26 Dhjetor 2024

Ligji dhe shetit

Shkruar nga Ali Hertica

Pra, Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave ligjore , ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve.

Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike.

Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave te cilit I pershtetin simbas  subjekti apo klanit ku eshkelin em dy kembet  nga oligarket te mbushur me militanit dhe familjar  partiak.

 Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik i organizimit të sistemeve politike.

Ai është bërë një temë themelore e politikës meqenëse konsiderohet si një nga karakteristika kryesore të regjimit demokratik, por nuk është detyrimisht një rregjim demokratik.

Sipas një përkufizimi të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike i nënshtrohet së drejtës.

Ai bazohet në parimin thelbësor të respektimit të ligjit, sejcili i nënshtrohet së njëjtës së drejtë, qoftë ky individ apo pushtet publik.

 Pra, në një rast të veçantë mund të kundërshtohen veprimet e Shtetit ose të një drejtuesi politik, nëse ato konsiderohen jo në përputhje me ligjin.

Që një Shtet i së drejtës të ekzistojë duhet që detyrimet që lindin prej Shtetit të jenë zyrtare, pavetore, detyruese dhe me sanksione.

Me fjalë të tjera, ligjet duhet të: 1) jenë bërë publike, 2) asnjë nuk mund t’u shpëtoj atyre, 3) ato duhet të zbatohen realisht, dhe 4) shkelja e ligjeve duhet të sjell sanksione.

Teoria klasike e ndarjes së pushteteve dallon tre funksione kryesore të rregjimeve të ndryshme politike: funksionin e hartimit dhe vendosjes së ligjeve, funksionin e zbatimit të tyre dhe funksionin e zgjidhjes së konflikteve të lindura gjatë zbatimit të ligjeve.

Secili prej këtyre organeve bëhet kështu njëri prej tre pushteteve: pushteti legjislativ ushtrohet prej parlamenteve, pushteti ekzekutiv mbahet prej shefit të Shtetit dhe prej anëtarëve të qeverisë, pushteti gjyqësor i përket gjykatave.

Që të mos abuzohet me pushtetin, duhet që, nëpërmjet vendosjes së gjërave, te pushteti të ndal pushtetit me pastrami e rrenjsishem nag grupet dhe bandat e oligarkve te nje shetit demokratim  dhe ligjor ,derisa Kosoav nuk do niset nga keto parime, shoqeia Kosover do jet e cunguar tersisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)