29 Dhjetor 2024

Liderët e komprometuar

Shkruar nga Mr.Blerim Burjani

Liderët dhe fuqia politike në Kosovë është e dijshme, ajo krahasohet shpesh herë  me monarkitë feudale dhe deri te  te sistemi i jone kapitalistë i  ekonomisë së tregut, liderë këta që politikën dhe partinë e kanë për veti, në parti e kanë tërë fuqinë e dikur në shtepin e tyre se kishin.

Ata kanë në dorë shtetin, pronën e tij, institucionet e saj dhe vullnetin e popullit që nuk e përfillin asnjëherë, edhe kjo quhet politik. Shteti i ynë me shumë problem sociale – ekonomike dhe rend e ligj , çdo njeri prej nesh e dëshiron një shtet demokratik ku fuqia e qytetarit nuk do te behet pronë e liderëve të kohërave t ë shkuara, askush nuk dha votë për më luajt me shtetin, perspektivën e të rinjve e popullit që pret integrimin evropian dhe është deklaruar qartë se Kosovën e dëshirojmë si një shtet të integruar në BE me një miqësi të fuqishme me SHBA, liderët po harrojnë misionin e tyre për çka janë këtu?Për të na treguar se ata janë të parët dhe din çka po donë?

Liderë këta që asnjëri prej tyre nuk është më i mirë se tjetri në kuptimin e respektimit të ligjshmërisë.

Demokracia për këta liderë po shërben vetëm si fjalë për të fshehur vetëm dëshirën për pushtet, ata i bëjnë presion njëri tjetrit për të treguar se cili prej tyre është më “sundimtar I madhërishëm’, demokracia s’ka të bëjë asgjë më sundimtarët, s’ka më sundimtar  në ekonomin e tregut,  të gjithë janë punëtor  dhe shërbyese të qytetarëve.

Duket se gjumi i ka kapluar dhe mashtruar liderë të cilët flenë edhe pas bores së parë që ra në Kosovë.

Ata kanë kohë sa të duash për kafe dhe për lojëra që askush nuk i kupton. Ka ardhë puna që askujt mos ti bëjnë përshtypje njerëz t ë tillë që e quajnë veten “sundimtar”, ata i epin pushtetin kujt të duash ?Brenda natës mund të shndërroheni në njërin më të fuqishëm por brenda nate ata mund te iu bëjnë të mos jeni askushi.

Të gjithë duken njëjtë, si ata që kanë fituar shumicën si ata simbolikën e votave të qytetarëve, asnjëri prej tyre nuk ndien se është tepruar dhe se nuk duhet luajtur me fatin e qytetarëve dhe gjeneratave të reja. Ata  dikur kishin hëngër bukë nëpër restorante    dhe kishin shëtitur botën, po më jo. 

Ata  dikur nuk e dinin as si duken restorantet në shtetet perëndimore  por tash e din? Ata nuk merren  me demokracinë por me reklama mediale dhe konferenca shtypi, ata nuk janë mbetur gjë tjetër .

Është lodhur edhe Tv prej tyre,  e lëre me qytetarët, dalin flasin për gjera të njëjta që katër muaj pa lëvizur as një centimetër” prej vendi”, edhe bora e parë i zuri ata duke pirë kafe pa kurrfarë rezultati. Kuvendi I zbrazët, qeveria me njerëz në ikje dhe investitor të huaj që s’kanë kujt ti drejtohen?Të lodhur janë të gjithë, edhe Gjykatën Kushtetuese e kanë lodhur për “çdo ditë” dhe për ” gjithçka”, ti drejtohen?Ngërçi  u shndërrua në një komedi popullore kush është “me i forti”.Duket se kjo ngrirje e kokës në një qëndrim duke menduar që qytetarët janë me ta është gabimi më i madh i mundshëm, qytetarët  fare nuk merren me ta dhe  kjo po ndodhë për shkak se ata nuk janë liderë të denjë për tu marr dikush me ta.

Sa më gjatë që po  shkon  ky ngërç aq me pak qytetarët janë duke u marr me ta, sepse qytetarët kanë kuptuar se kjo është lojë për pushtet dhe aspak për interes të tyre.

 Është edhe më shumë qesharake kur po mendojnë se aq më gjatë që shkon ky ngërç më mirë për ta, ky është gabim trashanik , puna nuk bëhet kështu me popull nuk punohet kështu, fatmirësisht populli e ka kuptuar këtë punë moti ,kjo çka shohim ne është vetëm hajgare dhe jo seriozitet.

Këta edhe po i zgjasin jetën qeverisë në ikje, ata s’po lodhen, madje një subjekt politik veç po i ndërron ministrat në resorë me njerëz veç  hajt sa për të kanë dikush, s’ka rëndësi a di gjë për resorin e caktuar, mirëpo kjo po iu konvenon njerëz të tillë.

Më mirë zgjedhje se sa cirk, ndërmjet veti, duke pirë kafe shkojë vera e po vjen dimri, dikur edhe” kafet do të ftohen  “, pra edhe shpresa po vjen duke humbur se ka ndonjë rrugë që te heq dorë Thaçi prej votave të qytetarëve, e ai këtë nuk e bënë se vetëm zgjedhjet mund t’ia marrin këtë drejtë. Loja me gjykatën Kushtetuese është pa lidhje, mos ke çfarë të bësh e merru me lëndë për të kërkuar sqarime  për vendime , ato janë kanë moti të qarta për të gjithë.

Ka than lideri!

Ka thanë  u bë? Kjo ishte dhe mbetet logjika e të ashtuquajturve politikan në Kosovë, por se koha po vjen duhet ndryshuar, duhet të ndërtohet një demokraci e mirëfilltë për të shkuar shteti drejt perspektive dhe drejt integrimit në BE, me këtë klasë politike vështirë se do të mbërrijmë as deri ne Bullgari, e lere më ne Bruksel.

Nuk është ideja me ngrirë kokën, ideja është më funksionuar  koka, kjo është frazë e njohur për psikologët. Kohë ka mjaftë viti i ri ende është larg?

S’ka nevojë me u ngutë, festat ende janë larg. Edhe populli e ka rrok te ftohtit, kështu që ngadalë deri në pranverë ndërron puna ndoshta ndërron mendje Hashimi ua fal pushtetin.

Zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë

Zgjedhjet janë  të domosdoshme, u mbërri efekti të zhvlerësohet rezultati 8 qershorit edhe një rast ta merr opozita për të fituar pushtetin. Zgjedhjet mund t mbahen me 7 dhjetor, përgatitje teknike mund të kryhen nga KQZ për te ecur përpara. Kështu nga gjysma e janarit 2015 mund te kemi te konstituara institucione demokratike tjera, zgjidhje nuk ka me këto këmbë ngulje të opozitës për pushtet. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)