22 Prill 2025

Lironi çlirimtarët


 Shkruar nga Afërdita Topallaj
                                                                  
1.   
Turp i shekullit , mëkat i madh
Akuzohën heronjet e gjallë      
Bijt më të mirë që njeh Historija   
Në fyt Kosovës i ngeci liria          
 
2.
Shpirti thyhet, se përballon  
Pëlcet guri,jo nuk duron  
Syri lotin nuk e mban  
Padrejtsinë  kur e shikon  
 
3.       
 Athua fund po merr bota
Këtë  mekat si e mban toka!  
Ai  çë mbron pragun e tij
A bënë krim apo burrëri ?  

4.     
Përse heshtje Evropë katile   
Kur Kosova ndizëj në flakë  
Mbushej plot varre massive
Kur s’mbet pllëmbë pa u larë në gjak  

5.
Kur në errësirë mbulohej nata  
Pa yje dhe dritë të hëhës
Kur skuqej qielli me granata
Dridhej fëmija në bark të nënës  

6.
Botë  mos thuaj që si dëgjove    
Britmat rrënqethse të fëmisë
Kur  dhe qiellin e tronditi
Masakra e Abrisë   

7.
Për masakrën e Poklekut
Ke mgyllë sytë a e ke parë ?                              
Pleq,gra,fëmijë t’pafajshëm
Si i digjte Shkau të gjallë

8.
A thua botë qenke vërbuar!
Nuk është parë e as dëgjuar
I pafajshmi  rënd akuzohët
E fajtori qëndron kundruall

9.
Si dënohën Qlirimtarët
Gjë s,kërkuan veq t’jemi të lirë
Pse s’denohën horditë barbare
Për veprën e tyre të nxirë

10.
Gjëmë  lëshon Qyqavica
Djemt më të mirë ku i ka Drenica?
Ku i kam shqipët e malit
Që ja zbardhën fytyrën Vatanit

11.
 Thrret Samiun e Jahirin     
 Sylejmanin e Fadilin
Thrret Nexhatin e Zeqirin
 Thrret Sahitin e Sabitin  

12.
Ou ku jeni heronjtë e gjallë
 Ju që kishit një ideal
Ju që mbrojtët ç’do pllëmbë t’ksaj toke
 Me drejtësi nderë e moral  

 13.
Kush njollos nderin tuaj
Kush na’e vranë këtë pafajsi
Ai ska komb as nuk ka fe
 S’meriton t’quhet njeri  

14.
Gjith Drenica jep një mesazh
Në kupë të qiellit zëri jehon
Mi lironi Pëllumbat e mi
Se pëllumbi robëri nuk don

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)