Luftë e ashpër mes universiteteve publike me kolegjet private
Shkruar nga.Blerim Burjani
Tetori po ofrohet pra dita kur studentet disa fillojnë studimet e disa i rifillojnë. Një numër i madh i tyre ia kanë mësyer universiteteve publike që janë bërë më bollëk dhe një numër me i vogël kolegjeve private, të cilët bëjnë përpjekje me mbesin gjallë në këtë luftë për ekzistencë.
Shumë çka është fol se konkurrenca është e madhe jo vetëm në mes kolegjeve në sektorin privat, por tash rivalë të fuqishëm janë sektori publik i edukimit me atë privat.
Se politika e shtetit ajo e arsimit shkon në drejtim të fuqizimit te sektorit publik sdo mend , kjo ka bërë që politika shtetërore ndaj edukimit të lartë të arsimit të shkon në drejtim të një lufte të ashpër për treg, studentet janë targeti , kush po merr më shumë.
Sektori publik si UP, dhe një varg universitetesh tjera që janë hap nëpër qytete tjera nuk dallojnë nga sektori privat.
Këto universitete publike njëherë duket se janë bërë nga politika, pa marr parasysh se vendi ynë nuk plotëson kritere, e më së paku politika shtetërore kundrejt arsimimit të tillë nuk duhet të sillet si sektori privat, me fjalë tjera sektori publik me çdo kusht mundohet të funksionoj si i vetëm,tendenca politike është e qartë, tash sa mbërrin me bërë të implementueshëm do të shihet.
Pa dyshim hapja e universiteteve publike në Gjilan,Gjakovë,Prizren ,Pejë,Ferizaj flitet edhe në Mitrovice te jugut do të hapet një universitet publik përveç atij ne veri të Mitrovicës , sdo mend se shteti po lufton me sektorin privat për këtë biznes, përkundër kushteve jo të mira teknike, dhe mësimdhënësve partiak dhe në mungesë të madhe të kuadrit mësimor vazhdojnë politikën shtetërore në rrafshin e edukimit se kush këndë po e mund , kjo e bënë një garë të ashpër në tregun ekonomik të Kosovës.
Problemet e cilësisë janë evidente por edhe ai mësimdhënës gjithashtu ,kjo e bënë të vështirë dhe të pa perspektivë ngritjen e cilësisë ,nuk është ideja që të bëhet garë e absurdit në këtë rrafsh, por ku po mbetet cilësia e daljes së studentëve nga këto kolegje të shumta dhe universitete publike.
Universitetet publike kanë bërë tani strategji sa më shumë studentë me pranuar, edhe shtrirjen e kanë të mirë ne rrafshin regjional , tash ,mbetet vetëm të marrin numër sa më të madh të studentëve për të ngulfatur ngadalë dhe sigurt sektorin privat.
Kështu duket edhe nëse dikush dëshiron ndryshe të interpretojë këtë situate, pashmangshëm shkon në këtë drejtim vet hapja e vazhdueshme e universiteteve publike që burojnë nga fushatat politike tregojnë qartë se këto universitete dalin si këpurdhat pas shiut, dhe se stafi mësimdhënës është i inkuadruar në universitetet publike anë mbanë Kosovës, prandaj kuadri i UP që shumica janë ardhe politikisht në ato poste dhe pa merita ata tash i shpërndajnë për të dhënë dije nëpër Kosovë, ku me tash është krejt e qartë se këto gjera skanë të bëjnë asgjë me edukim normal dhe të arsyeshëm.
Duket se në mungesë të politikave shtetërore në sferën e edukimit të lartë ,tash bëjnë garë të ashpër dhe pa kurrfarë strategjie të qartë për të ardhmen e vendit.
Se ne mbetemi larg kualitetit evropian në sferën e edukimit nuk do mend , më mirë të ruhet cilësia dhe te mos kemi një zgjerim të tillë ku parat e qytetarëve duhet të investohen për infrastrukturë universitare e në anën tjetër ekonomia e vendit është mjaftë e zbehtë dhe shumë e varfër, kjo luftë e pa parë e shpallur nga politika shtetërore kundrejt sektorit privat është një nga segmentet më interesante për të analizuar, ku rritja e numrit të mësimdhënësve në UP fillimisht ka qen dhe mbetet segment I rehati të njerëzve nga politika.
Se politika e bërë në këtë drejtim dhe shumë drejtime tjera shkojnë në përmasa të qarta të një politike anarkiste dhe grupore me qëllim të ruajtjes së interesave të shumta të njerëzve që kanë.
Ky lloj sundimi po shihet se më vonë do te ketë pasoja, për të cilat vështirë do të sanohen ose duhet bërë një strategji krejtësisht e re për të ndal trendin e deformimit në sferën e edukimit publik.
Po bëhet politik me para e popullit, kush ka para më shumë populli apo të ashtuquajturit politikan, sdo mend politikanët të cilët pa ndërprerë po bëjnë politik në dobi të vetës e në emër të popullit për politika të mira zhvillimore.
Këto gjera priten nga viti në vit të ashpërsohen, me hapjen e shumë universiteteve publike zbresin çmimin e studentëve në sektorin privat dhe e zvogëlojnë atë me numër të studentëve deri në fund.
Se kjo vazhdon te jetë kështu tash është e dukshme , nuk ka balancë të interesave në sferën e tregut të edukimit por ka luftë për të marr sa më shumë student në universitete publike.
Kjo është e qartë për të gjithë ,tash dikush e përballon konkurrencën e dikush nuk mundet , ideja ndoshta është që të zvogëlohet numri i kolegjeve në sektorin privat të edukimit, nuk është shumë më rëndësi që universitetet fillestare publike skanë kuadër për mësimdhënie ose tash më partitë politike i kanë bërë gati edhe mësimdhënësit se kush do te jep mësim.
Mungesa e një strategjie të qartë në fushën edukimit ka bërë që sot te kemi kaq shumë studentë dhe shumë njerëz që kryejnë fakultet dhe prodhojnë njerzë të pa punë dhe ndoshta edhe me keq të pavlerë për tregun ekonomik.
Por një çështje është mirë me të gjitha këto universitete publike dhe shumë kolegje sepse orientojnë masën e rinisë në drejtim të edukimit dhe natyrisht ndikon pozitivisht edhe në rrethanat sociale të vendet ku paknaqësit e rinisë reduktohen përmes angazhimit të tyre në mësim nxënie.
Por po shihet jemi larg më krahasua me regjionin dhe Evropën për kah cilësia që kemi, kam friken se kuadrot tona janë njerëz të cilët janë shtyrë të kryejnë fakultet edhe pse sjanë të përgatitur për tregun e punës.
Sidoqoftë gjendja është e rendë sepse Kosova është vend ku sektori privat është krejt minimalisht i zhvilluar , edhe ai publik nuk është kush e di sa i zhvilluar ,sektor i cili po vjen duke u privatizuar, ndërsa sektori shtetëror më i dobishmi dhe më i privilegjuari, dihet për shkak se qeverisë me parat e qytetarëve që grumbullohen në arkën shtetërore