23 Dhjetor 2024

Llapi duhet të votojë për kandidatin e jo për subjektin politik

 Shkurar nga Shefqet Dibrani

Nëse Llapi dëshiron të bëhet shembull i demokracisë në Kosovën, atëherë në  zgjedhjet për pushtetin lokal, që do të mbahen më 15 mars 2020, duhet ta votojnë pa hezitim prof. dr. Shpejtim Bulliqin, për kryetar të kësaj komune.

LLAPI...
 

“Llapi nuk kalohet në këmbë...”*

As me ajrore nuk i bihet Llapit

Në zemër të Dardanisë e keni Llapin

Llapin – palcë e Kombit

Kurrkush nuk e gjeti fjetur Llapin

Llapin – kockë që të mbetet në fyt

Llapi shtrihet përgjatë Ilirisë

Llapi – zemra e shqiptarisë

Nga Mollë e Kuqe gjer në Qirez shtrihet Llapi

Llapi me yje lirie – Elfete Humolli e Afrim Zhitia

në shtatin e Llapit e falën gjakun Aliu e Fahria

Llapit ik barbari kah ka ardhur

Llapit del fushës djalli i zi me shtatë sy

Llapit pylli rritet rreth shtëpisë

Llapi – shpirt’ i Dardanisë

Në dritare Shaban Shala ia mat shtatin Llapit

te Molla e Kuqe ngul bajrakun

shtatë shekuj ëndrra lirie

E në veri të Llapit rri barbari i zi me shtatë sy

 

(Nga libri i autorit: “LARG PIKON HËNA”, Tiranë 1994.)

* Varg i poetit Ali Podrimja 

Kosova në zgjedhjet për nivelin qendror të mbajtura më 6 tetorit 2019, përveç se dha një provim, dëshmoi se mund të bëjë ndryshimin e madh. E kjo ndodhi vetëm atëherë kur elektorati PDK-së, arriti nivel të përgjegjësisë kombëtare.

Pavarësisht çfarë flasin analistët dhe ata që bëjnë llogari, ato zgjedhje dëshmuan vetëdijesim qytetar, kryesisht te elektorati dhe anëtarësia e PDK-së, e cila guxoi të mos e votojë të keqen, dhe kështu ia zbardhi fytyrën Kosovës.

E në asnjë mënyrë për shkak të mobilizimit të VETËVENDOSJES, aq më pak nga zgjimi letargjik i elektoratit të LDK-së. Le të bëjë kush të dojë llogari, por në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, te kutitë e votimit ka munguar kryesisht elektorati i PDK-së, ai elektorat, i cili me guxim i tha boll degradimit të Kosovës. Tash edhe Llapi dhe llapjanët, po sidomos elektorati i LDK-së, e ka radhën t’i thotë të keqes boll më, ta ndal avazin e degradimit që ia bëri trevës Agim Veliu!

Me një fjalë, në këto zgjedhje pritet që elektorati shembullor dhe ai rugovistë i LDK-së të votojnë për kandidatin më të mirë, për veprimtarin e tyre shumëvjeçar, për profesorin dhe veprimtarin e LDK-së të deridjeshëm prof. dr. Shpejtim Bulliqin, sepse Ai është intelektual me karizmin politike më të dëshmuar, është njeriu i cili nuk iu nënshtrua as tekeve të Agim Veliut, dhe as interesave të Isa Mustafës, prandaj u dëbua nga LDK-ja. 

Prof. dr. Shpejtim Bulliqi, qëllimisht u la jashtë strukturave të KP të LDK-së, dhe nuk iu lejua të futej as në Listën Zgjedhore për deputet i LDK-së.

Prof. dr. Shpejtim Bulliqi, sikurse Elita Intelektuale tjetër e LDK-së nga kjo trevë, u ndëshkua nga Agim Veliu dhe strukturat titiste në LDK, vetëm pse ishte intelektual i nivelit të lartë që Agim Veliu nuk e realizoi kurrë.

Ai u ndëshkua vetëm pse e mbrojti kauzën tokësore e njerëzore dhe demokratike për territorin e Kosovës. Pra prof. dr. Shpejtim Bulliqi, u bë theror në mbrojtje të tërësisë tokësore të Kosovës, dhe pikërisht këtë ndëshkim ia bënë strukturat e RIINVESTIT bashkë me Agim Veliun, i cili sikurse me prof. dr. Shpejtim Bulliqin, ka vepruar më parë edhe kundër intelektualëve të tjerë, ndër më të devotshmit që i pat LDK-ja, treva e Llapit dhe Kosova. Madje si asnjë krahinë tjetër, Llapi Ynë, krejt në saje të Agim Veliut, i ka ndëshkuar një nga një intelektualët e saj.

Të bëhet një linçim dhe një ndëshkim kaq i madh dhe llapjanët të durojnë, epigaminë e Agim Veliut me grupet e nëntokë dhe ideologjinë titiste. (Epigamy, greqisht ἐπιγαμία) ishte një parakusht për martesë.

E në rastin konkret, i bie martesë ideologjike e Agim Veliut me titizmin e Isa Mustafës dhe interesa me grupet kriminale, veçori e interesa të ngjashme që nga Greqia e lasht e gjerë më sot.

Prandaj, ndëshkimi, përjashtimi dhe linçimi i Elitës Intelektuale në Llap, është  bërë në saje të Agim Veliut, ish kryetarit të deridjeshëm në Llap, i cili si duket në zgjedhjet e kaluara paska nuhatur se po i rrëshqet atij dheu ndër këmbë, prandaj është ri pozicionuar në një post ministror ku shpreson se do ta shpëtojë lëkurën e tij.

Por klane e klika titiste të pozicionuara në kryesinë e LDK-së, edhe falë Agim Veliut, kanë arritur që t’i përjashtojnë nga strukturat udhëheqëse të partisë, nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, të gjithë themeluesit e LDK-së, madje sot nuk kemi nga këta veteran antikomunist asnjë Asamblist, asnjë Deputet, asnjë Ministër dhe askund në vendet udhëheqëse në LDK e në Kosovë,  sikurse asnjëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Llap nuk i kemi në udhëheqje të Llapit, sikurse asnjërin nga intelektualët me nam dhe të guximshëm dhe të shumtë nga treva e Llapit, të cilët në vitet e nëntëdhjeta bënë shumë për Llapin  dhe Kosovën, sot janë zhbërë falë Agim Veliut, prandaj Llapi duhet të votoj për ndryshim rrënjësor dhe substancial të cilin ua garanton vetëm prof. dr. Shpejtim Bulliqi.

Prof. dr. Shpejtim Bulliqi, mbase ishte i fundmi dhe i vetmi kandidat  LDK-së që rriten e tij politike e ka nisur dhe përfunduar në LDK, duk i kaluar të gjitha nivelet strukturore të partisë, që nga Aktivi i LDK-së në fshatin e tij Lluga, pastaj aktivist i nëndegës së LDK-së në Bashkësinë Lokale në fshatin Lluzhan, e deri në kryesinë e Degës së LDK-së në Podujevë.

Ai ishte për disa mandate ishte asamblisti dhe drejtor për çështje arsimore, i kësaj dege në nivel komune, dhe madje ai ka qenë kandidati më i votuar në nivel komune.

Prof. dr. Shpejti Bulliqi, nga strukturat e Degës së LDK-së në Podujevë është zgjedhur anëtarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në nivelin qendror dhe deputet në Parlamentin e Kosovës. Një kuadër që e ka rritur LDK-ja, prandaj elektorati i LDK-së duhet ta votoj birin e tyre që nga kjo trevë u bë i famshëm dhe i dobishëm për Kosovën.

Pozita e tij politike u kundërshtua për shkak të KUAZËS KOMBËTARE për ta mbrojtur hapësirën gjeografike të Kosovës, kauzë të cilën e ka kundërshtuar Isa Mustafa dhe Agim Veliu.

Por, kjo kauzë është mbështetur nga VETËVENDOSJA, kështu që prof. dr. Shpejtim Bulliqi, mbase është i vetmi kandidat i cili kalimin në një subjekt tjetër politik, nuk e ka bërë për koncepte politike dhe as programore, por për shkak të Kauzës Kombëtare, të cilën ia ka mbështetur Lëvizja VETËVENDOSJE, prandaj prof. dr. Shpejtim Bulliqi, është kandidati më universal, më i përgatitur, më i dëshmuar dhe më i sfiduar për ta përparuar Llapin, ai kauzën e tij për ta zhvilluar e përparuar Llapin, do ta realizojë ma mirë se kushdo tjetër.

 Sikur prof. dr. Shpejtim Bulliqi, të mos e kishte ketë kauzë, ai do të qëndronte rehatshëm në kolltukun e deputetit në Parlamentin e Kosovës. Prof. dr. Shpejtim Bulliqi, po e dëshmon vetën edhe kësaj radhe, ai po sakrifikon rehatin dhe pozitën e tij, për të përparuar mirëqenien e qytetarëve, për fat të mirë, kësaj radhe të trevës e cila e ngriti dhe e emancipoi politikisht për tu bërë njëri nga emrat më të respektuar jo vetëm në Llap, por në nivelin Kombëtar.

Llapjanët, sidomos elektorati i LDK-së dhe ai i PDK-së, (këta të fundit, që u dëshmua se janë për reforma), duhet kësaj radhe të votojnë për kandidatin e jo për klanet politike, sidomos për klanet e Agim Veliut, nga të cilat nuk do të përftojë më Llapi, pasi askush nga llapjanët nuk mundet me mbuluar dështimet e shumta dhe mos zhvillimin e Llapit, në këto 20-vjet të qeverisjes nga LDK-ja, pjesë e së cilës edhe sot e kësaj dite është edhe autori i kësaj analize.

E për një moment t’i lëmë anash inatet mediatike, por llapjanët ose kush të dojë tjetër, mundet më bërë një krahasim në ndryshimin ekonomik, kulturor e zhvillimor në Llap në këto vitet e udhëhequra nga Agim Veliu, dhe të krahasoj me ndryshimet sociale që i ka bërë për vete, vetëm në këto vitet e pasluftës. që në raport me rrogën e kryetarit të komunës është e pa imagjinueshme për t’u realizuar.

Vetëm ky rast që theksuam, është një faktor i rëndësishëm pse duhet të ndodh ndryshimi në Llap dhe pse llapjanët nga të gjitha partitë duhet ta votojnë Kandidatin e jo subjektin politik, sepse Llapi ka nevojë për ndryshim dhe përparim, e këtë nuk mundet askush ta bëjë ma mirë se sa prof. dr. Shpejtim Bulliqi!

Si intelektual, si krijues dhe si analist i zhvillimeve politike në Llap, po më shumë si strukturë e LDK-së që nga themelimi, bëjë thirrje publike që Llapi të votojë kandidatin e jo subjektin, për të dëshmuar demokraci,  sepse as unë mësa elektorati i LDK-së nuk e duam më shumë prof. dr. Shpejtim Bulliqin se sa Llapin, por koha ka ardhur për ndryshime, dhe për ta ndryshuar e zhvilluar Llapin, dhe për ta përmirësuar qeverisjen, mendoj se kandidat më të mirë se sa  prof. dr. Shpejtim Bulliqin, sot për sot Llapi nuk ka! E në anën tjetër nëse elektorati i LDK-së dëshiron t’iu kërkoj falje të gjithë Elitës Intelektuale në Llap e nga Llapi, të cilët i shkatërroi dhe i përjashtoi nga LDK-ja vet Agim Veliu, kësaj radhe duhet votën e tyre t’ia japin pikërisht këtij intelektuali, i cili për shkak të Kauzës Tokësore, u viktimizua nga klanet e Agim Veliut!

Nëse Llapi dëshiron të bëhet shembull i demokracisë në Kosovën, atëherë në  zgjedhjet për pushtetin lokal, që do të mbahen më 15 mars 2020, duhet ta votojnë pa hezitim prof. dr. Shpejtim Bulliqin, për kryetar të kësaj komune.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)