26 Dhjetor 2024

Lufta politike për ndërtimin e Stadiumit Nacional-Olimpik te Futbollit

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

Jam i befasuar se si me pa përgjegjësi ekstreme i japin të drejtë vetes disa individ, pa kurrfarë kulturë dhe diturie profesionale në fushën e Planifikimit Hapësinorë, që tentojnë të na bindin se ku do të duhej të ishte lokacioni ma i përshtatshëm i ndërtimit të Stadiumit Nacional apo Olimpik të Futbollit në Kosovë, duke i imponuar qëndrimet e tyre regjionale me premisa provinciale, thua së kjo çështje nuk është interes nacional i të gjithë neve që jetojmë në Kosovë.

Argumentet e tyre janë të mbështjella nën petkun e “patriotizmit provincial” i cili shpërfaqet në formën e tij ma të vrazhdë.

Kjo na tregon një të vërtetë të hidhur se kush ka udhëhequr këto 18 vite me Kosovën, dhe se si ka marr vendimet e rëndësishme shtetërore, duke u bazuar vetëm në interesat provinciale, regjionale, klanore, grupeve të ndryshme të interesit, e ma së pakti të atyre nacionale si duhej të ishte.

Zgjedhjet lokale 2017 përfunduan e me këtë edhe “lufta” politike me “ urdhra” se ku do të ndërtohet Stadiumi Nacional – Olimpik i Futbollit.

Paturpësisht luhet me ndjenjat e dashamirëve të shumtë të futbollit dhe disiplinave tjera olimpike.

Ata polemizojnë se lokacioni i preferuar i Stadiumit Olimpik do të vendoset në katundin apo fshatin e këti apo ati, duke harruar me qëllim se për këto çështje duhet së pari marr rekomandimet e profesionistëve të planifikimit hapësinorë, të cilët në bashkëpunim me profesionistët tjerë të fushave adekuate duhet të propozojnë dhe miratojnë lokacionin e stadiumit.

Tek atëherë politika mundet të ndërhyjë e sigurt, pasi i ka mbështetjen në rekomandimet dhe dokumentet profesional që askush nuk mundet ti kontestoi.

Nuk duhet neglizhuar faktin se qasja selektive ndaj zgjidhjes së këtyre sfidave hapësinore shumë lehtë mundëson krijimin e konflikteve rajonale primitive, që kurrsesi me çdo kusht nuk duhet lejuar.

Nuk është punë lehtë kjo procedurë cila duket ashtu në shikim të parë. Kërkohen analiza detale e të gjithë indikatorëve hapësinor në aspektin makro dhe mikro territorial,  specifikat e terrenit, temperaturat, mjedisi kulturor i ndërlidhur me mentalitetin e popullatës ku duhet të frymoi dhe funksionoi ai kompleks sportiv, e shumë elemente tjera të rëndësishme, që një ndërmarrje e tillë komplekse të jetë e suksesshme.

Pastaj pëson faza e përpilimit të detyrës projektuese, përgatitja e konkursit ndërkombëtar të projektit, e së fundit sigurimi i mjeteve materiale dhe fillimi i ndërtimit, me siguri në faza, e kompleksit sportiv nacionali i cili kërkon mjete të mëdha materiale, të cilat në nuk jemi mësuar ti ndajmë deri me sot për këso destinime.

Në vend që pas pranimit në UEFA dhe FIFA, ti rrekemi punëve përgatitore që i kërkon ky lloj kompleksi duke i kompletuar të gjitha fazat e një projekti voluminoz, e të presim kur do të sigurohen mjetet materiale për të filluar ndërtimin e tij. Ne merremi me llafe të kota se ku preferohet apo urdhërohet ndërtimi i tij, që aspak nuk duhej të ishte breng e tyre.

Elementi ma i rëndësishëm në përcaktimin përfundimtarë për lokacionin e Stadiumit është tradita dhe dashuria e madhe ndaj këtyre sporteve, e zhveshur nga politika ditore që ka dominuar në fund shekullin e kaluar.

 Së pari duhet analizuar se në cilat zona të Kosovës janë përqafuar idetë humaniste sportive, si ka qenë angazhimi i popullatës dhe i tifozëve të sportit, sa ka qenë masiviteti i këtyre sporteve etj.

E jo të katapultohet një kompleks sportiv në një mjedis që kurrë nuk ka treguar interesim të madh për këta sporte, si është rasti me propozimet e fundi politike për lokacionin se ku duhet ndërtuar Stadiumin, pa kurrfarë studime kredibile që iu paraprijnë ndërmarrjeve të tilla madhore.

Propozimet politike janë treguar ekstrem të dëmshme dhe nuk duhet marr në konsideratë, pasi ato vijnë zakonisht për të plotësuar interesat e kufizuara lokale apo regjionale, dukë anashkaluar ato nacionale, që kurrsesi nuk duhet lejuar.

Planifikim afatgjatë territorit të vendit në afate kohore shumë vjeçare është kompleksë, kërkon ekspertizë të lartë me dituri të lartë e të gjitha rrethanave që duhet dhe mundet të ndodhin.

Me ndryshimin eventual të kufijve të disa shteteve Ballkanike, që shumë lehtë lokacionet e pretenduara për STADION do ti bënte të pa pranueshëm, pasi do të gjendeshin në periferi të shtetit të ardhshëm, çka nuk preferohet në raste të tilla.

Pasi zgjedhjet lokale kaluan, keni kohë që me koka të qeta duke u bazuar në dokument hapësinore të shtetit të Kosovës, të caktohet lokacionin e ndërtimit të Stadiumit Nacional apo Olimpik të Futbollit në Kosovë.

Ne ende po vazhdojmë lojërat jo parimore si në rastin e Operës së Kosovës, e cila edhe se e ka të definuar lokacionin, ku edhe kanë filluar punët ndërtimore para disa vite, ende po shfrytëzohet nga politik-bërësit tanë vetëm për lojëra të ulëta politikë, e ne ende nuk kemi se ku ti zhvillojmë aktivitetet e ndryshme kulturore.

Uroi që fatin e ngjashëm të mos e ketë edhe ndërtimi i “ Stadiumit Nacional apo Olimpik të Futbollit në Kosovë”, edhe se aktorët politik janë të njëjtit. Prandaj kujdes me deklaratat tilla të pa matura pasi realiteti është tërësisht ndryshe.

/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)