Lista Serpska faktor në formimin e qeveris, fal Vetëvendosjes
Shkruar nga Fidan Mustafa
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 8-të qershorit, qenë një test mjaft i rëndësishëm përballë faktorit ndërkombëtar, nga i cili proces pas përfundimit të saj mori notë pozitive nga aktorët brenda dhe jashtë vendit.
Përkundër faktit se nuk kemi ardhur deri te ligji i ri i zgjedhjeve, ky proces ka pasur edhe anët pozitive. Një prej anëve kryesore pozitive është vetëdijesimi i qytetarëve, i pjesëmarrjes në zgjedhje, vetëdijesimi i subjekteve politike rreth procesit zgjedhor, çka e bënë njërin ndër proceset zgjedhore më të suksesshme të mbajtur ndonjëherë në Kosovë.
Derisa certifikimi i zgjedhjeve u miratua edhe nga KQZ duke shpallur se cili subjekt politik mori më së shumti vota në këto zgjedhje, në kohën kur pritej mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në spektrin e partive politike filluan kalkulimet e metodat e marrjes së pushtetit të atyre të cilëve nuk u dolën fitues në këto zgjedhje, por formuan grup parlamentar më të madh për të vetmin qëllim, atë të marrjes së pushtetit me çdo çmim.
Në situata të tilla as PDK, e as LDK-AAK-NISMA nuk i kanë numrat e mjaftueshëm për të krijuar të vetëm institucionet e vendit. Padyshim situata të tilla ngritin pazaret politike. Lista Serpska e Vetëvendosja janë subjektet përcaktuese për fatin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Gara për formimet e grupeve më të mëdha parlamentare, padyshim se nënveten e saj po krijon favorizime ndaj disa subjekteve mjaft të dëmshme për popullin e Kosovës, atë të listës Serpska, duke i ofruar mundësin si përcaktues të procesit të ardhshëm politik në formimin e qeverisë përkundër kushteve të disfavorshme për Kosovën nga ky subjekt i dirigjuar drejtpërdrejt nga qeveria e Serbisë.
Pyetja tani është: Vetëvendosja a duhet të rreshtohet në anën e PDK-së për të ofruar një qeveri e cila nuk do ti prekte parimet e saj, por do të bënte reformën zgjedhore, atë për presidentin e madje të shkohet në zgjedhje, apo të lejoj faktorizimin e listës Serpska që do ti mundësonte formimin e asosacionit të komunave serbe në Kosovë?
Në situata të këtilla, Vetëvendosje duhej gjetur një zgjidhje mes parimeve të saj dhe zgjidhjes se ngërçit institucional duke i përafruar qëndrimet e saj me PDK-në në gjetjen e një formule funksionale për formimin e qeverisë.
Padyshim, VV do të dinë të menaxhoj situata të këtilla mjaft komplekse, por gjithsesi për hir të parimeve dhe zotimeve ndaj popullit që ka, nuk do të lejon faktorizimin e listës Serbska në vend.
Duhej rikujtuar se abstenime të këtilla nga VV për formimin e qeverisë së Republikës së Kosovës, i mundëson strukturave paralele në Kosovë faktorizimin edhe më tej drejt formimit të asosacionit të komunave serbe, të cilët formojnë lidhje direkt, duke legjitimuar e forcuar edhe më tej lidhjen me shtetin e Serbisë.
Një rrugë e cila do të dërgonte deri të një autonomi për serbët në Kosovë, e pjesë e përgjegjësisë në këtë rast do ishte edhe subjekti politik Vetëvendosje nëse nuk do të merreshin hapa konkret për zgjidhjen e kësaj situate institucionale.