Ligji i Xhungllës
Shkruar nga Mr. Besnik Murati
Asnjëherë nuk më ka rastisur ta vizitoj atë apo të jem pjesë e eksplorimit të saj, mirëpo, nga ato pak shkrime që kam lexuar për të dhe rreth saj, jam i bindur se gjungëlla nuk ka ligje. Madje rregull i saj i pashkruar është vrit ose do të vritesh.
Dhe ne si njerëz që dallojmë nga egërsirat e gjungëlles, nga konstrukti fizik dhe ai mendor, por në cilësi dhe tipare mbase ua kalojmë egërsirave si, me egoizëm, shantazhe, gllabërime, gënjeshtra, marrëzira nga më të ndryshme që njeriu i bënë.
A thua vallë ne sot jetojmë në gjungëll ku ligji i saj është vrit ose do të vritesh, ku ligjet bëhen për të dobëtit dhe zbatohen kundrejt tyre, ndërsa ndaj atyre të ashtu quajturve Luanëve te gjungëlles, ligji i vetëm për ta është, hesht përball së keqes ose të gllabëroj me fuqinë e mbretit të gjungëlles.
Nuk është krejt e rastësishme që ata që i bëjnë ligjet të paret i shkelin ato, sepse është e pa imagjinueshme që i forti të bëjë ligje kundër vetvetes së ti.
Mirëpo, me qenë se mbreti i gjungllës është luani, dhe për fat të mire apo të keq, ne sot kemi shumë të tillë sa çuditesh edhe me veten tënde se nga u bënë aq shume luaj, kur dikur nuk e lenin rehat as miun ne strofullin e tij të jetoj i qet, duke u munduar që edhe aty ta shpëtojnë prapanicën e tyre që më shumë u rrinte e lagur se sa e terur.
Sma ha mendja se këta janë të pa mposhtur, të pa thyer, madje më bënë më së të bindur se këta janë aq të dobët dhe frikacak, sa po tua tregosh dhëmbët e trimërisë dhe së vërtetës, prapë mu këta do ti shijojnë vrimat e minjve.
Sot ne jemi dëshmitar se çdo gjë ka marr tatëpjetën, ku po thuajse në çdo çast has në padrejtësi, gënjeshtra, manipulime, shantazhe, vrasje, përdhunime, mashtrime. Sot kur të paditurit, matrapazët dhe gangsterët qeverisin me vendin, krijojnë skema piramidale në çdo fushë të jetës, sepse qëllimi i tyre i vetëm është që vete të jenë në maj të piramidës.
Sot kur çdo gjë lëngon nga vuajtja dhe trishtimi, sot i padituri bëhet me diplomë universitare, doktori ta fut injeksioni në damarin e vdekjes, profesori në damarin e kuletës, politikani në zarfin e tenderit, shërbimi shtetëror në përgjimin e telit. Të gjitha këto rregulla nuk i ngjasojnë asgjëje veçse gjungllës, edhe pse të pashkruara.
Sdo mend se luanin njeriu e mbizotëron me zgjuarsinë dhe intelektin e tij, e kundërta, luani mundë ta mbizotëron njeriun vetëm atëherë kur nga frika njeriu nuk vepron më intelektin dhe zgjuarsinë e tij.
Me qen se ne jemi dhe duhet të jemi të zgjuar përball egërsirave të tilla, jemi më të fort nga vullneti dhe dëshira për ta mposhtur çdo egërsirë që na del përpara. Pse athua vallë së bëjmë këtë asnjëri nga ne?
A po shumë nga ne do të themi se me qen se rregulli i gjungllës është vrit ose do të vritesh nuk mund të ndryshojmë asgjë, na ka bërë edhe neve deshe apo nuk deshe pjesë të saj.
Mirëpo unë besoj se çdo egërsirë mund ta mposhtim, mjafton që të duam, të mos jemi dhe mos bëhemi të tilla, sepse asgjë nuk fillon nga shumica, por çdo gjë fillon me pakicën duke u bashkuar më pas edhe shumica.
Asgjë nga proceset e mëdha nuk ka filluar me shumicën, por ka filluar me pakicën, këtë e mbështes në shumë fakte dhe argumente anekënd globit. Nuk ka luftë për çlirim, nuk ka revolucion gjithë popullor, nuk ka thirrje për ndalim të padrejtësive diku, që nuk ka filluar nga pakica.
Më ka rastisur duke lexuar biografin e një shkrimtari dhe njeriu jashtëzakonisht të ditur, ku i vetëm i shpall luftë për mes shkrimeve dhe thirrjeve të tij, sistemit mizor të qeverisjes së vendit të tij, që qeverisej aga egërsirat.
Ai sistemin e quan gjungëll dhe njerëzit e ashtu quajtur luaj të mëdhenj i quan egërsira. Mirëpo, thotë i vetëm do iu shpall luftë këtyre egërsirave.
Jehona e luftës së tij, përmes thirrjes dhe shkrimeve të tij kundër së keqes, kundër padrejtësive që iu bënin popullit të tij, arriti që edhe pse i vetëm ta ndërgjegjësoj një popull të tërë se këto egërsira do të mposhten në çastin kur populli vepron me mençurin dhe intelektin e tij.