financiare të COVID-19.

Për ta përmbledhur, është pothuajse e sigurt që do të shohim që kompanit e sigurimeve do dështojnë në mbar botën dhe ka shumë mundësi në një numër të konsiderueshëm.

Do ket humbje dhe ngërc të tregut të sigurimve edhe në Kosovë së pari si efekt i pandemis tek ne dhe së dyti përmes ndikimit indirekt nga shtet tjera sepse shumica e kompanive të sigurimit tek ne operojn me kapital të huaj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)