30 Dhjetor 2024

Liberalizimi, një letër që po na kushton shumë shtrenjtë

Shkruar nga Mr.sc. Islam Krasniqi

Deklaratat e fundit të parlamentit Europian lidhur me Liberalizimin e vizave, na bën të kuptojmë se rrugëtimi drejtë shtëpisë se madhe është i pa mundshëm për qytetaret e Republikës se Kosovës.  

Pas pritjeve kaq të gjata, për heqjen e regjimit te vizave për qytetaret e Kosovës, përsëri vjen zhgënjimi, nuk ekziston vullnet politik nga BE-ja, qe ti thyej kufijtë e heshtjes dhe te ju hap rrugën edhe Kosovarëve që të jenë te barabartë me qytetaret e Ballkanit, në lëvizjen e lirë.

Komisioni Evropian propozoi më 4 maj heqjen e vizave për Kosovën duke vënë si kusht edhe ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, një çështje që ka ndikuar në thellimin e krizës politike në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë së saj.

Shtyrja e votimit për Liberalizimin e  vizave nga Parlamenti Europian ka qenë e pritshëm sepse qeveria e  Kosovës nuk e  ka  ratifikuar ende marrëveshjen për Vijen Kufitare me Malin e Zi, e  cila as në shtator nuk pritët të ndodh si pasoj e ngecjes së Demarkacionit, sepse qytetarët nuk kanë tokë për ti falur askujt, dhe se me marrëveshje  tinxare Kosovës i janë shkëputur qindra mira hektar, apo pjesë të territoreve  që nga  Molla e Kuqe, siç e njeh historia, ashtu siç po dëshirojnë ti shkëputen edhe 8 mi hektar, po me kësi marrëveshje. 

Bashkimi Evropian me politiken e saj, popullit të Kosovës po i benë një padrejtësi të madhe, sepse  një kusht i tillë nuk është paraparë për asnjë shtet tjetër, por vetëm për qytetaret tanë, që tregon së ende qytetarët e  Kosovës trajtohen si qytetar të dorës së dytë.

Nuk është vetëm shteti ynë që nuk i ka  ratifikuar kufijtë e  vetë, ne e dimë mirë së dy shtetet Slloveni - Kroaci, ende nuk e  kanë zgjedhur çështjen e kufirit, por sot janë anëtarë të BE-së, e për ne s’ka  as lëvizje të lirë, por mos të harrojmë së ky kusht për Kosovën ka  dal si pasoj e paaftësisë së Institucioneve vendore, të cilat me  egon e tyre për ti ruajtur postet e tyre, nënshkruajnë marrëveshje edhe ne dëm te  vendit.

Qeveria e Kosovës ka  obligim që të shkarkoj Komisionin Aktual dhe ti mbledh  të gjitha  partitë politike, ekspertet dhe njohësit e lemisë së caktuar  për të formuar një komision të përbashkët, për rishikimin dhe  përmirësimin e  gabimit që janë bërë me komisionin aktual dhe ti lë deklaratat injoruese të cilat s’po na  dërgojnë askund.

Nëse  një gjë e  tillë mungon, jo që do të ketë Liberalizim të Vizave por  do të kthehet skenari që jemi mësuar të shohim në Kuvend për 7 muaj me radhe,  pa e  përjashtuar edhe ndonjë konflikt të armatosur mes  banorëve të Rugovës dhe forcave të armatosura të Malit të Zi.

Ditëve të fundit Kryeministri i vendit ratifikimin e marrëveshjes se Demarkacionit po e kushtëzon edhe me formimin e FAK-ut, gjë e cila s’po i pëlqen askujt, sepse populli nuk është i interesuar ti fal tok askujt, por qeveria nuk po mund te kthehet mbrapsht  sepse e ka shitur ketë pjesë.

Apo e shiheni se ku na ka sjellë  kjo klasë politike, gjersa te tjerët bëjnë plane dhe vizitojnë planete tjera, ne ende nuk mund të lëvizim lirshëm nëpër toke, sepse që nga fillimi është hapur pako e Ahtisaarit dhe për gjithçka duhet kompromisi, vetëm te dhamë nga kjo Kosovë e vogël e varfër, ku kjo klasë politike ka menduar vetëm për vete, dhe është në  gjendje të bej gjithçka vetëm te mos prish rehatin e vete, ti marrin nga 10 paga mujore qe ti mbyllin sytë karshi se vërtetës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)