28 Dhjetor 2024

Lojërat me “monstra” të FYROM-it

Shkruar nga Gani Qarri

Arrestimet e para dy-viteve në emër të ngjarjes së konstruktuar të së ashtuquajturës "monstra" nuk ishte rasti par as i vetëm me të cilin strukturat banditeske të kuazi "rendit" dhe "drejtësisë" sllavomaqedonase, ditën t`ua ndalin frymëmarrjen shqiptarëve.

Ata, përmes akteve të tilla të pa precedent, të pa dëshmuara aspak si "profesionale" dhe burgime të përjetshme të bashkëkombësve të pafajshëm, vunë në zgrip të penalizimit një popull të tërë.

Sllavomaqedonasit,janë të njohur për veprimet e tyre antishqiptare, jo vetëm në vitet e komunizmit por edhe pas lufte dhe nënshkrimit të së ashtuquajturës “Marrëveshje e Ohrit” të cilën nuk e respektuan asnjëherë. Ata luajnë pafundësisht, gjatë dhe tejet rrezikshëm me ndjenjat e “shumë- bajtëshme” të Shqiptareve të Iliridës!

Edhe historia monstruoze e "monstrës" filloi në mënyrë jo-pak euforike, e cila linte të nënkuptohej se organet e gjyqësisë prej kohësh ishin në pritje të një ngjarje tragjike si kjo, për shpalljen e dorasëve "shqiptar" në smilkovci, si vrasës "profesionist" dhe përfunduar me çudinë e urdhrit të prokurorisë për burgosje grash dhe bujqish e barinjsh të thjeshtë të cilët mund të mos kenë pasur kurrë armë në dorë.

Por, përkundër të gjitha "parregullsive të rastësishme" që  "pa qëllim" u shpëtuan pushtetarëve sllavomaqedonas, shpejt erdhi një kundërpërgjigje fletërrufe, nga bashkëqeveritarët e "devotshëm" shqiptar të cilët sikur bën namin duke reaguar, qoftë avokati mbrojtës Naser Raufi,apo edhe Ministri "sh"Drejtësisë, Adnan Jashari,të cilët kësaj radhe u treguan "aq të guximshëm"-sa që për çudi,mundën ta quanin vendimin e “pagabueshëm” të gjyqësisë "alla-makedonski" edhe jo valid.

Qytetarëve shqiptar, me siguri duhet tu kujtohet ish polici 39 vjeçar sllavo-maqedonas Jakim Trifunovski, i cili më tepër njihej si vagabond dhe prishës i rendit dhe qetësisë publike, që nga pjesëtar i të ashtuquajturave forcave speciale “tigrat” do të transferohej në stacionin policor Mazraça për sigurimin e kufirit, se në çfarë mënyre- ditën për diell, para dy vitesh, ai vrau para banesave të tyre dy shqiptar të rinj në Gostivar.

Ky polic me precedencë  ligjore, mesditën e 28 shkurtit të vitit 2012,pas një konflikti të shkurtër verbal për parkimin e makinave para pallateve të banimit në rroba civile, por me armën zyrtare të MPB, pa arsyetim bindës dhe as rrezikim serioz të jetës, vrau me arrogancë të jashtëzakonshme dhe gjakftohtësi të tepruar si të një killeri me përvojë, Besnik Shehapin 26 dhe Imran Mehdiun 30 vjeçar.

Megjithëse si familja Shehapi ashtu edhe familja Mehdiu, humbën djemtë e tyre të hasretit, ngase kishin vetëm nga një djalë të vetëm, rasti i kësaj vrasje nacionaliste u tentua në të gjitha mënyrat e mundshme e të pamundshme ,të konstruktohej nga sllavomaqedonasit  si vetëmbrojte e policit, i cili nuk ishte i sulmuar por sulmues dhe nuk tentoj të mbrohej, por u vërsul ti vriste ata me armën e shtetit në dorë, në kohën kur as nuk bënte detyrën, as nuk detyrohej për armëmbajtje, por u armatos me qëllim paraprak, për vrasjen e dy shqiptarëve, vetëm për shkak të urrejtjes nacionaliste dhe për asnjë arsye tjetër.

Megjithatë gjykimi i tij u shty aq gjatë dhe vendimi për dënim u mor vetëm atëherë kur  bashkësia ndërkombëtare u detyrua të ndërhynte dhe kërkonte hapur, proces të drejtë gjyqësor dhe dënim të merituar për këtë killer zyrtar.

Pra, pas shumë seancash të stërzgjatura, ekspertizës dhe rekonstruimit të vrasjes, përsëritjet e një-pas-njëshme të proceduarve "hetimore"do të merrnin gati një vit kohë, deri më 23 shkurt të vitit 2013,kur vetëm pas intervenimit të BE-së,gjyqësia përfundimisht nuk pati rrugëdalje tjetër veçse të merrte vendim për dënimin e vrasësit të dyfishtë me burgim të përjetshëm.

Ndaj edhe nuk është aspak çudi sesi situata në trojet shqiptare nën FYROM, përditë e më tepër përkeqësohet, ku viktima kujdestare, si çdo herë janë, kush tjetër përpos shqiptarëve të pambrojtur.

Në anën tjetër,bashkëkombësit tanë nga Ilirida të akuzuar ad-hock,për rastin e ashtuquajtur “monstra”të smilkovcit- pa asnjë provë as argument bindës, më 30 qershor 2014, nën akuzën e pavërtetuar dhe cinike të emërtuar nga fantazitë neveritëse sllavo-maqedonase- si “terrorizëm“, gjashtë nga 7 të, shqiptarët e akuzuar paverifikueshëm, u dënuan në Shkup hiq më pak se me burgim të përjetshëm

Por, sikur të mos mjaftonin dënimet e shqiptuara drakonike për ata që burgosi policia sllavo-maqedonase, ministri i ashtuquajtur i “drejtësisë” alla sllavo-makedonqe, Adnan Jashari, paska kërkuar ekstradimit edhe të dy të akuzuarve tjerë, po ashtu pa argumente bindëse,Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri, të cilët ndoshta vetëm pse në Kosovë u dënuan për armëmbajtje pa leje, të hënën me 30 qershor 2014  të njëjtit në Shkup u dënuan me burgim të përjetshëm.

Problemi kryesor qëndron te fakti se për gjithë të këqijat sa u ndodhin shqiptarëve nën FYROM, fajtor nuk janë vetëm sllavomaqedonasit, por edhe vet shqipfolësit që kapardisen si gjelat mbi plehërat e katundit, të cilët të katapultuar  jo pa qëllim në funksione qeveritare dhe organet tjera institucionale, veprojnë hapur dhe pa asnjë rezervë, kundër shqiptarëve. 

Pra thënë troç, shqiptarët janë ata që zhgënjejnë çdo ditë e më tepër shqiptarët. Shqiptarët akuzojnë shqiptarët, padisin shqiptarët, arrestojnë shqiptarët, burgosin shqiptarët, dhunojnë shqiptarët dhe mashtrojnë e shesin lirë e pa fije turpi vet shqiptarët, çdo ditë....

Shqiptarët janë ata që gjithnjë e më tepër përulen dhe dobësohen! Shqiptarët mbeten njerëz të cilëve edhe Zoti e ka vështirë tu bie në fije. A përfaqësohet kështu një popull të cilit pretendon se i takon dhe e udhëheqë?!

Në të njëjtën kohë, bashkëkombësit dëbohen nga shtëpitë, dyqanet dhe pasuria e tyre me forcë në shumë vende anë mbanë FYROM-it, rrihen e përgjaken çdo ditë, në të gjitha lagjet e Shkupit, në shkollë ,në rrugë ,në autobusë e kudo tjetër që guxojnë të deklarohen shqip, duke mos kursyer as fëmijët e mitur, njërit prej të cilëve, para jo shumë kohësh, do ti prehej dhe fytyra me thikë, për ta detyruar që ta puthte kryqin sllavomaqedonas, kurse funksionarët shqipfolës si udhëheqës të denjë që janë, rëndom vazhdojnë të heshtin...

Kështu edhe ndodhë rrahja dhe përndjekja nga huliganët sllavomaqedonas,mbi kokat e shqiptarëve ndërtohen kryqe gjigande bizantine, vendosën përmendore të Car Dushanit në lagjet dhe afërsitë ku ata jetojnë, ngrihet kisha sllavoortodokse mbi themelet e Kalasë shqiptare të Shkupit,e çka jo tjetër.

Për aq më keq, derisa sllavët në përgjithësi, edhe pa-dashje janë të detyruar ta pranojnë kombin tonë, qoftë edhe duke përdorur ndaj tij parimin gebelsian të propagandës për demonizimin e shqiptarëve, me të cilat partitë shqipfolëse bashkëpunojnë ngusht,për shtypjen sa më të ashpër të bashkëkombësve të tyre, fatkeqësisht bima e egër e mbjellë dhunshëm së fundi në trojet tona,vahabisto- shqipfolëse, shkon edhe më larg duke mos e pranuar fare kombin shqiptar.

Sa i takon gjykimi monstruoz, të atyre që e ndjejnë veten shqiptar, siç edhe ishte paralajmëruar, të premten më 4 korrik të këtij viti, mijëra shqiptarë të frustruar nga padrejtësitë, dhuna dhe terrori sllavomaqedonas të cilat me bekimin e partive shqiptare që sa vite ushtrohen ndaj tyre, mbajtën protestën më masive dhe mjaft të fuqishme  për liritë dhe të drejtat e tyre kombëtare e njerëzore  si dhe kundër vendimit gjyqësor për rastin e ashtuquajtur "Monstra".

Për bashkëkombësit e tij protestues, solidaritetin e shprehu edhe boksieri më i mirë aktual i kombit tonë, “Tyesoni Shqiptar” z. Nuri Seferi i cili i trishtuar nga brutaliteti egër i soldateskës-policore sllavomaqedonase, deklatroi: se ne si popull kemi derdhur gjithmonë shumë gjake për atdhe ndaj as tani nuk mund të qëndrojnë duarkryq, para padrejtësive që ushtrohen mbi shqiptarët në tokat e tyre.

Ndërsa, sipas informatave nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) politikanët shqipfolës të FYROM-it, edhe një herë, në vend të përkrahjes ndaj bashkëkombësve që dhunoheshin brutalisht nga e ashtuquajtura polici e “shtetit”, për fat të keq pothuajse që të gjithë edhe në këtë situatë kishin zgjedhur të heshtnin si qyqet dhe vështronin anash veprimet jashtë mase- të ashpra të sllavomaqedonasve si bashkëdiler të para-kontraktuar me ta, për veprime kundër shqiptarëve.

Nuk ishte vetëm BDI, ajo që nuk u doli në krah demonstruesve, por edhe organizata "joqeveritare" e ashtuquajtur "Civil" në vend të solidaritetit u bëri thirrje atyre për qetësi.

Madje, sipas informatave të mediave, që nga mëngjesi i hershëm, banorëve shqiptar kishin filluar tu vinin edhe mesazhe në formë SMS-i, me porosi për të mos dalë në protestën e paralajmëruar kundër padrejtësive, diskriminimit dhe dënimeve pa dëshmi të bashkëkombësve të tyre.

Ndaj, shkrimtari me renome dhe autori i shumë veprave letrare z.Kim Mehmeti, me të drejtë kërkoi nga gazetarët që të shkruajnë për këtë rini- për Rininë më progresive shqiptare jo vetëm në Shkup, por në gjithë FYROM-in, të cilës padrejtësisht, nga vet partitë shqipfolëse, aq shumë i janë ngushtuar hapësirat e veprimit, sa që përveç bllokimit të hapësirave institucionale të atyre partive, uzurpimit të Universitetit të Tetovës, Sheshit “Skënderbe” etj, kësaj rinie të ndritshme i kanë mbetur vetëm edhe lagjet e ngushta të pjesës së vjetër të Shkupit, ku jetojnë shqiptarët, për sado pak veprim kombëtar.

Pra shkruani se siç lotojnë sot pjesëtarët e kësaj rinie sublime-tha ai, sepse do të vijë dita kur do të lotojë mamaja e secilit prej atyre që sot rrinë anash dhe shikojnë të pa brengosur, se si shpërthejnë bombat dhe djegë gazi lotsjellës që hidhen nga policia sllavomaqedonase mbi rininë e pafajshme shkupjane.

Me siguri dhe jo vetëm me këtë rast, secili bashkëkombës kudo qoftë, duhet të ndjej keqardhje për gjendjen e shqiptarëve nën FYROM, dhe mënyrën e paprecedent të shtypjes dhe akuzimit të tyre nga sllavomaqedonasit.

Të gjithë ne pa dallim, e kemi për borxh ndaj gjuhës dhe gjakut të përbashkët që të solidarizohemi me protestën dhe të kujtojmë me dhembje të vrarët dhe të burgosurit shqiptar pa shkas as arsye. Të mos harrojmë as kurdisjet e më hershmet të llojeve monstruoze të cilat ngjashëm me këtë të tanishmen, dënuan dhe morën disa jetëra shqiptarësh të pafajshëm.

Monstrat sllavomaqedonase, nga koha në kohë mbuluan shumë nëna në zi, lanë kushedi sa gra të veja dhe fëmijë jetimë, numri i të cilëve nën këto konstruime ndjellakëqija mund të shtohet çdo dit!

Mjerisht, ka shumë vite, që për shqiptarët nuk duket asnjë zgjidhje në horizont, atje asgjë e mirë nuk ndodhë, edhe shmangia nga e keqja, fatkeqësisht nuk varet nga ata. Pak vend u ka mbetur atyre në "bashkëjetesën" e dhunshme me sunduesit sllavomaqedonas, ani pse bashkëkombësit tanë nuk janë aq të pakët në numër dhe përbejnë gati gjysmën e popullsisë së FYROM-it.

 Kështu që përfundimisht, ata duhet të gjejnë forcë dhe të ndërmarrin sa më parë një vendim të guximshëm për të ardhmen tyre, për fëmijët dhe familjet e mbetura pa shpresë dhe perspektivë.

Kjo që shqiptarët e pambrojtur në trojet e veta, nën FYROM- përjetojnë, nuk është bashkëjetesë as jetë! Është thjeshtë gjenocid modern që ushtrohet pa asnjë pengesë për dekada me radhë mbi ta .

Gjendje të tillë nuk kanë kaluar edhe nën pushtimet më të egra, madje edhe vuajtjet paraardhësve tanë, nuk ishin më të rënda as nën pushtimin bullgar dhe kohën e luftës së dytë botërore.

Ndaj, lind pyetja ç`po ndodhë dhe deri kur kështu?!

Nëse vërtet ju ende shpresoni në ndonjërin nga politikanët shqipfolës, e them me keqardhje se jeni plotësisht gabim. Ata janë njerëz të papërgjegjshëm e bixhozgji të pacipë që tradhtojnë lehtë atdheun dhe bashkëkombësit, shesin çdo kënd dhe secilin shqiptar që u epet mundësia.

Shembuj të tillë kemi me shumicë kudo ka shqiptar!

E vetmja gjë që ata duan dhe mbrojnë me çdo kusht janë interesat e tyre personale, të cilat nuk hezitojnë ti ruajnë duke flijuar edhe jetën e gjakun e shqiptarëve.

Ndaj mjaftë më rob në shtëpitë tuaja!

Liria për shqiptarët ka qenë gjithmonë e shtrenjtë dhe hyjnore, ajo na ka mbajtur ndër shekuj gjallë si komb, kurse vlerësimi që tani u bëhet juve nga sunduesit e papërcaktuar kombëtarisht – sllavomaqedonas,që sa vite e dekada mbetet shumë i ulët, i pa ndryshuar dhe tejet nënçmues. Mjerisht, ju trajtoheni si robër klasik në tokat që u takojnë juve.

Shtypja dhe diskriminimi sistematik shtetëror që u bëhet, kalon të gjitha caqet e normales dhe kufijtë e mundshëm të durimit njerëzor.

Madje historitë e nënshtrimit, mjerisht nuk përfundojnë as këtu, fatkeqësitë  palosen njëra mbi tjetrën, vrasjet, burgosjet, akuzimi dhe krminalizimi kolektiv i shqiptarëve si popull, ua shkatërron jetën juve, fëmijëve dhe familjeve tuaja  të pambrojtura.

Mos mendoni se Ali Ahmeti do tu çliroi, nga tortura, vrasjet dhe sakatimi sllavo-bullgar! Ju lutem mos i besoni më atij. Ju rinia progresive shkupjane, siç u quan me krenari Kim Mehmeti, dhe pjesa më e shëndosh e kombit tonë, ngrihuni e dilni zot vendit dhe vetvetes!

 Është koha e fundit që edhe shqiptarët të mësohen të luftojnë për të drejta dhe lirinë e tyre. Të jeni të bindur se pas veprimeve vahabiste të kohëve të fundit, SHBA, NATO dhe Evropa, më asnjëherë nuk do të provojnë të ndihmojnë as çlirojnë shqiptarët dhe trojet e tyre.

Për çdo ditë pas çlirimit të ardhur si hutit në korubë, ne po japim shembuj të këqij.

Me ndihmën e atyre që sa kohë janë në pushtet, disa jaranë dhe bashkëpunëtor të tyre, po e kthejnë vendin tonë në strofuj ekstremistësh të cilët prodhojnë terrorist për luftëra të dyshimta në vende të huaja.

Por megjithatë, kjo nuk donë të thotë se  ne duhet edhe të “mësohemi” me përdhunimin dhe përuljet kombëtare të shqiptarëve, lotët e thyerjes së tyre shpirtërore nëpër gjykatoret sllave- padyshim shkaktojnë dhembje tek secili bashkëkombës, të cilët nuk dëshirojnë gjykimet të tilla para gjykatësve cinik antishqiptar dhe kuazi drejtësisë vrastare të FYROM-it.

Madje, si ka  mundësi që vetëm ne të mbetemi popull pa ëndrra, pa shpresë, pa ideale? Kujtoni gjakun e atyre që u mbytën nëpër burgje dhe vranë në shtëpitë e veta para bashkë- familjarëve, kujtoni ata që kurdoherë-ditën ta donin më shumë se çdo gjë tjetër, gjuhën, origjinën, truallin e të parëve, atdheun dhe familjen, të cilët u shuan nga kjo jetë pa asnjë faj dhe të pa mbrojtur nga askush.

Sllavët nuk duan barazi as bashkëjetesë me të tjerët, ndaj bashkohuni kundër të këqijave që po u ndodhin dhe ngrihuni ta ndryshoni të ardhmen tuaj të zymtë nën robëri!

Vetëm kështu do ta bëni të gjithë kombin për vete, pjesëtarët e ndershëm të të cilit, sapo të shohin vendosmërinë dhe orientimin tuaj të drejtë, para çfarëdo “monstre” nuk do tu lënë më vetëm, as kursejnë ndihmën e tyre ndaj vetëmohimit burrëror e kombëtar që do të tregoni, deri në arritjen e lirisë dhe bashkimin e shqiptarëve në një shtet të përbashkët etnik, në të cilin do të ketë jetë të sigurt, të lirë dhe të barabartë për të gjithë ne. Pra Rini e ndritur e së ardhmes, paçi fat dhe u prift e mbara deri në arritjen e qëllimit tuaj të lart e sublim!


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)