25 Dhjetor 2024

Ligji për amnistinë dhe çështjet pronësore-ndërtimore

Shkruar nga Gegë Toska


Këto ditë është aktuale çështja e aprovimit të ligjit kontraverz të amnistisë i cili “duhet” të aprovohet në Kuvendin e Kosovës në leximin e dytë,për të plotësuar një kusht i marrëveshjes së Brukselit. Do të aktualizoj një çështje që është margjinale në krahasim me kompleksitetin e propozim ligjit për amnisti.

Tre paragrafet në nenin 3 më ngacmuan të reagoi. Qeveria tani po propozon të hiqen nga projektligji për amnistinë neni 3 pasi nuk kaloi në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës.

Nuk ka mençuri të madhe,kjo vetvetiu tregon se cilën filozofi dinake veprimi përdor qeveria ynë,zbulon perfiditetin që e kanë propozuesit të ligjit,gjegjësisht klasa politike e pas konfliktit në Kosovë.

Se sa të pa ndërgjegjshëm janë tregon edhe kjo se në listën e propozimeve për amnisti,kanë guxim të propozojnë edhe falje për ata të cilët kanë bërë çfarë kanë dashur me pronat,kanë uzurpuar ato, kanë falsifikuar dokumentet kadastrale, kanë ndërhy në drejtorit komunale të pronës dhe kadastrit etj.

Janë këto veprime që janë prezentë në vite pas konfliktit, askush nuk ka imagjinuar se dikush do të veproi në ketë mënyrë, pasi dikur kur do fillo të funksionoi shteti ligjor dhe demokratik,shumë lehtë do të identifikohen këto malverzime dhe falsifikime me pronat. dhe domosdo do  të duhej të merreshin masat adekuate ligjore,pasi këto janë vepra penale dhe nuk munden të falen apo amnistohen.

Fjala është për pikat 1.3.30 “Marrja në posedim i pasurisë së paluajtshme (331)”,atë 1.3.31 “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme (neni 332)”,dhe ai 1.3.33 “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër (neni 344)”.

Mos u brengosuni banor të nderuar të Kosovës,nëse ketë herë nuk arritën ta kalojnë këto nene,mos gëzoheni,problemet pronësore,hapësinore dhe urbane që vet i krijuan me qëllime ë përfitimeve të mëdha këto katërmbëdhjetë (14) vite, prapë në të ardhmen e afërt do të tentojë dhe do të arrijnë të realizojnë qëllimet e tyre djallëzore në fushën e Pronës,Ndërtimit,Planifikimit Hapësinor dhe Urban në Kosovë.

Zaten parapërgatitjet për ketë kanë filluar tinëzisht me aprovimin e “Ligjit ë Ndërtimit” vitin e kaluar,”Ligjit të Planifikimit Hapësinor” dhe ati për “Trajtimin e Ndërtimeve pa leje”, të cilët pritet të aprovohen së shpejti nga delegatët e instrumentalizuar nga partitë politike që bashkëjetojnë me krimin e organizuar në fushën e ndërtimit,si njëra nga fushat ma fitim prerëse në Kosovën e pas konfliktit.
   
Duhet shpjeguar opinionit publik se këto falje që ketë herë “dështuan” automatikisht do të bëjnë jo funksional ligjet e cekura më lartë në fushën e Pronës,Ndërtimit,Planifikimit Hapësinor dhe Urban.

Degradimi i hapësirës urbane dhe rurale do të vazhdon. Kryeqyteti Prishtina dhe qytetet kryesore në Kosovë do të vazhdojnë të përpilojnë dokumente hapësinore jo realiste,sa për sy e faqe,me qellim të jo aplikueshme pasi synimi i tyre është të mos funksionalizohet shteti juridik,të krijohen situata konfuze që mos të ketë mundësi të zbatohen ligjet e reja.

Si mundet të arsyetohet ekzistimi i nenit 31 pika 3 në ligjin e Ndërtimit,ku nuk është e domosdoshme prezenca e inspektorit të ndërtimit !.

Propozim Ligji i Planifikimit Hapësinor i cili po ndryshohet me të vetmin qëllim që të krijoi një lëmsh ma të madh në ketë lami e cila deri me sot kështu ashtu nuk është respektuar por vetëm formalisht janë shpenzuar (zhvatur) mjete të mëdh materiale.

Propozim Ligji i trajtimit të Ndërtimeve pa leje do të humb qëllimin nëse do të amnistohen ata që kanë bërë keqpërdorime me pronat.

Propozuesit e ligjit për amnistinë as që janë të vetëdijshëm se në cilat implikime ligjore do të hyjnë nëse në ndonjë mënyrë tjetër perfide do të amnistojnë të gjithë ata që kanë abuzuar me pronën,e të tillë ka shumë,nga qytetarët e thjeshtë të lidhur me krimin,e  duke përfshirë edhe zyrtarët ma të lart shtetëror.

Tek këto ditë,pas katërmbëdhjetë (14) viteve “LIRI”e kuptova përse nuk u respektua dhe ende po nëpërkëmbët problematika hapësinore dhe urbane në Kosovën e pas “luftës”së vitit 1999,të cilën të gjithë ne e kishim ëndërruar.

Një ditë duhemi me i plotësuar të gjitha kriteret minimale për tu bërë pjesë e shoqërive të civilizuara në Evropë dhe botë, natyrisht duke pastruar shoqërinë tonë nga abuzuesit me hapësirat publike,uzurpuesit e paligjshëm të pronave.

Këto ndërmarrje nuk janë aspak të lehta kërkojnë kohë,angazhim të madh,guxim të cilin shoqëria kosovare e posedon.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)